Tel. +381 38 221 661 Tel. +386 49 513 513                Shqip

Alergologji

Alergologji

Shërbimi i Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike në Spitalin Amerikan, bënë diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve alergjike dhe çrregullimeve te ndryshme imunologjike.

Sëmundjet alergjike janë probleme mjaftë të shpeshta, të cilat mund të shfaqen në cilëndo periudhe të jetës, janë më të shpeshta tek fëmijët dhe tek personat më histori familjare pozitive për sëmundje alergjike. Diagnostikimi dhe trajtimi sa më i hershem i sëmundjeve alergjike është shumë i rëndësishëm, sidomos tek fëmijët, meqenëse komplikimet mund të jenë shumë të rënda tek trajtimet jo adekute.

Ju duhet t’i drejtoheni Alergo-Imunologut, nëse keni:

– Teshtima, zënie apo shkuarja të hundëve, kruarje të hundës, syve, veshëve, qiellzës.

– Episode të shpeshta të fishkëllimave, kollitjes, frymëmarrjes së vështirësuar dhe shtrëngimit të gjoksit.

– Infeksione të shpeshta të sinuseve

– Infeksione të shpeshta të veshëve, fëmijët e vegjël pritet të kenë infeksione më të shpeshta të veshëve. Është e rëndësishme të monitorohen fëmijët më infeksione shumë të shpeshta dhe të rënda.

– Alergji në ushqime – edhe sasia shumë e vogël e ushqimit në të cilin jeni alergjik mund të shkaktojë reaksion të rrezikshëm për jetë. Simptomat e alergjisë ushqimore zakonisht manifestohen në lëkure ose përfshijnë lukthin dhe zorrët: urtikarie, skuqje e lëkurës (ekzeme), kruarje, vjellje, barkqitje, dhembje barku.

-Dermatit atopik (ekzema), është alergji e lëkurës që manifestohet me skuqje, tharje, kruarje në fytyrë, duar, bërryla, gjunjë, këmbë.

-Urtikarie-shfaqja e zonave të skuqura, te ënjtura ne lëkurë, të përcjellura me kruarje, të cilat mund të kenë madhësi të ndryshme dhe shfaqen kudo në trup.

-Angioedeme- ënjtje e kapakëve të syve, buzëve, gjuhës, apo pjesëve të tjera të trupit.

-Anafillakse- është reaksion alergjik serioz që ndodh shumë shpejt. Simptomat janë: urtikaria, fishkëllima, kollitje, frymëmarrje e vështirësuar,ndjenja e lëmshit në fyt, mundim, marramendje, plogështi. Shumë përsona nuk e kuptojnë se kanë alergji derisa ata të kenë një reaksion anafillaktik. Zakonisht shkaktohet nga ushqimet, barnat, lateksi, insektet.

-Reaksione alergjike në barna: antibiotike, analgjetike, anestetike, etj.

-Alergji në preparate kozmetike, ngjyra të flokëve, alergji në nikel, lateks.

– Rënje të imunitetit, që manifestohet me plogështi, lodhje, ethe, humbje apetiti, infeksione të shpeshta sikurse bronkit, pneumoni. Personat me çrregullime të trashëguara të sistemit imunitar ( sëmundjet imunitare primare) janë më pak të aftë të luftojnë infeksionet dhe janë më të ndjeshëm ndaj komplikimeve.

Në Spitalin Amerikan, me metodat më bashkëkohore, bëhet diagnostikimi i këtyre problemeve. Tek ne mund te realizohen:

  • Testet alergjik kutane ajrore
  • Testet alergjik kutane ushqimore
  • Percaktimi i IgE totale
  • Percaktimi i IgE specifike ajrore
  • Percaktimi i IgE specifike ushqimore
  • Percaktimi i IgE specfike ne helmin e bletës
  • Percaktimi i IgE specifike ne barna
  • Patch testet standarde
  • Patch testet në analgjetike
  • Patch testet në antibiotike
  • Patch testet në anestetike
  • Patch testet në preparate kozmetike
  • Spirometria

Tani në Spitalin Amerikan ka filluar aplikimi i Imunoterapise alergjen specifikë, që është trajtimi i vetëm që shëron sëmundjet alergjike.

Mjekë në: Alergologji