Reanimacion dhe Kujdesi Intenziv

Reanimacion dhe Kujdesi Intenziv

Ky është Departament i veçantë i cili ofron shërbim 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë duke qenë në çdo moment dhe në kohë reale në shërbim të pacientëve.

Duke qenë një Departament specifik i cili në sallë ofron shërbime anesteziologjike për të gjitha kirurgjitë që zhvillohen në spital, si dhe duke pasur në dispozicion një Stacion Intensiv ku trajtohen pacientë me probleme nga më të ndryshmet shëndetësore dhe që kërkojnë trajtim multidisciplinar, si moto të punës tonë e kemi bashkëpunimin dhe koordinimin maksimal me të gjithë mjekët e lëmive tjera, me qëllimin e vetëm suksesin në trajtimin e pacientëve, minimizimin e komplikimeve, uljen e kohëzgjatjes së qëndrimit të pacientëve në spital dhe natyrisht edhe uljen e kostove për pacientët që kërkojnë shërbim tek ne.

Departamenti i Anesteziologjisë përbehet nga pesë specialistë të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv ku secili ka përvojë shumëvjeçare të punës dhe eksperiencë si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj duke sjellë praktikat më të mira të Anestezisë dhe të Mjekimit Intensiv në Spitalin Amerikan.

Departamenti i Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv i Spitalit Amerikan është i standardeve të larta me salla dhe teknikë më të avancuar nga shëndetësia botërore.

1. Blloku operator i Spitalit Amerikan disponon me 4 salla operacioni të standardeve të fundit siç janë të pajisura edhe blloqet operatore në Evropë.

2. Aparaturat anesteziologjike dhe monitoringu në salla janë fjala e fundit e teknologjisë nga Drager ( një nga kompanitë lidere në Botë).

3. Disponimi me Monitor Invaziv multiparametër ( Infinity XL) Drager

4. Disponimi me Respirator mobil për Transport të sigurt të pacientëve.

5. Disponimi me Aparate të analizave gazore që japin rezultate në kohë reale.

6. Qasje shumë e lehtë dhe e sigurt nga blloku operator në Stacion Intensiv dhe anasjelltas.

7. Disponimi i Aparatit të Fibroskopisë që mundëson realizimin e intubimeve të vështira.

8. Echografia Transezofageale për diagnostikim intra dhe postoperator të pacientëve që i nënshtrohen intervenimeve në zemër.

More Doctors From : Reanimacion dhe Kujdesi Intenziv

Dr. Antigona Hasani

Dr. Antigona Hasani

Anestezist - Reanimator
Dr. Zekë Zeka Mr. Sci

Dr. Zekë Zeka Mr. Sci

Anestezist - Reanimator
Dr. Feim Muçolli

Dr. Feim Muçolli

Anestezist - Reanimator
Dr. Ardian Hoti

Dr. Ardian Hoti

Anestezist - Reanimator
Dr. Fatos Katanolli

Dr. Fatos Katanolli

Anestezist - Reanimator
Dr. Murat Vishaj

Dr. Murat Vishaj

Anestezist - Reanimator