Urgjenca në Spitalin Amerikan
[:sq]
[:][:sq]”Spitali Amerikan ishte pjese e konferencës se dytë nderkombetare “Te bashkuar kundër kancerit të gjirit” e cila u organizuara ne dt 24 Tetor ku moren pjesë Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Ministri i Shendetesise z. Ilir Beqaj, Ambasadorja e Perhershme e UNFPA ne Tirane gjithashtu profesorë të shquar italianë të shkencave mjekësore. Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit ndihmon në trajtimin më efikas të sëmundjes, ndaj dhe gjithë theksi gjatë kesaj konference u vu në sensibilizimin e grave dhe të gjithë shoqërisë për të kryer kontrollet dhe depistimet.
Spitali Amerikan, perqafoje jeten!”
[:][:sq]Elgit Doda eshte demtuar gjate provave dhe pret konfirmimin e mjekeve nese do ngjitet ne skene te henen. Nese jo, Xhensiles i duhet te kerceje vetem kete jave
Elgit Doda kantautori i suksesshëm dhe konkurrent në Dance with me, gjatë provave të kërcimit, ka pësuar një dëmtim në gju. Elgiti është shoqëruar menjeherë në Spitalin Amerikan ku ka bërë konsultat dhe ka marrë dhe mjekimet e para.
Elgiti sqaron, për të gjithë të interesuarit pas konsultës me mjekun, se dëmtimi që ka pësuar është këputje ligamenti dhe krisje e meniskut.
Aktualisht ai ka pak dhimbje, por është në gjendje shumë të mirë. Ndjek rregullisht provat dhe është në pritje për të marrë konfirmimin e mjekëve nëse do të ngjitet këtë herë në skenë apo jo. Por Elgiti thotë i vendosur: “Javën tjetër do të jem patjetër në skenën e Dance with me, më i fuqishëm se kurrë në konkurim”.
[:][:sq]”Ne dt 18 Tetor, ne ambjentet e Hotel Tirana u zhvillua Konferenca e Neurokirurgjise me tematikë “ Semundjet e sistemit nervor dhe trajtimet e tyre” . Te ftuar ishin mjeke Neurologe, Neurokirurge, Radiolog dhe Fiziotereapist nga vendi dhe te huaj. Dy mjekët Neurokirurge të Spitalit Amerikan Prof.Dr. Ethem Beşkonaklı, Dr. İbrahim Barış Saygılı, si dhe mjekët neurologe Dr. Brunilda Zllami, Dr. Entela Basha etj, referuan temat e tyre lidhur me punën e tyre kërkimore me qëllim që mjekët pjesëmarrës të informoheshin saktë dhe të vlerësonin rëndësinë e problemeve ne sistemin nervor dhe diagnostikimin e sëmundjeve nervore para dhe gjatë fazës operatore.
Në departamentin e Neurokirurgjisë ofrohen trajtimet e veçanta për sëmundjet e shtyllës kurrizore, tumoret në tru, çrregullimet cerebrovaskulare, frakturat e qafës, operacionet e mikrokirurgjisë me metodat më të fundit. Po ashtu, ofrohen trajtime të veçanta për patologjitë degjenerative të kolonës vertebrale çervikale, dorsale dhe lumbosakrale (hernie diskale, artrozë dhe stenozë e kanalit vertebral), Patologjive tumorale të kolonës vertebrale, të palcës dhe të nervave spinale dhe Patologjive dismetabolike (kolapse vertebrale osteoporike).
Spitali Amerikan, perqafoje jeten!”
[:][:sq]Spitali Amerikan së bashku me Shoqatën e Urologjisë dhe mjekë të këtij shërbimi organizuan një konferencë me temë “ Java Urologjike në Shqiperi”
Qëllimi ishte që të prezantoheshin metodat dhe studimet që kanë të bëjnë më risinë e trajtimit të sëmundjeve në veshka dhe në aparatin urogjenital.
Në Spitalin Amerikan, nëpërmjet metodave laparoskopike realizohen ndërhyrje të veçanta, si heqja e veshkës apo interventet për shkak të tumoreve në vezike. Shefi i urologjisë në Spitalin Amerikan, Hakki Perk, informohi se pacientët që përfitojnë nga këto ndërhyrje janë jo vetëm nga Shqipëria por dhe më gjerë, sepse këto intervente të specializuara realizohen vetëm në Spitalin Amerikan.
Për këtë ecuri foli dhe Presidenti i Shoqatës së Urologjisë, Flamur Tartari.
Me interes, ky takim i përbashkët u ndoq nga mjekë në fushën e Urologjisë për të njohur metodat e trajtimit të avancuara të sëmundjve të veshkave dhe prostatës, tumoret në veshka dhe aparatin urogjenital apo gurët në veshka.
Spitalin Amerikan vazhdon te beje diferencen ku diganostikohen dhe trajtohen në vazhdimësi, të gjitha patologjitë e ndryshme urologjike nëpërmjet metodave më të fundit kirurgjikale me mjekët më të specializuar dhe aparaturat më modern në vend.
[:]