Emergjencë 24 Orë

Emergjencë 24 Orë

Urgjenca e SPITALIT AMERIKAN është një shërbim i cili ka filluar që në fund të vitit 2012 të ofrojë shërbimet e saj në Kosovë.

Fillimisht për urgjencat minore për të arritur deri në ditët e sotme ku ky shërbim arrin të menaxhojë me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.Në bashkëpunim me ICU (terapinë intensive), sallën e hemodinamikës, sallat e operacioneve, maternitetin, laboratorin, imazherinë e avancuar dhe invazive bashkë me përkushtimin maksimal të stafit të mjekëve dhe infermierëve e bën qendrën tonë spitalore unike në cilësinë e ofruar dhe shpejtësinë e përgjigjes mjekësore.

SHËRBIME:

1. Urgjenca 24/7.

  • Shërbim mjekësor 24 orë, 7 ditë në javë nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, MRI (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe laboratorë 24 orë.
  • Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.
  • Personeli përbëhet nga ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurgë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

2. Qëndra e traumës

  • Urgjenca përbën një hallkë esenciale në pritjen dhe menaxhimin e traumës bashkë me njësitë e terapisë intensive dhe ekipit kirurgjikal.
  • Në ambientet e të dy urgjencave ne kemi përkatësisht Tirana 1 CT scan dhe RM(rezonancë magnetike) dhe Tirana 2 CT scan.

3. Qëndra e strokut

  • Në spitalin tonë priten çdo muaj rreth 30 – 40 raste me aksidente cerebrovaskulare të cilave u jepet mundësia të trajtohen në mënyra të ndryshme kirurgjikale apo me fjalën e fundit të imazherisë invazive, atë të stentimit të arterieve cerebrale apo sklerotizimit të tyre.

4. Qëndra kardio-vaskulare

  • Kjo qendër është një nga shtyllat e suksesit të Spitalit Amerikan me një numër rekord rastesh të diagnostikuar dhe trajtuar me sukses.
  • Urgjenca dhe stafi i saj ka një rol esencial në pritjen e triazhimin në kohë të shpejtë të këtyre rasteve.
  • Laboratori i hemodinamikës është ngushtësisht i lidhur me urgjencën, terapinë intensive dhe sallat e kirurgjisë kardio-vaskulare.
  • Në këtë qendër bëhet e mundur trajtimi i aksidenteve kardiake me stentim apo kirurgji të hapur. Trajtim kirurgjikal apo me imazheri invazive i aksidenteve vaskulare si Disekacioni i Aortës (çarja e aortës), tromboza e arterieve periferike, tromboembolia pulmonare etj.

5. Qëndra e Pediatrisë

  • Në këtë qendër urgjenca menaxhohet nga mjekët pediatër, neonatologë me suportin e dy terapive intensive përkatëse dhe një staf mjekësor shumë i përkushtuar për këtë kategori delikate pacientësh.

More Doctors From : Emergjencë 24 Orë

Dr. Arbër Hamiti

Dr. Arbër Hamiti

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Hamëz Berisha

Dr. Hamëz Berisha

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Naser Syla

Dr. Naser Syla

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Destan Cakaj

Dr. Destan Cakaj

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Avdi Tahiri

Dr. Avdi Tahiri

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Hekuran Veçgishti

Dr. Hekuran Veçgishti

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Enver Murtezi

Dr. Enver Murtezi

Specialist nga Mjekësia Emergjente