Dr. Ernesa Xhafa është Konsulente Onkologe e angazhuar në Departamentin e Onkologjisë në Mount Vernon Cancer Center në Britani të Madhe. E subspecializuar në kancerin e gjirit, të mushkërisë dhe Onkologjinë akute. Ajo përfundoi dy fakultete: BSc (Hons) Podiatry ne University College London (UCL) dhe Fakultetin e Mjekesisë në Prishtinë. Pas nostrifikimit të diplomës së Mjekësisë ajo fillon karrierën postdiplomike nga Foundation në kuadër të Buckinghamshire NHS trust, përfundon studimet bazë të mjekësisë interne (MRCP UK) në UCLH me ç’rast bëhet anëtare e Royal College of Physician në Londër (RCP). Më pastaj fillon specializimin në Clinical Oncology në Imperial NHS Trust, vazhdon në UCLH për të kaluar më tutje në Departamentin e Onkologjisë në sektorin privat të Health Corporation of America (HCA) ku dhe dekorohet si mjeke e parë në Britani të madhe nga Wellington Hospital me “Frist Humanitarian Award”. Dr. Ernese vendos të kaloj në Onkologjinë mjekësore (Medical Oncology) që angazhohet më tepër në zbulime shkencore dhe përfundon specializimin katër vjeçarë në spitalin e famshëm të Saint Bartholomew’s në Londër (Spitali i parë në Mbretërinë e Bashkuar që daton nga viti 1123).
Në 2017 ajo përfundon studimet postdiplomike në Onkologji në “Institute of Cancer Research” (ICR) në Londër. Ajo është anëtare e Royal College of Physicians në Londër MRCP (Oncology), Asociacionit të mjekëve të kancerit (ACP) në Britani të Madhe dhe European Society of Medical Oncologist (ESMO). Ajo gjithashtu është anëtare pune e grupit të onkologëve të kancerit të gjirit në Britani të madhe (UKBCG), që mirren me vendimin dhe zbatimin e udhërrefimeve të reja në këtë lloj të tumorit (Breast Cancer Guidelines). Dr. Ernesa ka përvojë kërkimore në studime të shumëta klinike gjatë punës së saj në spitalet me emër si: UCLH NHS Trust, Imperial NHS Trust, Mount Vernon Cancer Center dhe Barts NHS Health Trust. Për më tepër, ajo drejton dhe kryen auditime vjetore dhe projekte për përmirësimin e cilësisë së përkujdesjes ndaj pacientit. Ajo është gjithashtu e angazhuar në trajnimin e mjekëve të rinj dhe specializantëve të Onkologjisë. Dr. Ernesa është nderuar me çmime të shumta, ndër to edhe me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” nga Presidentja e Kosovës Znj. Vjosa Osmani si dhe “Frist Humanitarian Award” nga HCA international me të cilin nderohen mjekët për kontributet e tyre në këtë lami. Dr. Ernesa është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencore në fushën e onkologjisë, dhe pjesëmarrëse në konferenca onkologjike ndërkombëtare. Ajo ka përvojë në trajtimin e problemeve komplekse onkologjike dhe mjekësore. Dr. Ernesa do të ofrojë konsulta për mendimet sekondare në diagnostifikimet dhe trajtimet e kancerit që do të ndihmojnë
në trajtimin e pacientëve duke përdorur metodat më të avancuara terapeutike për trajtimin e sëmundjeve onkologjike duke përfshirë kimioterapinë, imunoterapinë dhe terapitë përkatëse.