Dr. Hamëz Berisha

Dr. Hamëz Berisha

Specialist i Emergjencës – Shef i Departamentit të Emergjencës pranë Spitalit Amerikan në Kosovë.

Dr. Hamez Berisha është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2002. Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si Doktor i Mjekësisë në QKMF – Klinë dhe QKMF – Malishevë. Nga Prilli i vitit 2008 deri në Maj të vitit 2012 ka mbaruar Specializimin e Mjekësisë Emergjente në Prishtinë.

Nga Shtatori i vitit 2012 deri në Shtator të vitit 2016 ka qenë Shef i Departamenit të Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” të Mitrovicës. Poashtu nga Shtatori i vitit 2016 deri në Nëntor të vitit 2018 ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Pjesëmarrës në konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara për Shërbimet Emergjente Mjekësore në Kosovë, Turqi dhe Çeki.

Dy mandate në Kuvendin e Odës së Mjekëve në Kosovë.

Anëtarë i komisionit për licensim dhe rilicensim në Odën e Mjekëve të Kosovës.

Dr. Hamez Berisha është për herë të dytë anëtarë në kuvendin e Odës së Mjekëve.

Certifikatat:

25/05/2023-28/05/2023 – Kongresi i Mjekësisë për Urgjencat dhe Fatkeqësitë e Evropës Juglindore. (Tiranë, Shqipëri).

29-30 Shtator – Pjesëmarrje në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Kujdesit Intenziv dhe Mjekësisë Perioperative. (Prishtinë).

Dhjetor 2009 – Departamenti i Anesteziologjiisë dhe Kujdesit Shëndetësor – Fakulteti ‘Nemocnice Vinohrady’, Pragë, Republika Çeke.

14-16 Maj 2009 – Konferencë Ndërkombëtare Mjekësore III, Prishtinë.

Që nga fillimi i punës në Spitalin Amerikan në Kosovë, në Janar të vitit 2012, Dr. Hamez Berisha është pjesë e Departamentit të Emergjencës, ndërsa nga 1 Tetori i vitit 2019 është Shef i Departamentit të Emergjencës pranë AHK-së ku edhe vazhdon punën.

Poashtu që nga viti 2014 deri ne vitin 2018 ishte i angazhuar edhe si profesor.

More Doctors From: 

Dr. Arbër Hamiti

Dr. Arbër Hamiti

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Naser Syla

Dr. Naser Syla

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Destan Cakaj

Dr. Destan Cakaj

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Avdi Tahiri

Dr. Avdi Tahiri

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Hekuran Veçgishti

Dr. Hekuran Veçgishti

Specialist nga Mjekësia Emergjente
Dr. Enver Murtezi

Dr. Enver Murtezi

Specialist nga Mjekësia Emergjente