+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
Feb1
3

Kirurgjia e Përgjithshme: Çfarë duhet të dimë para se të vendosim se ku duhet të trajtohemi dhe t’ia besojmë shëndetin tone?

By sa - Të Reja

[:sq]


Kirurgjia e Përgjithshme është nga departamentet më të rëndësishme të Spitalit Amerikan. Ekipi i këtij departamenti përbëhet nga: Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan- shefi i departamentit , Dr. Sabri Tmava Mr.sci dhe Dr. Ilir Fazliu Mr.sci.

Të gjitha operacionet në këtë departament realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition) dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike , ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit.

Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, përdoren nga firma të njohura botërisht të shëndetësisë (Auto-suture dhe Eticon). Gjithashtu, edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe të miratuara botërisht për këto produkte.

Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Amerikan, përveç transplantimit si pasojë e mungesës së hapësirës ligjore, realizohen të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetet e zhvilluara dhe në qendrat e mëdha kudo në botë.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan është qendra private më e rëndësishme në Kosovë për Kirurgjinë Onkologjike dhe Kirurgjinë Laparaskopike e cila ofron shërbim me sistemin 24h/7 ( 24 orë /7 ditë në javë ).

Në këtë departament realizohen shumë operacione të ndryshme të cilat në spitalet e tjera në Kosovë dhe rajon nuk mund të kryhen.

Disa nga operacionet që kryhen vetëm në Spitalin Amerikan janë: Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut, Hernia Hiatale – Sëmundja e Refleksit Gastroezofagial, Kirurgjia Laparaskopike e Kancereve, Kirurgjia Bariatrike (Kirurgjia e Obezitetit).

REFLUKSI GASTROEZOFAGIAL

Kirurgjia shumë rrallë është e nevojshme për hernine hiatale. Por për sëmundjen e refluksit gastroezofagial në disa raste kirurgjia është e nevojshme. Në ditët e sotme në operacionet që bëhen për sëmundjen e refluksit gastroezofagial, Laparaskopia është standardi i artë.

Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri, kirurgjia anti-refluks është realizuar në Spitalin Amerikan.

“Në spitalin tonë të gjitha kirurgjitë për sëmundjen e refluksit gastroezofagial janë realizuar në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të kryhet kirurgjia laparaskopike anti-reflekus”- thotë Dr. Ugur Gozalan, Shef i Kirurgjisë në Spitalin Amerikan.

KANCERI I LUKTHIT

Për trajtimin e kancerit të lukthit zbatohen protokollet e Amerikës dhe Europës. Për çdo pacient para operacionit bëhet staging radiologjik dhe vetëm pacientët me potencial kurimi operohen. Për pacientët me sëmundje lokalishtë të avancuar, sipas vendimit të konziliumit onkologjik, fillimisht jepet kemoterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgji. Spitali Amerikan ka eksperiencë të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit.

“Për trajtim kirurgjikal të kancerit të lukthit nevojitet një qasje sipas kirurgjisë onkologjike. Tek të gjithë pacientët me potencial kurimi realizohet D2 Diseksion i nyejve linfatike”, sqaron më tej Dr. Gozalan.

KANCERI I KOLONIT DHE REKTUMIT

Në kancerin e kolonit dhe rektumit suksesi i kirurgjisë është një ndër elementet që përcakton jetëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet me kancer të rektumit diskutohen në konziliumin onkologjik dhe pacientet me kancer lokalisht të avancuar trajtohen fillimisht me kemoterapi neoadjuvante dhe më pas operohen. Ekipi i Repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan ka një eksperiencë shumë të mirë në kirurgjinë e kolonit dhe rektumit.

Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore ku kryhet kirurgjia Laparaskopike e kancerit të Kolonit dhe Rektumit në Kosovë. Të gjitha rastet e kancerit të kolonit dhe rektumit operohen sipas standardeve botërore.

KIRURGJIA BARIATRIKE

Në ditët e sotme në kirurgjinë bariatrike standardi i artë është kirurgjia laparaskopike. Spitali Amerikan është e vetmja qendër spitalore ku mund të bëhet Kirurgjia Bariatrike Laparaskopike. Aplikohet operacioni Sleeve Gastrektomi për zvogëlimin e lukthit. Suksesi në Kirurgjinë Bariatrike Laparaskopike në Spitalin Amerikan është maksimalisht i lartë.

Sëmundjet e ezofagut (tubit të ushqimit) ndahen në dy grupe: kanceri i ezofagut dhe sëmundjet benigne të ezofagut. Spitali Amerikan është e vetmja qendër private në Kosovë ku realizohet Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut. Trajtimi kirurgjik i kancerit të ezofagut në klinikën tonë realizohet trans-hyatal (metoda Orringer) ose me torakotomi (Ivor-Lewis).

PROCEDURA ERCP

Në spitalin Amerikan të gjitha kolecistektomitë bëhen në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku mund të bëhet rezeksioni i mëlçisë dhe Whipple, gjithashtu është qendra e vetme private ku përformohet ERCP.

ERCP është procedurë endoskopike-kirurgjikale, diagnostike dhe terapeutike me anë të së cilës arrihet vizualiteti i rrugëve bilare dhe pankreatite, diagnoza e saktë dhe trajtimi endoskopik i sëmundjeve bilare dhe pankreatite.

Dr.Sabri Tmava nga viti 2012 ka aplikuar procedurën ERCP në Spitalin Amerikan Prishtinë dhe Tiranë.

“Kolangiografia endoskopike retrograde është procedure shumë e dobishme dhe e pazëvendësueshme që aplikohet në diagnostifikimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme patologjike të rrugëve bilare dhe pankreatike. Bashkë me kolecistektominë laparaskopike paraqesin procedurat endokirurgjike plotësuese me njëra-tjetrën, standarde të arta në trajtimin e kalkulozës së kolecistës dhe koledokolitiazës”- sqaron më tej Dr.Sabri Tmava – Kirurg në Spitalin Amerikan.

Të gjithë pacientët të cilët kanë marrë shërbime shëndetësore janë ndarë shumë të kënaqur nga trajtimi dhe profesionalizmi i mjekëve kirurgë të këtij spitali.[:]

Jan20
0

“Çmimi ndërkombëtar si spitali më i mirë në Kosovë” për 2016 nga International Healthcare Commission (IHC)

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan së fundmi merrë edhe trofeun për ” Çmimi ndërkombëtar si spitali më i mirë në Kosovë” për 2016 nga International Healthcare Commission (IHC)

Ky sukses përkthen më së miri punën e palodhur dhe në harmoni të gjithë ekipit të spitalit, ekip i cili gjithmonë e më shumë është në punë të vazhdueshme për të ofruar shërbime sa më profesionale për të gjithë pacientët si dhe për ta kthyer Spitalin Amerikan në Prishtinë në qendër referimi jo vetëm në vend, por edhe me gjerë në rajon.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

AHK[:]

Jan18
0

Shërbimet e ORL-së në Spitalin Amerikan të standardizuara po aq sa ato evropiane

By sa - Të Reja

[:sq]


Departamenti i Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin Amerikan është ndër departamente më të rëndësishme dhe me një funksion shumë të gjerë të shërbimeve të ORL-së, shërbime këto të cilat janë të standardizuara po aq profesionalisht sa edhe në vendet e zhvilluara evropiane.

Në shërbimin e ORL-së në Spitalin Amerikan e gjithë puna e kryhet në sajë të një teknologjie të avancuar duke u mbështetur në standarde të larta etike, mjekësore dhe akademike. Pacientëve që aplikojnë në shërbimin e ORL-së u ofrohet shërbimi i poliklinikës dhe ai i shtrimit (in-patient). Mikroskopia dhe teknologjia e sistemeve endovizuale përdoren për ekzaminimin e pacientëve që vijnë në poliklinikë.

Dr.Muzaffer Balaban- Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, thotë se pacientët ndihen shumë të kënaqur me gjithë shërbimet e marra në Departamentin e ORL-së, këtu padyshim që ndikon edhe profesionalizmi mjekësor dhe teknologjia e fundit të cilën Spitali Amerikan e posedon për këtë departament. Dr. Balaban thekson që qëllimi i tij është që të jap diagnozën e saktë dhe të jetë shumë precizë në terapinë e duhur që pacientët të ndahen të kënaqur me shërbimet e ofruara.

“Në klinikën tonë përdorët teknologjia e fundit të cilën e praktikojmë edhe gjatë ekzaminimit dhe operacioneve tona. Ne bëjmë shumë operacione rreth ORL-së por principi ynë është që të mos bëhet asnjë operacion i panevojshëm” , thotë Dr.Muzaffer Balaban udhëheqës i Departamentit të ORL-së në Spitalin Amerikan.

Në klinikën e ORL-së të Spitalit Amerikan bëhen këto operacione për fëmijët dhe të rriturit.

Operacionet funksionale të hundës

  • Devijim i septit te hundës
  • Mishi hundës

Operacionet endosopike të hundës

  • Sinuset kronike
  • Polipet e hundës
  • Septoplastika endoskopike
  • Konkaplastia endoskopike
  • Operacionet endoskopike të qeses së lotit
  • Operacioni i bajames dhe bajames së tretë
  • Kirurgjia endoskopike e veshit
  • Vendosja e tubit në vesh

Mikrokirurgjia e veshit:

  • Operacioni i riparimit të timpanit të veshit
  • Operacioni i infeksionit kronik të veshit
  • Otoskleroza
  • Operacioni i gjëndrës pështymore
  • Operacioni i tumorit të lëkurës në fytyrë dhe qafë
  • Operacioni i cistës në qafë
  • Operacioni i gjëndrës lenfatike në kokë dhe qafë
  • Kirurgjia e apnes së gjumit
  • Operacionet e tumorit të buzës dhe gjuhës
  • Kirurgjia e telit të zërit

Problemet më të shpeshta që paraqitën tek fëmijët janë infeksioni i bajameve, gërhitja dhe apnet e gjumit, infeksionet e veshit kurse tek të rriturit është mbyllja hundës, infeksionet e hundës dhe dhimbjet e kokës në bazë të tyre.

“Në Spitalin Amerikan tek fëmijët më së shpeshti kryhen këto operacione: Heqja e bajameve dhe bajames së tretë dhe vendosja e tubit në vesh kurse tek të rriturit: Devijimi i septit të hundës, polipet dhe sinuset” , thotë në fund Dr.Muzaffer Balaban.

Spitali Amerikan është lider i shëndetësisë në vend dhe më gjerë.[:]

Jan13
0

Ngjyrat e teatrit La Scala në Tiranë!

By sa - Të Reja

[:sq] 

Në një eveniment të madh kulturor dhe një natë të paharrueshme, Spitali Amerikan, së bashku me disa nga artistët më të njohur të skenës Kombëtare dhe atë Ndërkombëtare, organizon një koncert bamirësie nën emrin “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Ky koncert zhvillohet në prag të festimit të 10 vjetorit të krijimit të Spitalit Amerikan me një qëllim sublim, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që janë lindur me probleme në sistemin e dëgjimit. Implanti koklear është mrekullia teknologjike e fundit që mundëson sjelljen e tingullit në veshin e paaftë për të dëgjuar. Të ftuar në këtë aktivitet prestigjioz do të jenë disa nga yjet e muzikës lirike dhe asaj tradicionale shqiptare.

Pjesëmarrje e veçantë e sopranos së suksesshme botërore Maria Jose Siri. Ajo vjen të marrë pjesë në këtë koncert madhështor direkt pas rolit të saj në Madama Butterly në La Scala në datë 8 Janar 2017. Me pjesëmarrjen e tyre nderojnë dhe tenorët Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj. Soprano Sindi Mamaqi si dhe këngëtarët Rona Nishliu dhe Dren Abazi sëbashku me pianistin Ekland Hasa. Orkestra do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Italian Francesco Ledda. Koncerti do të jetë nën prezantimin e Ema Andreas. Ky koncert do të sjelli për publikun Shqiptar aromën e muzikës klasike më të zgjedhur, me një repertor brilant nga trojet Shqiptare dhe ariet më të bukura të muzikës botërore. Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datë 27 Janar në orën 20.00. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për realizimin e operacionit për vendosjen e implantit koklear tek fëmijët që kanë lindur me probleme në dëgjim. Për më shumë vëmendje dhe përkrahje ndaj kësaj teme shumë sensitive, ju ftojmë të bëheni pjesë!

Biletat shiten pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, Cel 0676078372koncerti1[:]

Dec30
0

Spitali Amerikan ju uron gëzuar Vitin e Ri 2017

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan ju uron gëzuar Vitin e Ri 2017
Shërbime shëndetësore 24 orë edhe gjatë festave të fundvitit

kartolina-spitali-amerikanDuke ditur që festat e fundvitit përveç se sjellin gjithmonë kënaqësi dhe hare në familjet tona, ato shpesh dinë të jenë edhe ditë të incidenteve të ndryshme. Jemi dëshmitar të shumë lëndimeve me armë zjarri të shumë personave, pikërisht në ditët e festave të tilla, e sidomos për festat e fundvitit ku edhe mjetet piroteknike janë shpesh shkaktari kryesor i plagosjes dhe lëndimit të shumë personave. Prandaj për t’i ardhur në ndihmë gjithnjë rasteve të tilla, rasteve urgjente, Spitali Amerikan ka menduar edhe për pacientët e tij, në këtë mënyrë duke mos pasur as edhe një minutë pushim në Repartin e Emergjencës edhe në festat e fundvitit.

Emergjenca e Spitalit Amerikan ofron shërbime mjekësore 24 orë/7 ditë në javë nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, MRI (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe laboratorë 24 orë.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Ndërsa personeli mjekësorë përbëhet nga kardiologë & kardiokirurgë, ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, anestezistë & reanimatorë, gjinekologë, pediatër & neonatologë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Spitali Amerikan uron të gjithë shqipëtarët gëzuar festat e fundvitit, shëndet, lumturi dhe dashuri në familjet tuaja.

Spitali Amerikan përqafoje jetën![:]

Dec28
0

Përzgjidhet spitali më i mirë në Kosovë nga International Healthcare Commision!

By sa - Të Reja

[:sq]International Healthcare Commission-IHC, është një komision ndërkombëtar i kujdesit shëndetësor i cili jep vlerësime spitalore, informacion për kompanitë e sigurimeve, investitorët e kujdesit shëndetësor, organizatat qeveritare dhe administratorët e palës së tretë. IHC shqyrton të dhëna nga spitalet private në të gjithë botën për të identifikuar spitalet më të mirët ndërkombëtare, ofruesit e kujdesit shëndetësor më të mirë.

Në Tetor 2016, American Hospital Kosova u shpërblye me Çmimin Spitali më i mirë Ndërkombëtar 2016 për Kosovën.

Komisioni Ndërkombëtar i Kujdesit Shëndetësor ka realizuar përformacat shqyrtuese të vlerësimit të të gjitha spitaleve private në Kosovë gjatë viti 2016. American Hospital Kosova ka shënuar pikët më të larta të përgjithshme të të gjitha spitaleve private në vend, në këtë mënyrë nga Tetori i vitit 2016 e deri në Tetorin e vitit 2017 Spitali Amerikan mbanë trofeun e Best International Hospital Award Kosovo.

Kujtojmë faktin se në Qershor të viti 2016 Spitali Amerikan në Kosovë, është përzgjedhur Spitali më i besueshëm privat në vend nga International Certification Association (ICA). International Certification Association (ICA) ka pajisur Spitalin Amerikan me certifikatën Top Quality Medal, QUDAL 2016/2017.[:]

Dec12
0

Spitali Amerikan, gjithnjë në përkrahje të sportit

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan është bërë dera e parë për të gjithë sportistët që gjatë aktiviteteve sportive pësojnë lëndime të ndryshme ortopedike.

Futbollisti Mergim Pefqeli, nga Klubi i Futbollit Fc Prishtina, ishte sportisti i radhës që mori shërbimet shëndetësore në Spitalin Amerikan. Ai gjatë njërës nga ndeshjet futbollistike kishe marrë lëndime në gjurin e djathtë, lëndime këto që ia pamundësonin zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës së tij futbollistike. Operimin e gjurit të djathtë të futbollistit Mergim Pefqelit, e realizojë me sukses Dr.Florin Ramadani së bashku me ekipin e Ortopedisë, me mbështetjen e Anesteziologëve dhe ekipit të sallës operacionit Spitalin Amerikan. Dr. Florinin tha se gjithçka rreth operimit ka shkuar me shumë sukses dhe se Mergimi do të jetë përsëri pas një kohe të shkurtër ne fushën e gjelbër.

“Mergimi erdhi në spital me një lëndim të gjurit të djathtë, atij ju bë Artroskopia e gjurit me inplante dhe riparimin e meniskusit. Operimi shkoi shumë mirë dhe pacienti tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas ushtrimeve terapeutike, Mergimi do të jetë i gatshëm t’i bashkohet ekipit të tij bardh e kaltër”, tha Dr.Florin Ramadani -Kirurg Ortoped-Traumatolog në Spitalin Amerikan.

Ndërsa edhe vetë Mergimi ndihet shumë i kënaqur me gjithë shërbimet që mori në Spitalin Amerikan, ai i falënderohet shumë spitalit dhe doktorit për ndihmën që i është ofruar atij. Kujtojmë që Spitali Amerikan, kishe ofruar shërbime shëndetësore edhe për kampionen botërore të xhudos – Majlinda Kelmendin.[:]

Dec5
1

Zhvillimi i kirurgjisë Endoskopike, ja përfitimet që i sjellë pacientit

By sa - Të Reja

[:sq]

http://ks.spitaliamerikan.com/wp-content/uploads/2016/12/video-1480948342.mp4

Spitali Amerikan si institucioni privatë shëndetësor më i madh në vend, për afro 5 vite realizon operime nga më të ndryshmet, pa prerjen klasike të hapur por me kirurgji mini invazime. Si rast i tillë është trajtimi i gurëve të tëmthit me mjete dhe procedura më bashkëkohore pa hapje të barkut i realizuar nga Doc.Dr.Sabri Tmava MD PhD-Spitali Amerikan në repartin e Shërbimit Kirurgjisë Endoskopike.

Filmimi në Spitalin Amerikan gjatë nxjerrjes së gurit me madhësi mbi 1 cm nga kanali kryesor i tëmthit. Kirurgjia Endoskopike ka shumë përparësi për pacientin, qëndrim një ditor në spital, fillimin e aktiviteteve të përditshme pas 48 orësh nga operacioni si edhe estetikishtë një prerje jo më shumë se një centimetër[:]

Nov4
1

Një lajm i mirë nga shëndetësia.Kolangiografia Perkutane Transhepatike (PTC), për herë të parë realizohet në Kosovë!

By sa - Të Reja

[:sq]


Spitali Amerikan, gjithnjë e më fuqishëm po zë vendin e merituar në nivelin e njëjtë me spitalet e avancuara botërore, si për nga infrastruktura, niveli i lartë i profesionalizmit të stafit mjekësor, aplikimit të procedurave më të reja e të cilat në Kosovë realizohen për herë të parë në Spitalin Amerikan.

Risia e radhës në institucionin më të besueshëm në vend – Spitalin Amerikan, që kësaj radhe i përket fushës së Radiologjisë Invazive dhe që është e një rëndësie tejet të veçantë, ka të bëjë me Kolangiografin Perkutane Transhepatike. Procedurë kjo e cila në Kosovë realizohet vetëm në Spitalin Amerikan.

Kolangiografia Perkutane Transhepatike me drenim të rrugëve biliare (PTC) është një teknike e Radiologjisë Invazive nëpërmjet së cilës realizohet fillimisht akcesi dhe më pas drenimi i rrugëve biliare në rastet e obstruksionit të koledokut ose rrugëve biliare qendrore.

Bllokimet e sistemit biliar mund të rezultojnë prej etiologjive beninje si për shembull gurë, struktura, procese inflamatore ose infektive, por edhe prej patologjive malinje veçanërisht karcinoma e pankreasit, kolangiokarcinoma, metastazat në mëlçi dhe karcinomat ampullare. Në rastet e bllokimit të sistemit biliar prej ndonjë prej patologjive të lartpërmendura, sekrecionet biliare e kanë të pamundur zbrazjen në duoden. Ato grumbullohen në rrugët biliare, rrisin vlerat e bilirubines dhe më pas infektohen duke e përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e pacientit.

PTC-ja si procedurë pikërisht këtë gjë synon, largimin e sekrecioneve biliare prej trupit të pacientit në rastet kur ka bllokim përgjatë rrjedhjes së tyre natyrale.

Kjo procedurë në ditët e sotme në përgjithësi rekomandohet kur ERCP ka dështuar në zhbllokimin e rrugëve biliare dhe është një alternativë shumë efektive për të realizuar drenimin e sekrecioneve.

PTC është një procedure invazive tejet e sofistikuar e cila realizohet vetëm në një numër të caktuar qendrash të specializuara. Tashmë procedura realizohet edhe në Kosovë, ekskluzivisht në Spitalin Amerikan.

Për rastet e PTC dhe për çdo procedurë tjetër të Radiologjisë Invazive, mund të caktoni termin tek Dr.Admir Sulovari, të cilin mund ta gjeni çdo ditë në Spitalin Amerikan.[:]

Nov2
1

Telefonata që shpëton jetë, shërbimi më i shpejtë dhe profesional i URGJENCËS!

By sa - Të Reja

[:sq]


Spitali Amerikan,si i vetmi spital i përgjithshëm në sistemin privat shëndetësor, tashmë njihet për besimin dhe ngritjen e nivelit shëndetësor në vend. Profesionalizmi i mjekëve, investimet e vazhdueshme në pajisje të reja mjekësore, ndërhyrje kirurgjikale të cilat janë realizuar për herë të parë në Kosovë kanë fituar besimin e pacientave ne vend dhe jo vetëm. Të shumtë janë edhe pacientët që vijnë nga vendet e huaja. Shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Gjermani, Suedi apo Belgjikë gjithmonë e më shumë po ja besojnë shëndetin e tyre por edhe të familjarëve të tyre Spitalit Amerikan

Një nga departamentet më të rëndësishëm të këtij spitali është dhe Urgjenca.

Urgjenca e Spitalit Amerikan është një shërbim i cili ka filluar në fund të vitit 2012 të ofrojë shërbimet e saj në Kosovë. Fillimisht për urgjencat minore për të arritur deri në ditët e sotme ku ky shërbim arrin të menaxhojë me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj. Në bashkëpunim me ICU (terapinë intensive), sallën e hemodinamikës, sallat e operacioneve, maternitetin, laboratorin, imazherinë e avancuar dhe invazive bashkë me përkushtimin maksimal të stafit të mjekëve dhe infermierëve e bënë Spitalin Amerikan, qendrën spitalore unike në cilësinë e ofruar dhe shpejtësinë e përgjigjes mjekësore.

Prandaj ky përkushtim dhe kjo përgjegjësi që ka stafi mjekësorë profesional i Spitalit Amerikan për të gjithë pacientët e tij, do të vazhdojë të jetë funksional 24 orë edhe për gjatë festive të fundvitit, kështu duke mos e pasur as edhe një orë të vetme pushim, por gjithnjë, Emergjenca e Spitalit Amerikan është në gatishmëri 24 orë për të gjithë ata që kanë nevojë që t’ju ofrohet një trajtim shëndetësorë cilësorë ashtu siç edhe e ofron Spitali Amerikan, edhe gjatë festave të fundvitit.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Ndërsa personeli mjekësorë përbëhet nga ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurgë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Në Spitalin Amerikan priten çdo muaj rreth 30 – 40 raste me aksidente cerebrovaskulare të cilave u jepet mundësia të trajtohen në mënyra të ndryshme kirurgjikale apo me fjalën e fundit të imazherisë invazive, atë të stentimit të arterieve cerebrale apo sklerotizimit të tyre.

Qendra kardio-vaskulare si pjesë e rëndësishme e Urgjencës, është një nga shtyllat e suksesit të Spitalit Amerikan me një numër rekord rastesh të diagnostikuar dhe trajtuar me sukses.

Urgjenca dhe stafi i saj ka një rol esencial në pritjen e triazhimin në kohë të shpejtë të këtyre rasteve.

Laboratori i hemodinamikës është shumë i lidhur me urgjencën, terapinë intensive dhe sallat e kirurgjisë kardio-vaskulare. Në këtë qendër bëhet e mundur trajtimi i aksidenteve kardiake me stentim apo kirurgji të hapur. Trajtim kirurgjikal apo me imazheri invazive i aksidenteve

vaskulare si Disekacioni i Aortës (çarja e aortës), tromboza e arterieve periferike, tromboembolia pulmonare etj.

038 221 661 ose 049 933 979 telefonata që shpëton jetë.[:]

Page 3 of 10‹12345›»

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë