Pjesëtari më i ri i familjes JASHARI ka lënë sot spitalin.
[:sq]Besimin dhe vlerësimin për Spitalin Amerikan nuk kanë hezituar ta shprehin haptazi shumë njerëz të rëndësishëm të vendit tonë. Përveç opinionit të gjërë që në vazhdimësi ka maksimumin e vlerësimit, shëndetin ia besojnë edhe përsona shumë të vlerësuar të vendit tonë.
Ndër të shumtë njerëz që ky spital pati nderin e ofrimit të shërbimit shëndetësorë , ishte edhe nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Pasardhësi i familjës së lavdishme të Kosovës – Familjes Jashari, pas një lëndimi të komplikuar në këmbën e majtë që kërkonte ekspertizë të thellë, familjarët e tij e kishin sjellë në Spitalin Amerikan.
Ekipi i mjekëve ortoped-traumatolog që ka realizuar ndëryrjen kirurgjikale ortopedike të Shaban Jasharit, Dr.Florin Ramadani dhe Dr.Pleurat Sejdiu.
“Pacienti kishte pësuar thyrje komplekse të nëngjurit të majtë, dhe interrvenimi ishte i nëvojshëm. Ekipi ynë ishte në gadishmëri të plotë për të kryer me sukses këtë interrvenim dhe ashtu siç e menduam gjithçka shkojë shumë mirë gjatë dhe tani pas operacionit”, thotë Dr.Florini, shef i Departamentit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan.
Ndërsa Murat Jashari, babai i Shaban Jasharit, falenderon përzemërsisht Spitalin Amerikan për përkushtimin maksimal dhe shumë profesional të ekipit shëndetësorë të këtij spitali.
“Jam shumë i kënaqur me trajtimin dhe gjithçka që Spitali Amerikan ofronë për pacientët. Në emër të familjës sime i falenderojë shumë për korrektësin dhe profesionalizimin e mjekëve që ka Spitali Amerikan”, tha ndër të tjera Murat Jashari.
Shaban Jashari tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe, sipas Dr.Florinit pas kësaj ndërhyrjeje ortopedike, ai nuk do të ketë asnjë kufizim dhe gjithçka do të jetë si më parë.
https://www.facebook.com/Spitali-Amerikan-American-Hospital-Kosova-1730903447128893/[:]