+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Archives

Monthly Archives: January 2016
American Hospital Pristina, Kosovo > Të Reja > 2016 > January
Jan29
0

Spitali Amerikan në Prishtinë realizon për herë të parë në rajon Rekonstruktimin e Valvules Aortale me metoden “David Operation”

By sa - Të Reja

Spitali Amerikan në Prishtinë, si lider i shëndetësisë në vend, kohë pas kohe ka dëshmuar që është gjithnjë i parë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, në këtë mënyrë duke ofruar komoditet dhe shërbim cilësorë pacientëve të vet.

Spitali Amerikan në Prishtinë ditën e sotme ka realizuar ekluzivisht për herë të parë në rajon, Rekonstruktimin e Valvules Aortale me metoden “David Operation”.

David Op është rekonstruktim i valvulës aortal asendente me metoden sipas David Operacion.

Në këtë operim bëhet zëvendësimi i aortës asendente dhe nuk bëhet ndërrimi i valvulë aortale, pra bëhet një konstruktim (riparim) i valvulës aortal me remplantacion të artierjeve koronare në protezë.

Përparsia e këtij operimi shumë specifikë – Procedura David Operavion është se pacienti nuk ka rrezikë për diseksion (çarje të aortës). Gjithashtu përparsi tjetër shumë e rëndësishme është se pacienti e ka artierjen e vetë dhe nuk i duhet asnjë medikament që shërben për t’hollimin e gjakut. Pacienti mund të vazhdoj jetën normalishtë, jetëgjatësija e tij është normale.

Operacioni me Procedurën David Op, është një ndër operacionet më të vështira të kirurgjisë së valvulës së zemrës. Operacioni David Op zgjatë mesatarishtë 5-6 orë.

Ky operimë (Procedura David OP), kryhet për herë të parë në Kosovë dhe rajonë dhe realizohet në Spitalin Amerikan. Ajo që vlen të theksohet është se ky llojë operacioni nuk realizohet në të gjitha klinikat kardiokirurgjikale, madje as në të gjitha klinikat kardiokirurgjike të Gjermanisë, pasi që është procedur kirurgjikale shumë e vështirë.

Operacioni – Rekonstruktim i Valvules Aortale me metoden “David Operation” është realizuar me suksesë, duke bërë kështu Kosovën, vendin e parë në rajonë në të cilin po realizohet ky operim shumë specifikë dhe njëkohësisht mjaftë i vështirë.

Në Spitalin Amerikan është realizuar për herë të parë në vendin tonë operacionin në zemër me metodën Off Pump. Metodë kjo, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës, pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale.

Spitali Amerikan, përveç këtij suksesi, për herë të pak në Kosovë, gjithashtu ka realizuar edhe ndërrimin e valvulës mitrale në zemër, ndërhyrje kjo kirurgjikale me një anestezion specifik i quajtur Anestezion Epidurialë, ku pacienti gjatë gjithë kohës është i vetëdijshëm dhe komunikon me doktorët. Ekipi profesionist i mjekëve kardiokirurgë Vaskular të Spitalit Amerikan, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu kanë kryer operimin me metodën e zëvendësimit të valvulës aortale me protezat Freestyle.

Spitalit Amerikan në Prishtinë sjellë gjithmonë premierat e ndërhyrjeve kirurgjikale të shëndetësisë botërore në vendin tonë.

Spitali Amerikan është gjithnjë në shërbim të shëndetit të pacientëve të tij, duke sjellë kështu çdo herë fjalën e fundit shëndetësore botërore në Kosovë, në këtë mënyrë kontribon gjithnjë në cilësin dhe përkushtimin ndaj pacinetëve të huaj dhe vendor, të cilët në numër të madh i kanë besuar shëndetin e tyre pikërishtë Spitalit Amerikan, duke siguruar shëndetin e tyre cilësorë.


Jan18
0

Traumat Ortopedike, mjekët e Spitalit Amerikan bëjnë thirrje për kujdes në shmangien e aksidenteve!

By sa - Të Reja

[:sq]I gjithë vendi është i mbërthyer nga i ftohti, reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta, ndërsa rrugët janë bërë të rrezikshme për të qarkulluar për shkak të ngricave. Si rrjedhojë e motit të ftohtë dhe klimës dimërore, gjithnjë e më shumë në emergjencën e Spitalit Amerikan po shtohen rastet e pacientëve që kanë nevojë për përkujdesje dhe ndërhyrjen e specialistëve ortoped, për shkak të lëndimeve që marrin nga rrëzime apo aksidente të ndryshme.

“Për sa i përket klimës së ftohtë që po kalojmë, mund të them se këto tri apo katër ditët e fundit gjatë kohës së ftohtë dhe ngricave janë shtuar rastet e të lënduarve, kryesisht fëmijë dhe moshat rreth 60 vjeç, të cilët janë paraqitur me trauma të ndryshme. Kjo është një situatë pothuajse normale për kohën që po kalojmë, ndaj këshilla më e mirë është që të evitojmë lëvizjet e panevojshme për të zvogëluar edhe mundësitë për lëndime” – tha Dr. Florin Ramadani, Kirurg Ortoped në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Në fakt, bora, lagështitë që sjellë stina e dimrit së bashku me ngrica, janë faktorët kryesor për trauma ortopedike gjatë sezonit të dimrit dhe është e rëndësishme që të jeni të vëmendshëm kur ecni apo edhe kur vozisni veturën.

Spitali Amerikan, për të gjithë pacientët jep këshilla se si mund t’i shmangin rrëzimet nga ngricat përmes disa teknikave. “Fillimisht është shumë e rëndësishme që këpucët tuaja të jenë prej gome. Mbajta e këpucëve me taka nga femrat shton rrezikun duke favorizuar rrëshqitjet. Mënyra se si ecim në një sipërfaqe me akull luan një rol të veçantë. Ajo që këshillohet është e thjeshtë, imitoni pinguinët. Pra hapi juaj të jetë sa gjerësia e legenit. Teknika e të ecurit prej pinguini kërkon që peshën e trupit tuaj ta përqendroni në këmbën që hidhni përpara. Ndodh që ju të rrëzoheni nëse pesha e trupit tuaj përqëndrohet, ashtu si rëndom kur ecim normalisht, në mes të këmbëve tona. Këshillohet po ashtu që trupi të jetë i lirë, pa pesha”, shton më tej Dr. Florin Ramadani.

Trauma ortopedike është një degë e kirurgjisë ortopedike e specializuar në problemet që lidhen me eshtrat, nyjet, dhe indet e buta siç janë muskujt, ligamentet etj. Qëllimi kryesor i kësaj zone të specializuar në ortopedi është shërimi i kockave, si dhe rivendosjen e shtrirjes anatomike të sipërfaqeve të përbashkëta për të lejuar shërimin dhe rikthimin funksion të pjesës së dëmtuar të trupit. Mjekët ortopedë të Spitalit Amerikan në Prishtinë, kanë një përvojë shumë të gjatë në rindërtimin e thyerjeve dhe shumë ndërhyrjeve të tjera ortopedike si dhe përdorin teknikat më të avancuara në kirurgji, përfshirë kirurgjinë minimalisht invazive dhe fiksimit të përparuar të jashtëm.

Kurse, disa nga shërbimet e shumta që ofrohën në Spitalin Amerikan, në Repartin e Ortopedisë janë:

1. Diagnostifikim, trajtim dhe ndjekje e sëmundjeve të lidhura me sistemin muskuloskelektik.

2. Traumatologjia, sëmundjet muskuloskeletale që vijnë si pasojë e aksidenteve, rrëzimeve të ndryshme.

3. Arthroplastika, vendosja e protezave në gjunjë, kuke, shpatull etj.

4. Kirurgjia Arthroskopike, realizimi i operacioneve të mbyllura në sëmundjet e kyceve.

5. Kirurgjia e dorës, operacione mikrokirurgjikale duke përfshirë edhe riimplantimin e pjesëve totalisht të shkëputura.

6. Kirurgjia e shtyllës kurrizore.

7. Kirurgjia e fëmijëve duke përfshirë edhe sëmundjet e lindura të sistemit muskuloskeletik.

8. Mjekësia sportive, problemet e shfaqura si pasojë e aktiviteteve të ndryshme sportive. Në Spitalin Amerikan ju do të gjeni të gjithë përkujdesjen e duhur dhe ndërhyrjen e menjëhershme 24 orë/7 ditë në javë. Spitali Amerikan, përqafoje jetën!


[:]

Jan13
0

Kosova me repartin e Kirurgjisë së Përgjithshme më të avancuarin në rajon

By sa - Të Reja

[:sq]Kirurgjia e përgjithshme është një ndër departamentet më të rëndësishme të Spitalit Amerikan Prishtinë. Ekipi i këtij departamenti përbëhet nga: Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan- shefi i departamentit , Dr. Sabri Tmava Mr.sci dhe Dr. Ilir Fazliu Mr.sci.

Të gjitha operacionet realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition) dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike , ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit. Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, përdoren nga firma të njohura botërisht të shëndetësisë (Auto-suture dhe Eticon). Gjithashtu, edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe të miratuara botërisht për këto produkte.

Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë, përveç transplantimit si pasojë e mungesës së hapësirës ligjore, realizohën të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetet e zhvilluara dhe në qëndrat e mëdha kudo në botë.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë është qendra private më e rëndësishme në Kosovë për Kirurgjinë Onkologjike dhe Kirugjinë Laparaskopike e cila ofron shërbim me sistemin 24h/7 ( 24 orë / 7 ditë në javë )


HERNIA HIATALE-SËMUNDJA E REFLUKSIT GASTROEZOFAGIAL

Kirurgjia shumë rrallë është e nëvojshme për hernine hiatale. Por për sëmundjen e refluksit gastroezofagial në disa raste kirurgjia është e nëvojshme.Në ditët e sotme në operacionet që bëhen për sëmundjen e refluksit gastroezofagial Laparaskopia është standarti i artë.

Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri, kirurgjia anti-refluks është realizuar në Spitalin Amerikan.

“Në spitalin tonë të gjitha kirurgjitë për sëmundjen e refluksit gastroezofagial janë realizuar në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të kryhet kirurgjia laparaskopike anti-reflekus”- thotë Dr. Ugur Gozalan, kirurg në Spitalin Amerikan Prishtinë.

Kirurgjia gjithashtu zë një vend të rëndësishem në trajtimin e kancerit të lukthit. Në Spitalin Amerikan Prishtinë, për trajtimin e kancerit të lukthit zbatohen protokollet e Amerikës dhe Europës. Për çdo pacient para operacionit bëhet staging radiologjik dhe vetëm pacientët me potencial kurimi operohën. Për pacientët me sëmundje lokalisht të avancuar, sipas vendimit të konziliumit onkologjik, fillimisht jepet kemoterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgji. Spitali Amerikan ka eksperiencë të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit.

“Për trajtim kirurgjikal të kancerit të lukthit nëvojitet një qasje sipas kirurgjisë onkologjike. Tek të gjithë pacientët me potencial kurimi realizohet D2 Diseksion i nyjeve linfatike”, sqaron më tej Dr. Gozalan.

KANCERI I KOLONIT DHE REKTUMIT

Në kancerin e kolonit dhe rektumit suksesi i kirurgjisë është një ndër elementet që përcakton jetëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet me kancer të rektumit diskutohen në konziliumin onkologjik dhe pacientet me kancer lokalisht të avancuar trajtohen fillimisht me kemoterapi neoadjuvante dhe me pas operohen. Ekipi i Repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan ka një eksperiencë shumë të mirë në kirurgjinë e kolonit dhe rektumit.

Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore ku kryhet kirurgjia Laparaskopike e kancerit të Kolonit dhe Rektumit në Kosovë. Të gjitha rastet e kancerit të kolonit dhe rektumit operohen sipas standarteve botërore.

KIRURGJIA BARIATRIKE (KIRURGJIA E OBEZITETIT)

Në ditët e sotme në kirurgjinë bariatrike standarti i artë është kirurgjia laparaskopike. Spitali Amerikan është e vetmja qendër spitalore ku mund të bëhet Kirurgjia Bariatrike Laparaskopike. Nuk aplikohet gastric band. Aplikohet operacioni Sleeve Gastrektomi për zvogëlimin e lukthit. Suksesi në Kirurgjinë Bariatrike Laparaskopike në Spitalin Amerikan është 100 %.

SËMUNDJET E GJIRIT

Në Spitalin Amerikan sëmundjet e gjirit trajtohen në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme. Trajtimi kirurgjikal i kancerit të gjirit bëhet sipas principeve onkologjike. Vendimi për mastektomi radikale apo mastektomi parciale bëhet sipas vendimit të konziliumit onkologjik.

KIRURGJIA E TIROIDES

  • Kanceri i tiroides
  • Sëmundjet benigne të tiroides që kanë nëvojë të trajtohen me kirurgji (sipas rekomandimit të endokrinologut)
  • Kirurgjia e cistës tiroglosale

Në Spitalin Amerikan Prishtinë, ashtu sikurse në të gjitha shtetet e zhvilluara, kirurgjia e tiroides dhe e sëmundjeve benigne të tiroides që kanë nëvojë për trajtim kirurgjik realizohen në departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan deri më sot ka realizuar një seri prej 2000 rastesh të tiroidektomisë dhe ka një eksperiencë të rëndësishme në këtë fushë.

“Në klinikën tonë, përveç rasteve specifike siç janë p.sh. Nodular Guater, tek të gjithë pacientët realizohet Tiroidektomi Totale. Nuk preferohet Tiroidektomi Subtotale. Komplikiacionet më të frikshme të tiroidektomisë janë dëmtimi i nervit (prerja e kordave vokale) dhe krijimi i vartësisë përgjatë gjithë jetës ndaj kalciumit (hipo-paratiroidizmi), ndërsa në klinikën tonë përqindja e këtyre komplikacioneve është 0%” , shton me tej Dr. Ugur Gozalan.

Në operacionet e tiroidektomisë është e rëndësishme edhe ana estetike, prandaj ashtu sikur se në të gjitha qendrat e mëdha ku kryhet kirurgjia endokrinologjike. Në Spitalin Amerikanë në Prishtinë, operacioni i Tiroidektomisë realizohet me mini-incizion (prerje e vogël).

KIRURGJIA E PARATIROIDES

  • Hiperparatiroidizmi primar (Adenoma e paratiroides)
  • Hiperparatiroidizmi
    3 ½ paratiroidektomi
    Paratiroidektomi totale+ auto transplantim
  • Kanceri i paratiroides

Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore në Kosovë ku mund të realizohet Kirurgjia e Paratiroides.

DISEKSIONET E QAFËS

Në Spitalin Amerikan në Prishtinë diseksionet e qafës bëhen vetëm për kancerin metastatik të tiroides. Në këto raste realizohet diseksioni radikal i modifikuar ose diseksioni funksional i qafës.

GJENDRRA MBIVESHKORE

Tumoret e gjendrrës mbiveshkore në Spitalin Amerikan operohën sipas mendimit konziliar të departamenteve kirurgji e përgjithshme, urologji, endokrinologji dhe onkologji. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku realizohet Kirurgjia Laparaskopike e Gjendrres Mbiveshkore.

KANCERI I EZOFAGUT

Sëmundjet e ezofagut (tubit të ushqimit) ndahën në dy grupe: kanceri i ezofagut dhe sëmundjet benigne të ezofagut. Spitali Amerikan është e vetmja qendër private në Kosovë ku realizohet Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut. Trajtimi kirurgjik i kancerit të ezofagut në klinikën tonë realizohet trans-hyatal (metoda Orringer) ose me torakotomi (Ivor-Leëis).

ACHALASI

Achalasia është një sëmundje të cilës nuk i dihet saktësishtë shkaku. Në këtë sëmundje gjatë gelltitjës sfinkteri i poshtëm i ezofagut nuk arrin të relaksohet plotësisht. Pacientët kanë vështirësi në gëlltitje të ushqimeve dhe pijeve. Trajtimi është mjaft i suksesshëm. Zgjedhja e parë terapeutike për achalasian është dilatimi endoskopik me ballon. Vetëm në rastet kur nuk mund të realizohet dilatimi endoskopik ose kur kjo procedure nuk ka sukses, atëherë rekomandohet kirurgji. Suksesi i trajtimit kirurgjikal është 95-100%.

Spitali Amerikan Prishtinë është qendra unike në Kosovë dhe Ballkan ku mund të realizohet Kirurgjia Laparaskopike e Achalasias.

TRIKTURA/STENOZA BENIGNE E EZOFAGUT

Trajtimi i strikturave ezofagiale (ngushtimi i tubit të ushqimit,bllokimi i plotë) për shkak të pirjes gabimisht apo me qëllim të lëngjeve korozive është mjaft i vështirë. Zakonisht këta pacientë detyrohen që gjatë gjithë jetës të ushqehen nëpërmjet tubit që iu vendoset në stomak.

Ekziston një seri operacionesh të vështira që mund t’iu mundësojë këtyre pacientëve të ushqehen përseri nga goja. Në këto ndërhyrje mundësohet krijimi i një tubi të ri të ushqimit nëpermjet zorrës së pacientit dhe kështu mundësohet ushqyerja e tij normale nëpermjet gojës. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të realizohet ky operacion.

SISTEMI BILAR / ERCP (KOLANGIOGRAFIA ENDOSKOPIKE RETROGRADE)

Në spitalin Amerikan të gjitha kolecistektomitë bëhen në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku mund të bëhet rezeksioni i melçisë dhe Ëhipple, gjithashtu është qendra e vetme private ku performohet ERCP.

ERCP është procedure endoskopike-kirurgjikale, diagnostike dhe terapeutike me anë të së cilës arrihet vizualiteti i rrugëve bilare dhe pankreatite, giagnoza e saktë dhe trajtimi endoskopik i sëmundjeve bilare dhe pankreatite.

Dr.Sabri Tmava nga viti 2012 ka aplikuar procedurën ERCP në Spitalin Amerikan Prishtinë dhe Tiranë.

“Kolangiografia endoskopike retrograde është procedure shumë e dobishme dhe e pazëvendësueshme që aplikohet në diagnostifikimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme patologjike të rrugëve bilare dhe pankreatike. Bashkë me kolecistektominëlaparaskopike paraqesin procedurat endokirurgjike plotësuese me njera tjetrën, standarte të arta në trajtimin e kalkulozës së kolecistës dhe koledokolitiazës”- sqaron më tej Dr.Sabri Tmava.[:]

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë