Suksesi i Kongresit të I-rë Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar
[:sq]Për herë të parë në Shqipëri u zhvillua Kongresi Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar me temë “Edukimi në Vazhdim përmes Profesionistëve të Mjekësisë” organizuar nga Spitali Amerikan.
Në këtë event u diskutuan mbi 12 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne.
Ky event, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe me një përfshirje mbarë botërore, solli në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specilitete të ndryshme të mjekësisë botërore.
Mbi 45 lektorë të huaj dhe shqiptarë nderuan me pjesëmarjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve Prof. Dr. Philip Caushaj (SHBA),Prof. Dr. Felice Giangasparo (ITALI), Prof. Dr. Ethem Beskonakli (TURQI), Prof. Dr. Ulrich Rosendahl (BRITANI E MADHE), Prof. Dr. Josef Besik (ÇEKI), Prof. Dr. Jurgen Ennker (GJERMANI), Prof Dr Neyir Eren (TURQI), Prof. Dr. Marco Jaccobbi (ITALI), Prof. Dr. Venanzio Valenzia (ITALI), Prof. Dr. Sadik Ersoz (TURQI), Prof. Dr. Ugo de Santis (ITALI), Prof. Dr. Claus Boheim (AUSTRIA) e shumë të tjerë.
Në këtë event u nderuan me Certifikata të Mirënjohjes, figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve, dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist.
Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë dhe kontriubuan në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndëruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptar.
Spitali Amerikan operon sukesesshëm prej nëntë vitesh duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve anembanë trevave Shqipëtare. SpitaliAmerikan është një investim Shqiptaro-Amerikan i fondit Bedminster Capital Management dhe synon ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore përmes personelit profesional të përzgjedhur vendor dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne në fushën e mjekësisë.