+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

News

Type the custom text you wish to display in the subheader of this page/post. If you wish to use bold text then use strong element example bold text
American Hospital Pristina, Kosovo > News
Feb12
0

1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

By sa - Të Reja

15/03/2023 – Dita e parë

08:30 – 09:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09:00 – 09:10 Fjala Hapjes

Seksioni parë

Moderatorë Shkencor
Prof. Dr. Mentor Petrela, Prof. Dr. Jera Kruja, Prof. Dr. Afrim Blyta, Prof. Asc. Arben Rroji, Prof. Dr. Besnik Elshani

09:10 – 09:30
Prof. Dr. Mentor Petrela – Historiku

09:30 – 11:00
Prof. Dr. Emmanuel Houdart – Tinitusi Pulsativ

11:00 – 11:20 PUSHIM KAFE

Seksioni i dytë

Moderatorë Shkencor
Prof. Asc. Altin Kuqo, Prof. Asc. Flamur Ukaj, Dr. Eris Ranxha, Dr. Gentian Huti

11:20 – 11:40
Dr. Emirjona Vajushi – Otospongiosis/labirintitet

11:40 – 12:00
Prof. Dr. Bujar Gjikolli – Trombektomitë mekanike në insultin cerebral, përvojat e para në Kosovë.

12:00 – 12:20
Dr. Eris Ranxha – Tromboliza ne AVC ishemik

12:20 – 12:40
Dr. Shk. Entela Basha – Trombektomia me/pa trombolizë

12:40 – 13:00
Dr. Oneda Cibuku – Efikasiteti dhe siguria e injektimit tirofiban me stentim intrakranial në riokluzion të hershëm për shkak të aterosklerozës intrakraniale

13:00 – 13:20
Prof. Asc. Filadelfio Coniglione – Trajtimi i presionit të rritur intrakranial te pacientët me sëmundje jo-neurologjike

13:20 – 14:00 Pushimi i drekës

Seksioni i dytë

Moderatorë Shkencor
Prof. Dr. Rudin Domi, Dr. Edmond Komoni, Prof. Dr. Argjend Shala, Prof. Asc. Eugen Enesi

14:00 – 15:00
Prof. Dr. Emmanuel Houdart – FAVDc dhe Fistulat Spinale

15:00 – 15:20
Dr. Vojsava Leka – Stenoza aterosklerotike e a.bazilare dhe indikacionet e trajtimit endovaskular me stent

15:20 – 15:40
Prof. Asc. Arben Rroji – Embolizimi i arteries meningea media te pacientët me hematoma subdurale kronike

15:40 – 16:00
Prof. Dr. Rudin Domi – Kujdesi anestetik te trombektomitë mekanike

16:00 – 16:20
Dr. Naser Gjonbalaj – Vështirësitë dhe komplikimet në trajtimin e sistemit arterial supraaortik

16:20 – 16:40 Pushim Kafe

Seksioni i tretë

Moderatorë Shkencor
Dr. Shk. Ermir Roci, Prof. Asc. Naser Gjonbalaj, Prof. Dr. Nexhmedin Shala, Prof. Asc. Ilir Ahmetgjata

16:40 – 17:00
Prof. Asc. Eugen Enesi – Truri dhe zemra të lidhura në strok. Roli i Neuroradiologjisë Diagnostike dhe Intervencionuese.

17:00 – 17:20
Dr. Ina Buxhelaj – Diagnoza dhe parandalimi sekondar i strokut kriptogenik

17:20 – 17:40
Dr. Olsi Taka – Eksperienca në Strok

17:40 – 18:00
Dr. Gentian Huti – Menaxhimi i hemodinamikës te gjendjet e strokut në repartet e terapisë intensive

18:00 – 18:20 Diskutime


16/03/2024 Dita e DYTë

08:30 – 09:00 Regjistrime

Seksioni parë

Moderatorë Shkencor
Prof. Dr. Mentor Petrela, Prof. Dr. Arsen Seferi, Dr. Shk. Entela Basha, Prof. Asc. Fatos Sada

09:00 – 09:20
Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti – Përditësim mbi teknikat e kirurgjisë së pleksit brakial

09:20 – 09:40
Prof. Asc. Fatos Sada – Menaxhimi i lëndimit traumatik të trurit, në orët e para pas lëndimit

09:40 – 10:00
Prof. Asc. Fatmir Bilaj – Flow diverter në trajtimin e aneurizmave cerebrale

10:00 – 10:20
Dr. Shk. Ermir Roci – Menaxhimi i stenozave asimptomatike të arterieve karotide

10:20 – 10:40
Dr. Muharrem Sadiki – Diagnsotikimi dhe menaxhimi i okluzioneve tandem në Strokun Akut Iskemik

10:40 – 11:00
Dr. Shk. Indrit Temali – Roli i një kardiologu në menaxhimin e goditjes ishemike në tru (gjendja strok)

11:00 – 11:20 Pushim Kafe

Seksioni i dytë

Moderatorë Shkencor
Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Prof. Asc. Fatmir Bilaj, Prof. Dr. Nehat Halili, Dr. Olsi Taka

11:20 – 11:40
Prof. Dr. Arsen Seferi – Trajtimi kirurgjikal i epilepsisë farmakoresistente të lobit temporal

11:40 – 12:00
Dr. Asead Abdyli – Kraniektomia dekomprensive

12:20 – 12: 40
Dr. Mirel Grada – Trajtimi Kirurgjikal i Fistulave Arterio-venoze spinale

12:40 – 13:00
Dr. Adrian Bicaku – Okluzioni i arteries Basilare opsionet e trajtimit të rekanalizimit endovaskularë

13:00 – 13: 20
Dr. Klodi Caci – CT perfuzion i trurit

13:20 – 13:40
Prof. Dr. Isuf Bajrami – Triazhi i pacientëve me strok (avc ishemik)

13:40 – 14:00
Prof. Dr. Fatos Olldashi – Stabilizimi i kolonës cervikale, cila është qasja më efektive?

14:00 – 14:20
Dr. Fisnik Jashari – Roli i ekos karotidike në FAVDc dhe Tinitusi Pulsatil

14:20 – 14:40
Dr. Valdet Bajraktari – Tinitusi Pulsatil dhe tromboza venoze cerebrale

14:20 – 14:40
Dr. Shk. Arben Kutllovci – Trombektomi Mekanike- (Prezantim rasti)

14:40 – 16:00
Prof. Dr. Fabio De Luca – Kirurgjia e stenozave te arterieve karotid – fast and track

16:00 – 16:30 Diskutime

Mbyllja e konferencës
Shpërndarja e çertifikatave

Nov17
0

Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

By sa - Të Reja

Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

Konsulta falas për infertilitet do të përfshijë një bisedë të detajuar me mjekun e mirënjohur në fushën e fertilizimit Dr. Goksu Goç dhe skuadra e tij.Ju do të keni mundësinë të diskutoni shqetësimet tuaja dhe të merrni këshillat e duhura.

Për të planifikuar një konsultë falas për infertilitet, ju lutem na kontaktoni në 038 60 50 50 | 046 60 50 50.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të realizoni ëndrrën tuaj të prindërimit.

Adresa:
Magjistralja Prishtinë-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë.

Nov17
0

Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

By sa - Të Reja

Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e hapjes, vjen me një ofertë të veçantë për ju.

Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

Për më shumë informacion na kontaktoni në 038 60 50 50 / 046 60 50 50.

Adresa:
Magjistralja Prishtinë-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë.

Spitali Amerikan Gjithmonë pranë jush!
Spitali Amerikan Pëqafoje Jetën
#spitaliamerikan #perqafojejeten
#spitaliamerikan2

Nov17
0

Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

By sa - Të Reja

Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë i drejtuar nga Dr.Göksu Goç, është një Departament i konceptuar për të ofruar një shërbim të integruar nga një grup profesionistësh me eksperiencë, të cilët kurojnë gjithçka për shëndetin e gruas, në të gjitha etapat e jetës së saj. Në këtë departament ofrohet e gjithë gama e shërbimeve mjekësore gjinekologjike dhe obstetrikale, që nga kontrollet rutinë gjinekologjike, përgatitjet për shtatëzani dhe ndjekje e shtatëzanisë, kujdesin për shtatëzanitë në rrezik, lindjet dhe kujdesin neno-natal, rastet e menopauzës, deri tek ndërhyrjet kirurgjikale laparoskopike dhe trajtimi kirurgjikal i suksesshëm i rasteve onkologjike.

Stafi i mjekëve profesionistë shqiptarë dhe të huaj, në bashkëpunim të ngushtë edhe me stafin e infermierëve dhe mamive të talentuar, të asistuar edhe nga aparatura dhe teknologji bashkëkohore që Spitali Amerikan në Kosovë disponon ofrojnë për çdo grua shërbim të personalizuar dhe cilësor duke aplikuar me sukses teknika trajtimi nga më bashkëkohoret.

Kirurgët gjinekologë të këtij Departamenti janë të specializuar në aplikimin e teknikave kirurgjikale mini-invazive laparoskopike dhe jo vetëm, duke i aplikuar këto teknika në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve kirurgjikale, teknika të cilat ju ofrojnë pacienteve mundësi rekuperimi më të shpejta dhe më pak dhimbje apo shenja.

Për më shumë informacion telefononi në numrat:
038 60 50 50 / 046 60 50 50

Adresa:
Magjistralja Prishtinë-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten
#spitaliamerikan2

Nov17
0

Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

By sa - Të Reja

Spitali Amerikan 2 është një investim strategjik dhe i rëndësishëm nga Grupi i Spitaleve Amerikane, që sjell një standard të lartë të kujdesit shëndetësor për pacientët në Kosovë. Me infrastrukturën moderne dhe pajisjet e avancuara për të përmbushur nevojat e një gamë të gjerë të pacientëve, ky spital vazhdon traditën elitare të sherbimeve të Spitaleve Amerikane.

Spitali Amerikan 2 përbëhet nga një ekip i kualifikuar i mjekëve, infermierëve dhe teknikëve të shëndetit të gatshëm për të ofruar kujdes shëndetësor të shkëlqyer dhe profesional që dallon nga shërbimet e tjera. Në këtë institucion shëndetësor do të gjeni një shumëllojshmëri të shërbimeve të ndryshme, duke përfshirë gjinekologjinë-obstetrikë, diagnostikën e avancuar, kirurgjinë, kujdesin e urgjencës, pediatri dhe shumë inovacione në fushën e mjekësisë bashkohore.





Spitali Amerikan 2 në Prishtinë, sjell komfort, zgjidhje profesionale dhe kujdes të shtuar për shëndetin e të gjithë pacientëve.

Adresa :
Magjistralja Prishtinë-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrat telefonik :
038 60 50 50 / 046 60 50 50.

#spitaliamerikan #perqafojejeten
#spitaliamarikan2

Jul12
0
Pill Cam

Pill Cam

By sa - Të Reja

Spitali Amerikan në Kosovë në kuadrin e shërbimeve të reja mbështetur në teknologjinë më të avancuar të kohës sjell për të gjithë të interesuarit shërbimin e kapsulës endoskopike. Një kapsulë që ofron inçizimit e të gjithë traktit tretës, të gjithë zorrët e holla dhe zorrën e trashë duke zbuluar në kohë problemet e ndryshme shëndetësore.

Një çmim ekonomik për një shërbim profesional dhe ekselent.

Për më shumë informacion, kontaktoni në rrjete sociale ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

#spitaliamerikan #perqafojejeten #PillCam #endoscopy



 

Dec19
1

Tashmë në Kosovë operacionet e gurëve ne veshka dhe operacionet e zmadhimit të prostates do të bëhen me teknologjine me te fundit ne treg me lazerin Auriga XL 50 Watt

By sa - Të Reja

Shërbimeve cilësore të Spitalit Amerikan Kosovë i bashkangjiten edhe teknologjitë më bashkohore në ndihmesë të pacientëve. Departamentit të Urologjise tashmë i është ofruar mundesia e kryerjes së intervenimeve nëpërmjet përdorimit të aparaturave moderne më të fundit. Auriga Holmium Laser, ekipit e urologeve të Spitalit Amerikan në Kosovë të udhëhequr nga Dr.Ajet Xhafa i lejon tashmë të kryejë intervenimet urologjike nëpërmjet përdorimit të lazerit duke u mundësuar pacienteve të perfitojne nga kjo risi bashkohore.

Lazeri Holmium është metoda më e mire per copëtimin e te gjithe gurëve në kanalin e veshkes(ureter) ose brenda në veshkë.Me ndihmen e një kamere shumë te vogël e cila quhet ureterorenoskopi flexible mund të shkojmë në cdo cep të veshkes dhe te bëjmë thyrjen e cdo guri.Ureterorenoskopia flexible e prodhuar nga kompania gjigande Olympus na lejon që të shohim 360 gradë brenda në veshkë.
Tashmë në Kosovë operacionet e gurëve ne veshka dhe operacionet e zmadhimit të prostates do të bëhen me teknologjine me te fundit ne treg me lazerin Auriga XL 50 Watt e prodhuar nga kompania e madhe amerikane Boston Scintific.
Për të mësuar më shumë për keto metoda dhe per trajtimin e duhur për problemet tuaja për gurë në veshka, zmadhim të prostates, ngushtim të kanalit te urinës, heqjen e tumoreve të rrugeve urinare,mund të lini takim në departamentin e urologjise ne Spitalin Amerikan Kosove me Urologun e diplomuar në Turqi Dr Ajet Xhafa.

Jun17
1
Per here te pare ne Kosove Spitali Amerikan realizon me sukses intervenimin per riparimin aortal endovaskular të kraharorit (TEVAR).

Per here te pare ne Kosove Spitali Amerikan realizon me sukses intervenimin per riparimin aortal endovaskular të kraharorit (TEVAR).

By sa - Të Reja

Per here te pare ne Kosove Spitali Amerikan realizon me sukses intervenimin per riparimin aortal endovaskular të kraharorit (TEVAR) nëpermjet procedures se vendosjes se stendgrafit. Ky operacion u realizua me sukses nga mjeket e Spitalit Amerikan udhehequr nga kirurgu i njohur endovaskular Dr. Halil Krasniqi.

Dr.Halil Krasniqi shprehet i kenaqur me rezultatin dhe tregon se standartet me te larta qe aplikohen ne mjeksine e vendeve te zhvilluara tani jane te mundura dhe te ofruara nga Spitali Amerikan ne Kosove.
Nepermjet realizimit te nje nderhyrje kaq delikate dhe te veshtire ne Spitalin Amerikan ne Kosove i hapet rruga kurimit dhe trajtimit te shume pacienteve qe per te realizuar kete nderhyrje ishin te detyruar te udhetonin jashte vendit. Spitali Amerikan, – shprehet drejtori Ekzekutiv i ketij Spitali, Z.Igli Larashi, do vazhdoje perpjekjet e tij si institucion shendetesor ne sherbim te popullates, per te ofruar te gjitha llojet e intervenimeve ketu ne Kosove, me mjeket me te mire dhe teknologjine me moderne. Kjo do te lehtesonte te gjithe ata qe kane nevoje per nderhyrje te tilla te mos detyrohen te udhetojne jashte shtetit por ti marrin keto sherbime prane spitalit tone.

Per me shume informacion,kontaktoni ne inbox ose ne numrat e telefonit 038221661 ose 049513513

Spitali Amerikan,Perqafoje Jeten!

 

Jun17
1
U realizua me sukses në spitalin Amerikan Kosovë Disekacioni I Aortës Torako-Abdominale.

U realizua me sukses në spitalin Amerikan Kosovë Disekacioni I Aortës Torako-Abdominale.

By sa - Të Reja

Paraqitet ne Urgjencen e Spitalit Amerikan Kosovë pacienti 46 Vjecar me rupturë te Aortes (carje).
Ruptura ishte në vendin më të papërshtatshëm si dhe ky pacient kishte për disa vite 4 aneurizma (zgjerime) të aortes dhe degëve të saj të cilat kishin pësuar rupture 2-3 ditë me parë .
Në konsultë me qendrat e tjera të rajonit ky pacient ishte shpallur inoperabil (i paoperueshëm).
Merret me urgjencë vendimi per ta operuar nga mjeku vaskular Dr. Elmi Olluri me ekipin e tij dhe mjekët anesteziolg Dr. Ismet Jusufi dhe Dr. Feim Mucolli.
Operacioni rezultoi me sukses dhe pa asnjë komplikacion.Përvoja e ekipit operator me në krye Dr. Elmi Ollurin,kirurgu i cili ka kryer dhjetra raste të rupturës së aortës,mbajtja në parametrat jetësorë nga anesteziologët gjatë operacionit dhe pas tij,si dhe falë kushteve të mrekullueshme te Spitalit Amerikan Kosovë,pacienti gëzon shëndet të plotë dhe sot në mëngjes është larguar nga spitali.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

Jun17
1
Gastric Sleeve

Gastric Sleeve

By sa - Të Reja

A keni probleme me mbipeshën dhe peshën morbide? A jeni te lodhur nga dietat e mundimshme me vite te gjata dhe te paefektshme ne humbjen e peshes?
Zgjidhja tanimë gjëndet pranë jush,në spitalin Amerikan ne Prishtine,aty ku ofrohen sherbimet per trajtimin mjekesor te mbipeshes patologjike me teknologji moderne laparoskopike mini-inazive.

Definicioni i mbipeshës dhe obesiteti
Sikur mbipesha dhe obesiteti të ishin vetëm probleme estetike kjo do të ishte më pak shqetësuese. Por obesiteti është një problem serioz shëndetësor dhe si pasoje ka rritjen e rrezikut nga sëmundje të ndryshme.
Obesiteti është përgjegjës për mbi 1 milion vdekje dhe 12 milion të sëmurësh në Europe .

Kur për një person thuhet qe ka mbipeshe zakonisht i referohemi një peshë të tepërt te përbëre nga indi muskulor, kockat dhe indi dhjamor, ndërsa si OBEZ i referohemi situates kur personi ka peshë te tepërt kryesisht nga indi dhjamor. Një person konsiderohet OBEZ kur pesha e tij kalon 20% e me shumë të peshës normale.
Indeksi i masës trupore (BMI) është mënyra më e mirë për matjen e prevalencës së obesitetit në një popullate por përdoret edhe tek rastet individuale. Nuk duhet ndonjë aparaturë e specializuar, dhe mund të shfrytëzohet për të krahasuar të dhënat për obesitetin në mes grupeve, etnive dhe shteteve të ndryshme.
Tek të rriturit egzistojnë vlerat statike të BMI dhe për shumicën e njerëzve korrespondojnë mjaft mirë me nivelin e indit dhjamor, por pasi që nuk përcakton lokalizimin e dhjamit në trup në shumë raste kombinohet me matjen e perimetrit të barkut (indit dhjamor rreth barkut) dhe na jep më shumë informata nëse personi është në rrezik nga paraqitja e sëmundjeve që vijnë si pasojë e obesitetit.

Ne trajtimin Laparoskopik Mini Invazive te Mbipeshes Morbide kirurget me ne krye mjekun Doc. Dr. Sabri Tmava MD PhD ne Spitalin Amerikan ne Prishtine aplikojne procedure e GASTRIC SLEEVE apo largimin e pjeses se madhe te stomakut duke modeluar nje stomak me pamje dhe forme te bananes ose “ SLEEVE”. Kjo eshte procedura me e përhapur dhe me efektive ne humbjen e peshës dhe kthimin e pacientit ne peshë normale. Me 1-2/10 e stomakut te mbetur ju do te ndiheni te ngopur me sasi te vogël te ushqimit në krahasim me periudhen para operacionit. Ju do te keni kufuzim te masës ushqimore që futet ne organizëm dhe kështu do te filloni të humbni peshe gradualisht ne menyre te sigurte pa pasur nevoje te përdorni dieta strikte dhe te mundimshme!

Procedura e Gatsric Sleeve
Pacientët qe janë kandidatë per Gastric Sleeve i nënshtrohen përgatitjes protokoloare preoperative , ku ekipi qe trajton këtë patologji përbëhet nga specialiste te fushave te ndryshme: kirurgu, anestezisti, gastroenterologu , endokrinologu, nutricionisti etj.
Pasi te bëhet evaluimi I plote dhe përgatitje e pacientit në aspektin klinik,pergatitet plani operativ.
Me anë te rrugëve laparoskopike duke aplikuar vendosjen e disa portave apo hyrjeve me madhesi rreth 0.5 dhe 1.0 cm vendosen pajisjet speciale të cilat mundësojne që të përgatitet stomaku dhe te bëhet gati per largimin e pjeses me te madhe te tij. E tere procedura operative kryhet me anë të një kamere speciale e cila futet brenda hapësires së barkut dhe përmes video monitoreve kryhet me saktësi dhe me lehtesi . Prerja dhe qepja e stomakut realizohet me ane te pajisjeve speciale qe quhen STAPLER endokirurgjikal,të cilët mundesojnë prerjen dhe qepjen e njëkohsme te stomakut te prerë. Gjate heqjes së masës më të madhe te stomakut përmes vrimes se portës largohet edhe pjesa ku prodhohet hormoni qe stimulon oreksin. Kjo automatikisht do të mundësojë uljen e nevojës per marrjen e ushqimit.

Vendosja e portave hyrese gjate GASTRIC SLEEVE
Pacienti qëndron disa ditë në spital derisa të vendoset funksionimi i plote i organeve te sistemit të trejtjes.

Humbja e peshës pas operacionit për GASTRIC SLEEVE
Përparesite e GASTRIC SLEEVE në karahasim me procedurat tjera eshte evident: procedura nuk shkakton crregullime metabolike, është procedurë që shkakton humbjen e përhershme të mbipeshes dhe ne duar te eksperteve eshte procediure e sigurtë dhe lehte e aplikueshme!

Për më shumë informacion kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

Page 1 of 10123›»

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë