Kirurgji Plastike

Kirurgji Plastike: Kirurgjia Plastike Rekonstruktivo-Estetike

Është degë e avancuar kirurgjike e cila përvec aspektit funksional kirurgjik përmban në vetvete edhe aspektin rekonstruktivo-estetike të organizmit.

Cdo ndërhyrje kirurgjiko-estetike përcillet me kirurgji të nivelit më të lartë dhe duhet të përmbajë aspektin Aesthetik të cilin e realizon ekspekti i lëmisë estetike prandaj quhet Estetika e Kohës së Re.

Kirurgjia Estetike është më pak invazive për organizmin dhe njëkohësisht duhet të jetë më funksionale.

SHËRBIME:

  1. Abdominoplastikën apo zvogëlimin e barkut të rritur e të varur.Sipas shkallëve të rritjes së barkut ndahen në katër stade dhe mund të jenë operacione minimale – miniabdominoplasti e deri tek abdominoplastika komplete e cila konsiston në largimin e tërësishëm të indit të varur abdominal në shkallë të katërt.
  1. Lifting i Krahut është largimi i indeve të tepërta lëkuro-nën lëkurore përreth krahëve .
  1. Rikonturimi i Trupit është riformim i indeve të tepërta yndyrore , lëkurore apomuskulature duke e dobësuar në tërë regjionin e trupit me metoda laserike,aspirative apo kirurgjiko-estetike.
  1. Lifting i Trupit mund të jetë i pjesshëm kur përfshin një pjesë të caktuar të trupit, apo I plotë dhe realizohet me metodat e lartëshënuara.
  1. Botoxi është aplikim i injeksioneve me preparat të përgaditur nga toksina botulinum për largim të rrudhave të fytyrës.
  1. Rritja e Gjoksit është zmadhimi i gjoksit me inde të veta apo me mjete artificiale estetike.
  1. Lifting i Gjoksit është ngritje e gjoksit të varur. Në bazë të shkallës sëngritjes konsistojnë edhe metodat rekonstruktivo-estetike të gjoksit.
  1. Rekonstruksioni i Gjoksit realizohet në bazë të kërkesave të pacientes dhe eksperiencës së kirurgut plastiko-estetikë.
  1. Zvogëlimi i Gjoksit është largimi i indeve të tepërta në gjoks duke respektuar aspektin funksional- medicinal dhe estetik të pacientes.
  1. Lifting i Vetullave është ngritje e vetullave me metoda estetike sipas përshtatshmërisë së konfiguracionit të fytyrës.
  1. Pilingu Kimik është rifreskim i indit lëkuror nga qimet e tepërta apo mbeturinat në lëkurë me aplikim të përbërësve kimik.
  1. Kirurgjia e Nofullës është rekonstruksion i nofullës së tejzgjatur apo të zvogëluar me mjete vetjake indore apo proteza.
  1. Dermabrazioni është rrafshim i indit lëkuror apo rikonfigurim me aparat i cili njëherazi edhe stimulon regjenerimin e indit lëkuror sipas patogjenezës së lëndimit të indit lëkuror.
  1. Kirurgjia e Veshëve është metodë shumë profitabile për pacientë e cila konsiston në rekonstruksion të deformimeve të laprave të veshëve si: të lindura, mungesë e komplet laprës së veshit, të fituara nga traumat etj.
  1. Kirurgjia e Qepallave të Syve është metodë e rekonstruksionit të qepallave të lënduara nga trauma apo mungesë e tyre prej lindjes.
  1. Lifting i Fytyrës është tërheqja e indit lqkuror në fytyrë me qëllim të largimit të rrudhave si pasojë e krijimit të tyre prej moshës së vjetër apo dëmtimit.Në bazë të pjesës që realizohet quhet Lifting parcial i cili përfshin një pjesë të fytyrës dhe Lifting komplet I cili përfshin gjithë fytyrën.
  1. Implantet e Fytyrës janë mjete rekonstruktive të cilat implantohen në fytyrë me qëllim të arritjes së efekteve funksionale- estetike te fytyrës.
  1. Mbjellja e Flokëve është metodë e mbjelljeve të flokëve të humbura në kokë duke marrë flokë të shëndosha te vetë pacienti dhe konfigurohen – ri iplantohen në pjesën e nevojshme.
  1. Injeksionet Mbushëse artificiale apo vetanake indore konsistojnë në rekonstruksion të indeve lëkurore me qëllim të arritjes së efektit estetikë.
  1. Liposukcioni është metodë e largimit të indit të tepërt yndyror me mjete aspirative duke i dhënë trupit konfiguracion normal.Liposukcioni mund të jetë local, në një pjesë si p.sh.fytyra, ose multiple, në disa pjesë të trupit apo trungor që përfshin gjoksin me abdomen.
  2. Mikrodermabrazioni është mikrometodë e rrafshimit të indit lëkuror nga cikatrikset,vragat apo mbetjet jo normale në lëkurë duke i dhënë indit lëkuror konfiguracion më të mirë estetik.

More Doctors From : Kirurgji Plastike

Dr. Enver Hoxha

Dr. Enver Hoxha

Kirurg Plastik
Dr. Shkelzen Duçi

Dr. Shkelzen Duçi

Kirurg Plastik