+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
Jun29
1

Përzgjidhet spitali më i besueshëm në Kosovë

By sa - Të Reja

[:sq]International Certification Association (ICA) është një organizatë private, politikisht e pavarur me seli në Zurich. Kjo organizatë merret me hulumtimin e tregut në nivel ndërkombëtar si dhe promovimin e cilësisë së produktit. Së fundmi ICA ka realizuar një anketim me qytetarët e Kosovës në lidhje më shërbimet shëndetësore të ofruara në spitalet private në vend. Përmbajtja e këtij anketimi ishte se cili nga spitalet private ofron shërbim më cilësor dhe njëkohësisht më i besueshmi për ta. Të anketuarit kishin mundësi të zgjidhnin se në cilin nga spitalet private ndiheshin më të sigurtë, cilit i besonin më shumë dhe cilin do i rekomandonin të afërmëve të tyre.

Bazuar në rezultatin e anketimit të bërë, qytetarët e Kosovës zgjedhin bindshëm Spitalin Amerikan si spitalin më të besuar dhe që ofron shërbime të standarteve më të larta.

International Certification Association (ICA) ka pajisur Spitalin Amerikan me certifikatën Top Quality Medal, QUDAL 2016/2017.


[:]

Jun13
0

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshja bashkëpunimi me FBK-në

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan, mesditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federaten e Basketbolit të Kosovës. Objekt i kësaj kontrate është rregullimi i marrëdhënieve dhe sponsorizimi i aktiviteteve të FBK-së, ku Spitali Amerikan është emëruar edhe si Spitali Zyrtar i FBK-së.

Spitali Amerikan do të kryejë shërbime specialistike dhe intervenime ortopedike të të gjitha llojeve, që lindin si pasojë e aktiviteteve sportive  që ndodhin gjatë periudhës së grumbullimit, përgatitjeve të kombëtareve apo gjatë ndeshjeve zyrtare dhe miqësore, kampionate, për të gjithë basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës, e që ofrohen në këtë spital.

Gjithashtu Spitali Amerikan do të vendos në dispozicion autoambulancën  së bashku me ekip mjekësor gjatë secilës ndeshje zyrtare apo miqësore të kombëtareve të Kosovës.

Me rastin e  nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi në mes të Spitalit Amerikan dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, Novrus Caushaj, Drejtor Ekzektiv i Spitalit Amerikan në Kosovë tha se dëshiron nga zemra që kjo kontratë të sjellë vetëm mbarësi për FBK-në, ai gjithashtu urojë që të mos ketë lëndime sepse në fund të fundit do të thotë paraqitje më pakë për përfaqësusen tonë, por sido që të vijnë punët ai tha se Spitali Amerikan është i gatshëm 24 orë t’i shërbej jo vetëm sportistëve të përfaqësuses së basketbollit por të gjithë sportistëve të Kosovës.

“Është kënaqësi për mua që të jem pjesë e nënshkrimit të marrëveshjës me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të jemi sponsor syrtarë i kombëtarës së basketbollit duke ditur shumë mirë që basketbolli është një ndër sportet më të dashura dhe më popullorë në Kosovë dhe nga ana tjetër duke vazhduar politikën e Spitalit Amerikan, që jo vetëm spital, por dhe mbështetje në arsim apo edhe në sport. Ne me kënaqësi nënshkruajmë sot një kontratë bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës, është vërtetë kënaqësi që të jesh pjesë e kësaj marrëveshje, nga ana tjetër Spitali Amerikan nominohet spitali zyrtarë i përfaqësusesë së basketbollit të Kosovës ky është edhe një nder për ne”, tha Novrus Caushaj, Drejtor Ekzektiv i Spitalit Amerikan.

Ndërsa nga ana tjetër Erolld Belegu, Drejtor Gjeneral i FBK-së, e falenderoj shumë Dr.Caushaj i cili përfaqëson Spitalin Amerikan, duke theksuar se arritja e kësaj marrëveshje ka qenë jashtëzakonishtë e lehtë dhe e shpejtë, por sipas tijë më shumë kohë ju ka marrë derisa janë bërë bashkë të dy palët për zyrtarizimin e kësaj marrëveshje.

“Në Spitalin Amerikan do të bëhet trajtimi shëndetësor i të gjithë basketbollistëve të të gjithavë përfaqsueseve gjatë përiudhës së zgjatjes së kësaj kontrate.  Në këtë marrëveshje kemi paraparë dy gjëra bazike, ku e para janë kontrollet bazike që janë të domosdoshme për përgatitjen e të gjithë basketbollistëve që do të thotë të gjithë përfaqësuesëve të kombëtarës së basketbollit të Kosovës ju është e domosdoshme dhe njëkohësishtë në fazën e dytë përfshihet ajo se nëse do të kemi ndonjë rastë të ndonjë lëndimi serioz apo të cilësdo natyrë, Spitali Amerikan do t’i ofrojë falas për të gjithë përfaqësuesit”, tha në fund Erolld Belegu, Drejtor Gjeneral i FBK-së.

Kujtojmë që marrëveshjet e tilla në mes të Spitalit Amerikan dhe përfaqësuesve të sportit të Kosovës nuk janë të pakta, rikujtojmë që ky spital ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Federatën e Xhudos në Kosovë për trajtime mjekësore falas për të gjithë xhudistët deri në përfundim të lojërave olimpike Rio 2016.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!


[:]

Jun10
0

Radiofrekuenca Bipolare – pajisja më e avancuar për trajtimin e venave varikoze!

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan institucioni privat shëndetësorë më i madh në Kosovë është gjithmonë në punë të vazhdueshme për të ofruar shërbim cilësor të gjithë pacientëve, duke fituar kështu edhe besimin e atyre pacientave që deri pak kohë më parë detyroheshin të udhëtnin drejt Shkupit apo Beogradit për trajtime mjekësore. Kjo falë profesionalizmit të mjekëve por edhe investimit të vazhdueshëm që Spitali Amerikan bën në fushën e teknologjisë duke i ofruar stafit mjekësor aparaturat më të fundit të trajtimit.

Së fundmi Spitali Amerikan ka siguruar për Departamentin e Kirurgjisë Vaskulare, aparaturën e Radiofrekuencës Bipolare, të parin në vend që do i shërbejë pacientëve me probleme të venave.

Kjo aparaturë bashkëkohore për  trajtim të  venave  varikoze ofron trajtim endovaskulare  të patologjive  venoze. Më  këtë   procedurë endovaskulare me anë të Radiofrequencës  Bipolare, kuptojmë trajtim të  venave  varikoze  (operacion) pa  prerje, pra me Rreze Radiofrequente. Ndërhyrja  është pa dhënje të 1/2 e litrit të tretjes  në  këmbën e pacientit, që deri më tani  ishte me teknikën e vjetër me aparaturën që posedojnë spitalet e tjera në rajon dhe  Kosovë.

Me anë të Radiofrequencës  Bipolare, nuk ka nevojë  të injektohet tretje  e tillë dhe si rezultat  ndërhyrja  kryhet  pa  dhimbje dhe pa koplikacione apo thënë më saktë  komplikacionet  janë  minimale  krahasuar  me  ndërhyrjet  e  deritashme.
Procedura  me  këtë  aperaturë  është e gjitha  endovaskulare , me  një  shpurje të   zogu i këmbës nga mbrenda dhe dhënjenë e një medikamenti pas veprimit terapeutik në venat varikoze,  të venës së jashtme. Mobilizimi i pacientit është i  shpejtë me vendosjen  e  çorapes kompresive (elastike)  pas operacionit, aftësia  për  punë e pacientit të cilit i është realizuar ndërhyrja me këtë aparatur është  pas  24 orëve.
Ajo që vlenë të cekët është se përseritja  apo dalja e venave, pas kësaj  ndërhyrje  janë  minimale apo e pa mundur si edhe më e rëndësishmja mundëson trajtim të venave në cdo stinë të vitit.
Paisja  si e tillë  nuk  shkaton  efekte  anësore  as për pacientin e as për përsonelin që punon  me të.

Kirurgët Vaskular të Spitalit Amerikan, për aparaturën – Radiofrequence  Bipolare, thonë se është aparatura më bashkëkohore dhe më e duhura për trajtimin e problemeve të venave të sëmura, këtë aparatur të vetmën në Kosovë dhe rajonë e posedon vetëm Spitali Amerikan.


[:]

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë