+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
Sep22
1

Kardiokirurgji e standarteve ndërkombëtare, Spitali Amerikan shpëton jetë!

By sa - Të Reja

Pacientja Haxhire Rama 49 vjeç ( BMI 50 ) pas dhimbjeve të forta që kishte në gjoks është paraqitur në njërin nga spitalet në vend, ku i është bërë CT-Angiografi e Thoraxit si dhe i është lëshuar Diagnoza Disekcion tip B (çarje e Aortës nën A.subclavia majtas). Më pas pacientja në fjalë është liruar për në shtëpi. Pas dy ditëve gjendja e saj është përkeqësuar akoma dhe më shumë, problemet e saj të theksuara ishin frymëzënia dhe dhimbjet në gjoks. Është paraqitur në Spitalin Amerikan me një hemodinamik jo stabile. Pulsi i zemrës mbi 150/min dhe Tensionet nën 70/40 mmHg.

Në CT shihet që çarja e Aortës fillon në Aortën asendente duke vazhduar gjatë gjithë aortës deri në Arteriet femorale në të gjitha anët. Është vërejtur që kemi të bëjmë me Disekcion Tip A dhe me indikacion për futje urgjente në sallë. Pacientja 49 vjeçare, urgjentisht është futur në sallë dhe i është bërë zëvendësim i Aortës ascendente me gjysmëhark (Hemiarch). Operacioni bëhet me Hipotermi të moderuar 28C dhe përfusion selektiv të kokës.

Pacientja Rama tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, madje ajo thotë se fal ekipit mjekësor të Kardiokirurgjisë së Spitalit Amerikan, ajo vazhdon të jetojë.

“Jam shumë mirënjohëse të gjithë mjekëve te Spitalit Amerikan, fal tyre unë po vazhdoj të jetojë. Kur kam ardhur në spital kam menduar që është dita ime e fundit sepse isha shumë keq, kisha probleme në frymëmarrje dhe probleme me zemrën. Tash jam shumë mirë dhe pas 2 ditëve do të dal nga spitali”, thotë pacientja 49 vjeçare Haxhire Rama Operacioni ka kaluar me shumë sukses dhe pacientja është zgjuar menjëherë të nesërmen dhe aktualisht trajtohet në repartin mjekësor. Sipas mjekëve pacientja Haxhire Rama ka qenë me shumë fat në këtë rast, që ka mundur të mbërrijë herën e dytë në spital. Këto sëmundje kërkojnë ndërhyrje urgjente kirurgjike pasi rrezikshmëria e tyre pa operacion është 1% në orë. Kjo është pacientja e 19 që ka marrë trajtimin adekuat në Spitalin Amerikan me të tilla probleme kardiake.

Sep15
8

Sensibilizim kundër Kancerit të Prostatës

By sa - Uncategorized

download

Prostata është gjendër e sistemit riprodhues tek meshkujt, e cila gjendët nën fshikëzën urinare dhe e rrethon pjesën e pasme të uretrës.

Kanceri i prostatës është kanceri më i shpeshtë tek meshkujt në Evropë, ndërsa është shkaktari i dytë i vdekjes tek meshkujt prej kacereve.

Zakonisht paraqitet pas moshës 50 vjeçare. Incidenca është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në Bashkimin Evropian kanceri i prostatës ka pasur rreth 345 000 raste të reja në vitin 2012, ndërsa për vitin 2015 numri i rasteve të kancerit të prostatës është rreth 365 000.

Shkaqet e sakta që shkaktojnë kancerin e prostatës nuk janë të njohura. Mirëpo faktorë rreziku janë: mosha, nacionaliteti, predispozita gjenetike( nëse familjarët kanë Kancer Prostate), infeksionet e prostatës dhe disa faktorë tjerë.Në fazën e hershme mashkulli me Kancer të prostatës nuk ka simptoma.

Ndërsa simptomat me avansim lokal të sëmundjes janë:

Pengesa në urinim (dhembje gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, rrjedhje e dobët e urinës e deri te pamundësia për të urinuar, urinim me gjak si dhe prezenca e gjakut në spermë, impotenca). Këto simptoma nuk janë specifike për Karcinomën e Prostatës.

Avansimi i mëtejshëm i sëmundjes manifeston edhe simptoma të tjera, siç janë dhembje e pjesës së poshtme të boshtit kurrizor, dhembje lumbale, humbje peshe e fraktura spontane.

Diagnostifikimi i sëmundjes bëhet me:

Ekzaminim digitorektal, analiza PSA, biopsia e prostatës si dhe procedurat tjera.

Trajtimi varësisht prej stadit të sëmundjes bëhet me: përcjelle aktive, kirurgji, radioterapi, kimioterapi, terapi hormonale etj.

Zbulimi i kancerit të prostatës në fazat e hershme ka rëndësi shumë të madhe si për mënyrën e mjekimit ashtu dhe kualitetit të jetës. Prandaj rekomandohet të bëhet screening (detektimi) për kancer prostate:

Me ekzaminim digitorektal ( palpim i prostatës) si dhe matjen e nivelit të PSA në gjak, kjo ju rekomandohet :

-të gjithë meshkujve mbi moshën 50 vjeçare.

-të gjithë meshkujve me simptomatologji të lartë cekura.

-të gjithë meshkujve që kanë histori familjare (nëse babi ose vëllai ka Kancer Prostate).

Për të gjithë pacientët Spitali Amerikan ofron Pakon Urologjike për një diagnostikik të hershëm të sëmundjes.

Dr. Jeton Islamaj
Kirurg Urolog
Spitali Amerikan
Rr. “Shkupi”, nr. 25, pranë QKUK-së
038 221 661 / 038 400 661
049 933 817
[email protected]
www.spitaliamerikan.com

Sep4
0

Ndërhyrjet kirurgjikale urgjente në Spitalin Amerikan, shpëtim jete për pacientët

By sa - Uncategorized



71 vjeçari nga Peja, M.Kameraj kishte kohë të gjatë që nuk po bënte një jetë normale dhe të shëndetshme.

Siç edhe ai tregon, prej disa viteve kishte probleme të herë pas herëshme me zorrët në pjesën e abdomenit (barkut) dhe si pasojë kishte dhimbje të papërballueshme duke mos e lejuar të bënte një jetë të qetë.

Pas disa endjesh në qendra të tjera mjekësore, M.K paraqitet në emergjencë me dhimbje të forta në pjesën e abdomenit, dhimbje të cilat nuk mund t’i duronte. Falë një diagnostikimi të shpejtë në kohë ai brenda orës me urgjencë është futur në sallën e operimit nga ekipi i kirurgëve të Spitalit Amerikan.

Operimi i cili u realizua me sukses ishte një nga operacionet e vështira të cilët zgjasin nga tre deri në katër orë e që në Spitalin Amerikan janë rutinë e punës së vazhdueshme.

Dr.Ilir Fazliu – Kirurg i Përgjithshëm, pjesë e ekipit që operuan pacientin M.Kameraj, thotë se gjendja e pacientit tashmë është shumë e mirë, pavarësisht që gjendja fillestare e tij ishte shumë e rëndë.

“Pacienti M.K vuante nga Ileus me strangulacion me prekje vaskulare dhe me momoribiditete kardiake dhe pulmonare, gjendja e tij kur erdhi në fillim ishte shumë e rëndë, mirëpo pas ndërhyrjes urgjente gjendja e tanishme e pacientit është shumë e mirë dhe mund të vazhdojë jetën normale pranë gjirit familjar”, thotë Dr. Fazliu.

Edhe pse M.K vuante nga mbështjellja e zorrëve me prekje të furnizimit të gjakut dhe sëmundje të tjera shoqëruese të zemrës dhe mushkërive, ai sot është shumë mirë, falë ndërhyrjes urgjente të ekipit të kirurgëve të Spitalit Amerikan, profesionalizimit dhe punës fleksibile të të gjithë ekipit mjekësorë.

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë