Dr. Ajet Xhafa

Dr. Ajet Xhafa

Dr. Ajet Xhafa

Kirurg Urolog

Dr. Ajet Xhafa është diplomuar në Tetor të vitit 2006 pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Guhane Askeri Tip Akademisi” në Ankara të Turqisë. Më pas ka vazhduar specializimin dhe ka marrë titullin “Specialist i Urologjise” në vitin 2011 po në këtë spital.

Spitali ushtarak “Gulhane Askeri Tip Akademisi” ku është shkolluar Dr. Ajet Xhafa mbahet si një nga qendrat me numrin më të madh të operacioneve në Turqi dhe për menaxhimin e rasteve me teknologjinë më të fundit. Kjo i ka mundësuar që gjatë shkollimit dhe specializimit të operojë bashkë me urologë shumë të njohur në Turqi dhe në botë. Në saje të ndihmës së pandalur të profesorëve, ka arritur që të avancohet në nivele të larta në fushën e Endourologjisë, Uro-Onkologjisë, Andrologjisë, Kirurgjisë Urologjike Pediatrike etj.

Pas përfundimit me sukses të specializimit në vitin 2011, me gjithë mundësinë e vazhdimit të profesionit në Turqi, vendosi që të kthehet dhe të ushtrojë profesionin në Shqipëri.

Gjatë gjithë punës së tij në Shqipëri dhe Kosovë, Dr. Ajet Xhafa ka spikatur për marrëdhëniet shumë të mira me pacientët dhe për performancë tejet të lartë. Ndërhyrjet e realizuara prej tij, në veçanti ndërhyrjet e reja si operacionet e mbyllura (pa prerje klasike) të gurëve në veshka (Nefrolitotomi Perkutane) kanë pasur një shkallë shumë të lartë suksesi në të gjithë rajonin e Ballkanit. Këto arritje janë prezantuar edhe në Kongresin e Endourologjisë Botërore në Cape – Town të Afrikës së Jugut ne vitin 2016.

Prezantimet e tij kanë qenë pjesë e serisë së rasteve të para të këtyre ndërhyrjeve të kryera në Tiranë dhe në Prishtinë. Dr. Ajet Xhafa ka kryer një numër të madh operacionesh tek të rriturit, si: zmadhimin e prostatës, ngushtimin e kanalit të urinës (uretra) dhe operacione të mbyllura e të hapura për gurët në kanalin urinar (ureter) dhe në veshkë. Ka trajtuar rastet e para të vendosjes së nefrostomisë në Kosovë dhe rastet e para të operacioneve nga mjekë shqiptarë me laparoskopi për kistet e veshkës, gurët në ureter dhe heqjen e veshkës. Ka kryer shumë operacione të mbyllura për kancerin e vezikës, të veshkës dhe të prostatës. Pjesë e punës së tij, veçanërisht në Prishtinë, Kosovë, kanë qenë edhe ndërhyrjet e realizuara tek fëmijët me probleme të lindura si: hipospadias, testise të pa lëshuara, vezikoureteral Reflux (VUR), Ureterocele etj.

Dr. Ajet Xhafa është përfaqësues i rajonit në shoqatën e Urologëve të Evropës (EAU) për grupin e Urolitiazës (gurëve në rrugët urinare) dhe është pjesë e grupit të punës për vlerësimin metabolik dhe kërkimeve shkencore për sëmundjen e gurëve në veshka, (shih linkun: http://uroweb.org/section/eulis/working-groups/). Është anëtar i shumë shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare të urologjisë: shoqatës së Urologëve Evropianë (EAU) prej vitit 2007, shoqatës së Endourologjisë Botërore, shoqatës së Urologëve të Turqisë prej vitit 2006, shoqatës së Endourologjisë Turke dhe i shoqatës së Urologjisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e stafit organizues të disa kurseve kombëtare dhe ndërkombëtare për

urologjinë. Përgatitja, angazhimi dhe puna e tij e vazhdueshme janë tregues të pasionit të tij për profesionin dhe suksesit të tij në rritje.

Dr. Ajet Xhafa është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Zotëron gjuhët e mëposhtëme:

· Shqip (gjuhë amtare),

· Anglisht (niveli i avancuar),

· Turqisht (niveli i avancuar)

· Italisht (niveli i avancuar)

· Frëngjisht (niveli mesatar).

More Doctors From: