+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
Oct26
1

Ja kush do të përfitojë falas nga programi i Implantit Koklear.

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan në të dy degët, në Tiranë dhe në Prishtinë, në bashkëpunim me Fondacionin Liechtenstein-Medel në partneritet me Universitetin e Vjenës, Austri, kanë nënshkruar marrëveshjën e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me probleme dëgjimi.

Pesë pacientë nga Kosova, në kuadër të kësaj marrëveshje, do të përfitojnë falas këtë mundësi të shumëpritur për t’ju rikthyer sërish jetës normale dhe dëgjimit të plotë.

Ekipi i specializuar i mjekëve në Spitalin Amerikan, në bashkëpunim me kirurgët e shquar të Universitetit të Vjenës do të realizojnë implantet kokleare në pacientët me ulje dëgjimi të gradës së rëndë. Këto ndërhyrje do të realizohen falas nga mjekët dhe nga Spitali Amerikan, gjithashtu nga fondacioni i familjes mbretërore së Liechtenstein, i cili do të dhurojë implantet.

Sipas Dr. Muzaffer Balaban- Kirurg Otorinolaringolog në Spitalit Amerikan, pacientët kandidatë për të përfituar këtë implant koklear duhet të jenë në përputhje të plotë me kushtet e kërkuara nga protokolli ndërkombëtar i implantimit të caktuara nga mjekët specialist ORL dhe audiologë.

Implanti koklear, i cilësuar si mrekullia që sjell “tingullin” në veshin e paaftë, prej vitesh nuk është më utopi.

Spitali Amerikan, i pari në vend, që prej 6 vitesh në Shqipëri realizon implantet kokleare, të cilat kanë rezultuar të gjitha të suksesshme, në pacientë fëmijë e të rritur, ndërsa në Kosovë një gjë e tillë bëhet për herë të parë. Kjo marrëveshje, do të sjellë rilindjen edhe njëherë të shpresës për ata pacientë me probleme të dëgjimit; të diagnostikuar me ulje dëgjimi (hipoakuzi) lindur, nga shkaqe gjenetike, traumatike ose infeksione te ndryshme.

Spitali Amerikan, provon dhe dëshmon sërish që ka një ndjeshmëri të madhe për zgjidhjen e problemeve të shëndetit, gjithashtu mbetet në pararojë të zhvillimeve të reja dhe më të rëndësishme jo vetëm në historinë e mjekësisë në vend, por edhe në rajon.[:]

Oct20
1

Në Kosovë shënohet rasti rrallë i pacientes me probleme në zemër.

By sa - Të Reja

Një rast i rrallë sa i përket anomalisë në zemër është shënuar në Kosovë dhe është trajtuar me shumë kujdes në Spitali Amerikan.

Kardiokirurgjia si një nga departamentet më të suksesshme të këtij spitali, ka shënuar edhe suksesin e radhës në Kosovë.

Pacientja 28 vjeçare Ardita Aliaj nga Suhareka kishte një patologji të lindur nga ato më uniket, ajo kishte Atrium unik (të vetëm) të zemrës, ku si pasojë e kësaj zemra e saj kishte tri dhoma dhe jo katër sa është normalja, dy Ventrikuj dhe një Atrium.

Pacientja ka lindur me një anomali të tillë, duke pasur vështirësi të shumta në mënyrën e të jetuarit.

Ky operacion për nga natyra është shumë i veçantë dhe nëse shikohet edhe në aspektin botërorë, përqindja e pacientëve me një anomali të tillë është shumë e ulët, fakt ky që e bënë edhe më specifik procedurën e operimit.

Mjeku tha se pacientes në fjalë i është bërë ndarja e Atriumit në dy dhoma me një Patsch.

“Procedura e operacionit ka shkuar shumë mirë, tashmë pacientja është shumë mirë dhe gjendja e saj ka qenë shumë stabile, ajo tashmë ka katër dhoma të zemrës, dy Ventrikuj dhe dy Atriume”, thotë mjeku.

Mjeku tregon se pacientët të cilët mund të kenë një anomali të tillë ndihen të lodhur dhe të pa fuqishëm për të kryer punë fizike, mirëpo sipas tij personat e tillë janë shumë të rrallë.

“Një rast i tillë është shumë i rrallë, mirëpo ne jemi shumë të lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se pacientja tashmë mund të vazhdojë jetën normalisht si të gjithë njerëzit e tjerë. Rastet e tilla në botë pothuajse janë në një përqindje shumë të ulët, afërsisht 0.002%.”, thotë mjeku.

Kurse pacientja Ardita Aliaj, ndihet shumë e kënaqur me gjithçka që kanë bërë mjekët e Spitalit Amerikan për të. Ajo tregon se para operimit ndihej shumë e lodhur dhe e pa fuqishme për punë fizike.

“Para se të operohesha ndihesha shumë e lodhur, gjymtyrët e poshtme më rrinin gjithmonë të ftohta, edhe gjatë verës, gishtërinjtë me mpiheshin. Ndërsa tani katër ditë pas operimit po e ndjejë menjëherë ndryshimin në gjithë trupin tim për të mirë”, thotë 28 vjeçarja, Ardita Aliaj.

Ardita shumë shpejtë pritet që t’i bashkohet familjes dhe për të vazhduar jetën normalisht si gjithë të tjerët.[:]

Sep14
0

Spitali Amerikan organizon sërish Kongresin Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor -(IMCA), të dytin me radhë

By sa - Të Reja

[:sq]Ditën e nesërme, me datë 15 Shtator fillon Kongresi International Medical Congress in Albania II 2016 ( IMCA ) që është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare.

Pas suksesit të Kongresit të parë, organizuar nga Spitali Amerikan, vjen në një format shumë cilësor Kongresi i dytë Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, i cili do sjellë në Tiranë lektorë të njohur në fushën e mjekësisë bashkëkohore nga bota dhe vendi, arritjet më të mira në mjekësi, sfidat që na presin, shkëmbime eksperiencash e bashkëpunime të frytshme në një proces që nuk ndalet. Prej muajsh tashmë Spitali Amerikan ka finalizuar hapat e rëndësishëm për mbajtjen dhe realizimin e këtij kongresi.

Kongresi IMCA II 2016 është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare me temën: “Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan, në datën 15, 16 dhe 17 Shtator 2016. Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.

Ky event, për të dytin vit radhazi është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore. Janë mbi 100 lektorë të huaj dhe shqiptarë, që nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve përmendim:Prof. Dr. Philip Caushaj (USA), Prof. Dr. Hakan Satiroglu (TURKEY); Prof. Dr. Josef Besik (CZECH REPUBLIC); Prof. Dr. Narimantas Evaldas Samalavicius (LITHUANIA); Evis Sala, M.D.,; Ph.D., F.R.C.R (USA); Prof. Dr. Lutfi Alia (ITALY); Prof. Dr. Florin Ramadani (KOSOVO); Ozlem ER, M.D. (TURKEY); Prof. Dr. Ralf Sodian (GERMANY); Ass. Prof. Aleksandra Barac (SERBIA); Prof. Dr. Sadik Ersoz (TURKEY); Prof. Dr. Ugo de Santis (ITALY) e shumë të tjerë.

Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndërruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptar.

Portali i Kongresit IMCA: http://imca.al[:]

Sep9
0

Departamenti i Intensives në Spitalit Amerikan i standardeve shëndetësore Evropiane

By sa - Të Reja

[:sq]Ky është Departamenti i veçantë i cili ofron shërbim 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë duke qenë në çdo moment dhe në kohë reale në shërbim të pacientëve.

Duke qenë një Departament specifik i cili në sallë ofron shërbime anesteziologjike për të gjitha kirurgjitë që zhvillohen në Spital, si dhe duke pasur në dispozicion një Stacion Intensiv ku trajtohen pacientë me probleme nga më të ndryshmet shëndetësore dhe që kërkojnë trajtim multidisciplinar, si moto të punës, ky departament i Spitalit Amerikan e ka bashkëpunimin dhe koordinimin maksimal me të gjithë mjekët e lëmive tjera, me qëllimin e vetëm suksesin në trajtimin e pacientëve, minimizimin e komplikimeve, uljen e kohëzgjatjes së qëndrimit të pacientëve në spital dhe natyrisht edhe uljen e kostove për pacientët që kërkojnë shërbim tek ne.

“Për të realizuar këtë shërbim shumë specifik dhe aq të vështirë, ne si departament përbëhemi nga pesë specialistë të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv ku secili prej neve ka përvojë shumëvjeçare pune dhe eksperience si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë Kosove duke sjellë praktikat më të mira të Anestezisë dhe të Mjekimit Intensiv. Natyrisht suksesin tonë përveç eksperiencës dhe përkushtimit, e mundëson infrastruktura shumë moderne e Spitalit”, thotë Dr.Ismet Jusufi – Anesteziolog në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Kur thuhet shumë modern nënkuptojmë standardet e larta të sallave për operacion dhe të Stacionit Intensiv.

1. Blloku operator i Spitalit Amerikan disponon me 4 salla operacioni të standardeve të fundit siç janë të pajisura edhe blloqet operatore në Evropë.

2. Aparaturat anesteziologjike dhe monitoringu në Salla janë fjala e fundit e teknologjisë nga Drager ( një nga kompanitë lidere në Botë).

3. Disponimi me Monitor Invaziv multiparametër ( Infinity XL) Drager

4. Disponimi me Respirator mobil për Transport të sigurt të pacientëve.

5. Disponimi me Aparate të analizave gazore që japin rezultate në kohë reale.

6. Qasje shumë e lehtë dhe e sigurt nga blloku operator në Stacion Intensiv dhe anasjelltas.

7. Disponimi I Aparatit të Fibroskopisë që mundëson realizimin e intubimeve të vështira.

8. Echografia Transezofageale për diagnostikim intra dhe postoperator të pacientëve që I nënshtrohen intervenimeve në zemër.

“Të gjitha këto na mundësojnë neve si staf që të ofrojmë shërbim të kualitetit shumë të lartë, dhe i mundësojmë stafit kirurgjik të kryej intervenime nga më të vështirat në lëmit e tyre përkatëse. Natyrisht që krenaria e këtij Spitali, padyshim mbetet Stacioni Intensiv, i cili është një njësi më vete e dizajnuar me standard shumë të larta” shtonë me tej Dr. Ismeti.

Ky stacion ka 14 shtretër që ndahen në 3 dhoma me nga 4 shtretër dhe disponon me 2 dhoma të veçanta me nga një shtrat ku trajtohen kryesisht raste me infeksione të rënda dhe që kërkojnë izolim nga pacientët tjerë.

Çdo shtrat i stacionit intensiv ka monitorin e vet Invaziv (Infinity XL) Drager, Respiratorin, Kapnografin, Aspiratorin dhe hapësirën e nevojshme rreth pacientit për manipulimet e nevojshme të stafit dhe mjekëve.

Gjithashtu çdo shtrat në Stacionin Intensiv të Spitalit Amerikan disponon me përfuzomate dhe infuzomate (Fresenius) të cilët mundësojnë dhënien e terapisë të llogaritur saktë me formulat matematikore. Kjo e bënë terapinë shumë më efikase dhe i mundëson dhënien e barërave që në kushte tjera është e pamundur ose edhe e rrezikshme.

Monitoringu invaziv nënkupton monitorim në kohë reale të shumë parametrave hemodinamik duke ju mundësuar stafit anesteziolog që të jenë shumë më të saktë në terapi

dhe trajtim të pacientit.

“Të gjithë monitorët në Stacion Intensiv janë të lidhur me monitorin qendror që mundëson kontroll të dyfishtë dhe ruajtje të trendit të hemodinamikës. Kjo e bënë shumë më të sigurt trajtimin dhe ulë rrezikun e komplikacioneve. Në Stacion Intensiv kemi ne dispozicion Aparatin mobil te Radiografisë, Aparatin e Echografisë, Aparat të Analizave gazore si dhe Aparatin e Dializës (Prizmaflex) i cili është i dizajnuar në mënyrë specifike për Stacion Intensiv dhe për pacientë në Stacion intensiv”, thotë Dr.Ismet Jusufi – Anesteziolog në Spitalin Amerikan.

Gjithashtu, materialet harxhuese, si kateterat qendror, drenat e ndryshëm, gypat e aspirimit etj, janë të kualitetit dhe standardeve nga firmat që përdoren edhe në Stacionet Intensive të Evropës.

E gjithë kjo e bënë këtë Stacion Intensiv shumë unik.

Natyrisht se vetëm infrastruktura dhe aparatura nuk mjaftojnë për të ofruar maksimumin për pacientët e Spitalit Amerikan. Kjo nënkupton që faktori njeri dhe profesional është ai që e bën suksesin.

Për këtë arsye menaxhmenti i Spitalit Amerikan është kujdesur që të sjellë profesionistë dhe ekspertë shumë të përgatitur të shumicës së lëmive kirurgjike si dhe të atyre internistike. Duke pasur qasje dhe një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë resurset profesionale Stacioni Intensiv si departament e ka shumë më të lehtë menaxhimin e pacientëve në Stacion Intensiv, të cilët kryesisht janë pacientë që kërkojnë qasje dhe trajtim multidisciplinar.

Motoja e departamentit është: “Ti trajtojmë njerëzit tanë ne vet, sepse ne i duam më shumë”.[:]

Sep5
0

Spitali Amerikan, institucioni shëndetësor gjithmonë në mbështetje të sportit

By sa - Të Reja

[:sq]


Operohet me sukses edhe xhudistja Leutrime Krasniqi

Spitali Amerikan është institucioni privat shëndetësor më i besuar në vend, këtë e vërtetojnë numri i madh i madh i pacientëve të cilët gjejnë shërim në këtë spital.

Besimin e plotë e kanë edhe thuajse të gjithë sportistët kosovarë të cilët i besojnë plotësisht Spitalit Amerikan karrierën e tyre sportive për të cilën kanë punuar shumë fortë, kontretisht ekipit të Ortopedi-Traumatologjisë.

Kështu ka vepruar edhe xhudistja pejane Leutrime Krasniqi, e cila tash e një kohë është paciente e rregullt e Spitalit Amerikan dhe gjithnjë ka dalë shumë e kënaqur nga spitali si nga ana profesionale e mjekëve por edhe nga kujdesi infermieror dhe personeli i koordinimit të spitalit.

Ajo së fundmi ka operuar gjurin e djathtë pasi kishte të lënduar shumë ligamentet e gjurit dhe si pasojë e kësaj ajo nuk mund të vazhdonte stërvitjet të cilat i ka shumë të nevojshme për sportin që ajo e praktikon tash e sa vite-xhudon.

Leurimja thotë se Spitali Amerikan i ka ardhur në ndihmë gjithnjë kur ajo kishte pasur më së shumti nevojë.

“Unë jam operuar edhe disa herë në Spitalin Amerikan, për problemet e meniskusit dhe ligamentit të këmbës së majtë dhe, gjithnjë jam ndarë e kënaqur duke ju bashkuar ekipit tim të xhudos në kohë shumë të shpejtë. Unë besoj shumë në profesionalizimin e mjekëve të këtij spitali, prandaj edhe tani me shumë besim kam ardhur në Spitalin Amerikan për të operuar ligamentin e gjurit të djathtë”, thotë ndër të tjera Leutrimja.

Ajo tregon që tashmë pas operacionit po ndihet shumë mirë dhe se sipas udhëzimeve të Dr.Florin Ramadanit– Ortoped Traumatolog në Spitalin Amerikan si dhe Dr. Zukë Xanit ortoped në këtë spital si dhe përvojave të mëparshme, ajo pas 6 muajve do të jetë e gatshme t’i përkushtohet karrierës së xhudistes.

Dr.Florin Ramadani tha se operacioni ka shkuar shumë mirë dhe se rezultatet pritet të jenë të kënaqshme.

“Operimi ka shkuar shumë mirë, i gjithë procesi ka zgjatur afërsisht një orë e gjysmë dhe faza post operative po shkon shumë mirë, kështu që Leutrimja shumë shpejt do të jetë në mesin e Klubit të Xhudos ku bashkë më Majlindën dhe Norën do të ju bashkohen stërvitjeve dhe garave të mëtutjeshme”, thotë Dr.Florin Ramadani – Ortoped-Traumatolog në Spitalin Amerikan.

Operimi i Leutrime Krasniqit është e sponsorizuar nga Spitali Amerikan në kuadër të marrëveshjes me Federatën e Xhudos.[:]

Sep2
0

Suksesin e radhës nga departamenti i Kirurgjisë Vaskulare i Spitalit Amerikan.

By sa - Të Reja

[:sq]


Pacienti, shqiptar i emigruar prej vitesh në SHBA, vjen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas ekzaminimeve urgjent i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga stafi i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan.

Pacientit i është bërë hapja e stentit periferik të thrombozuar ( mbyllur) në gjithë aksin e arterieve të ekstremitetit ( këmbës ), pa i dëmtuar stentet, një procedurë që është realizuar me sukses në Spitalin Amerikan nga Dr. Elmi Olluri-Kirurg Vaskular me ndihmën e ekipit asistues në sallë. Këto stente pacientit i janë vendosur në SHBA para disa vitesh. Një procedurë e realizuar në kohë urgjente dhe me profesionalizëm rezultoi me shpëtimin e këmbës nga amputimi, amputim i cili në qendrat e rajonit do të ndodhte thuajse 100%. Por falë profesionalizmit dhe përvojës arrihet që edhe STENTET të hapen me sukses. Kjo dëshmon edhe njëherë se Kirurgjia Vaskulare e Spitalit Amerikan me ekipin e mjekëve Dr. Elmi Olluri dhe Dr. Halil Krasniqi është një qendër referente jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën![:]

Aug29
0

Nora Gjakova lë spitalin në gjendje shumë të mirë shëndetësore

By sa - Të Reja

[:sq]


Nora Gjakova është xhudistja e radhës e cila është operuar dhe trajtuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Pas suksesit që pati Majlinda Kelmendi tashmë kampione botërore e xhudos, e cila pas lëndimit të gjurit ishte trajtuar në Spitalin Amerikan duke rezultuar më shumë sukses, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe me Norën, ortopedët e Spitalit Amerikan.

Dr.Florin Ramadani – shef i Repartit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan, bashkë me Dr.Pleurat Sejdiun janë mjekët të cilët operuan edhe gjurin e Nora Gjakovës. Dr. Ramadani tha se gjithçka rreth operacionit të Norës ka shkuar siç është më së miri. Dr.Florini premtoj që Lojërat Olimpike të radhës Nora do të realizojë ëndrrën e saj, pasi që ishte pikërisht lëndimi i gjurit i cili e penalizoj xhudisten Gjakova për të arritur tek caku i dëshiruar.

“Lëndimi i Nora Gjakoves ka qenë shqyerja e miniskut të jashtëm të gjurit, indikacion i cili ka qenë absolut për operim. Nora ka qenë e vetëdijshme për këtë gjendje dhe sot pas përgatitjeve anasteziologjike dhe disa masave paraprake është kryer operacioni artroskopik, ndërhyrje kirurgjikale e cila ka dal me shumë sukses. Ndërhyrja ka qenë ai i ashtuquajturi Hybrid Treatment, që do të thotë një pjesë e miniskut të vogël ka qenë e shqyer, duke e bërë problemin shumë komplekse dhe ajo pjesë është hequr, kurse pjesës tjetër i është bërë reputacioni menjëhershëm në artroskopi që do të thotë pa hapjen e gjurit. Rrjedhja e operacionit ka qenë jashtëzakonisht e mirë, operacioni është kryer me anestezion të përgjithshëm”, deklaron dr.Florin Ramadani – ortoped-traumatolog në Spitalin Amerikan.

Xhudistja Nora Gjakova është shumë falenderuese ndaj ekipit të Spitalit Amerikan, ajo tha se tashmë ndihet shumë më mirë dhe tash shumë shpejtë do të filloj edhe me stërvitjet me motiv shumë të fortë.

“Tash po ndihem shumë më mirë edhe mjeket e Spitalit Amerikan më treguan se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe unë po ndihem shumë mirë. Falënderoj Dr. Florin Ramadanin dhe Dr.Pleurat Sejdiun si dhe gjithë stafin e Spitalit Amerikan që na kanë qëndruar afër në momentët më të vështira për ne”, tha xhudistja shqiptare me famë botërore Nora Gjakova.

Mobilizimi i Norës sipas ortopedëve të Spitalit Amerikan do të jetë i menjëhershëm, trajtimi post operativ do të jetë pak më i gjatë pasi që është bërë qepja dhe ruajtja e miniskut kurse strukturat e tjera si ligamentet e gjurit kanë qenë shumë mirë dhe të ruajtura, kështu që mjekët ortoped të këtij spitali presin rezultate shumë të mirë.

“Ajo që është e rëndësishme për Norën është se e pret një karrierë sportive e gjatë dhe me shpresë që Nora në kampionatet e tjera olimpike t’i bashkangjitet Majlindës në medaljet e arta” shton ndër të tjera Dr.Florini.

Nora Gjakova ka lëshuar spitalin një ditë pas operimit të gjurit gjithashtu edhe faza pos operative është duke shkuar shumë mirë. Nora sipas parashikimeve të mjekëve ortoped të Spitalit Amerikan, pas tre muajve do të mund t’i kthehet stërvitjeve dhe garave, dhe nuk do të ketë asnjë pengesë.

Operimi dhe trajtimi i mëtutjeshëm i Nora Gjakovës është sponsorizuar nga Spitali Amerikan, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Spitalit Amerikan dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.[:]

Aug10
0

Të gjithë ndihemi krenarë me të “artën” Majlindë

By sa - Të Reja

[:sq]Majlinda Kelmendi është dukshëm sportistja më e mirë në vend dhe xhudistia më e mirë në botë. 24-vjeçarja nga Peja është kampione e dyfishtë e botës dhe kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë.

Kampione e botës doli në vitet 2013 e 2014, ndërsa kampione e Evropës në vitin 2014. Ajo nuk mundi të mbrojë titullin e Evropës në vitin e kaluar, pasi evropiani mbahej në pranverë dhe e “Arta” Majlindë në fillim të vitit 2015-të kishte pësuar lëndim të gjurit.

Xhudistia pejane në atë kohë ju nënshtrua operimit në ligamentet e gjurit pas problemeve që kishte pas lëndimit në stërvitjeve. Kelmendi ishte lënduar në fillim të vitit në një kamp përgatitor që u mbajt në Austri. Aktualisht është xhudistia më e mirë në botë. Lëndimi ndodhi në momentin kur ishte në seri impresive prej 35 fitoresh rresht në gara të nivelit të lartë dhe kur nuk dinte për humbje për gati dy vjet.

Xhudistes së artë të botës, Majlinda Kelmendit, në ndihmë i kishte ardhur Spitali Amerikan,në momentin kur ajo kishte pasur më së shumti nevojë, asaj i ishte realizuar me shumë sukses dhe në një kohë shumë të shpejtë operimi në gjurin e maj.

Ndërhyrjen në gjurin e të “artës” Majlindë e kishte realizuar Dr. Florin Ramadani – Ortoped në Spitalin Amerikan. Ai i kishte premtuar Majlindës se pas tre muajve ajo do të mund të fillonte stërvitjet dhe në një kohë rekorde, pas gjashtë muajsh Majlinda do të ishte në gjendje të dal në sheshin e dyluftimit.

Majlinda Kelmendi, tash, pas një viti, bën krenar gjithë popullin shqiptar, duke e ngritur lartë moralin dhe krenarin e shqiptarëve. Spitali Amerikan, ashtu si çdo shqiptar ndihet krenarë për Majlindën, krenarë për Dr. Florin Ramadanin, krenarë për gjithë stafin e mrekullueshëm të Spitalit Amerikan. Japonezja tentojë disa herë ta mposhtë Majlindën duke e goditur tek gjuri i operuar por nuk ja doli ta hedh në tapet kampionen e Shqiptarisë.

Spitali Amerikan është sponsor zyrtar i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe për këtë fakt ndihet krenarë për punën dhe përkushtimin pa rezervë që ka dhënë stafi i këtij spitali për Federatën e Xhudos duke kontribuar edhe në titullin që tash mban mbi vete Majlinda Kelmendi dhe Kosova.


[:]

Aug3
0

Pacienti i cili nuk gjen shërim në Shkup dhe Zvicër shërohet në Spitalin Amerikan

By sa - Të Reja

[:sq] 

Burim Iseni 44 vjeçar, para një javë nuk mund të ecte për shkak të bllokimit të arteriave iliakale në të dy këmbët. Pacienti kishte kërkuar ndihmë shëndetësore në shumë klinika të vendeve fqinje të Kosovës, madje për shërim kishte shkuar edhe ne Zvicër ku dhe ishte operuar dy here, por fatkeqësisht pa sukses.

Pacienti kishte një komplikim shumë të madh të artereve iliakale dhe të këmbëve në të dyja anët. Pacienti Iseni në kliniken e Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan është pranuar me një gangrenë të këmbës së majtë dhe më një ishemi të plotë të të dyja këmbëve. Është një rast mjaftë i rëndë dhe operacioni është i përmasave të vështira, mirëpo ky operacion ka rezultuar shumë i suksesshëm. Ndërhyrja kirurgjikale është realizuar nga Dr.Dr.Halil Krasniqit dhe Dr. Elmi Ollurit të dy Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan.

Dr.Krasniqi thotë se operimi edhe pse ishte mjaftë i vështirë, ai ka arritur që me sukses ta kryej operimin pasi që ai e konsideron si mëkat të madh nëse një personi 44 vjeçar do të duhet të ju amputoheshin të dy këmbët.

“Operimi ka zgjatur dy orë dhe tani pas tri ditëve të operimit qarkullimi i gjakut në të dy këmbët është shumë i mirë, gjithashtu të dy këmbët kanë arritur ngrohtësinë e duhur. Për ne si mjek dhe si Spital Amerikan një gjë e tillë është shumë e rëndësishme”, thotë Dr.Dr. Halil Krasniqi- Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan.

Ndërsa pacienti Burim Iseni pas operimit shprehet shumë i lumtur për faktin që shërimin e gjeti pikërisht në Kosovë.

“Pas disa operimeve të cilat i kam pasur në Sistina në Shkup dhe në Zvicër, të cilat nuk më kanë ofruar shërim, tani që kam ardhur në Spitalin Amerikan në Kosovë dhe operimi im pati shumë sukses ndihem shumë mirë, tashmë kam filluar të eci dhe pa problem, këmbët i kam të ngrohta dhe gjaku më qarkullon normalisht. Për këtë falënderoj Dr.Dr. Halil Krasniqin dhe Dr. Elmi Ollurin si dhe tërë ekipin e Spitalit Amerikan”, shprehet pacienti Burim Iseni.

Ai gjithashtu u bënë thirrje të gjithë pacientëve që të mos vizitojnë spitalet e shteteve të tjera pasi që në Kosovë dhe pikërisht në Spitalin Amerikan gjenden mjeket specialist të kualifikuar për cdo problem shëndetësor dhe të mos mundohen për të vizituar klinika të vendeve të tjera.


[:]

Jul27
0

Pse duhet t’i zgjidhni mjekët kardiologë dhe kardiokirurgë të Spitalit Amerikan?

By sa - Të Reja

Kjo është ndoshta ndër pyetjet më të shpeshta që pacientët mund t’ia parashtrojnë vetvetes. Arsyet janë të shumta për të pasur një besim të plotë tek kardiologët dhe kardiokirurgët e Spitalit Amerikan, duke pasur parasysh sukseset e një pas njëshme që këta mjekë kanë pasur në bashkëpunim me stafin e kualifikuar si dhe kushtet e teknologjisë së fundit së Spitali Amerikan ofron për pacientët e tij.

Departamenti i Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan ofron të gjitha shërbimet për trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe patologjive të zemrës, si dhe realizimin me sukses të kirurgjive të zemrës. Ekipi i mjekëve kardiologë dhe kardiokirurgë të specializuar në këto fusha, mundësojnë për ju parandalimin, njohjen, trajtimin dhe mjekimin e problematikave të ndryshme, dhe ndërhyrjet kirurgjikale, nga ato më të thjeshtat deri te ato më të komplikuarat, me aparaturat më të avancuara dhe kushtet optimale.

Reparti i Kardiokirurgjisë i Spitalit Amerikan në Prishtinë, ka sjellë premierat e ndërhyrjeve të hapura në zemër. Operacione këto që në repartet e Kardiokirurgjive të spitaleve të tjera, janë operacione vetëm të dëgjuara, e assesi të aplikuara.

Kardiokirurgët e Spitalit Amerikan kanë realizuar ekskluzivisht për herë të parë në rajon, Rekonstruktimin e Valvules Aortale me metoden “David Operation”. Operacioni me Procedurën David Op, është një ndër operacionet më të vështira të kirurgjisë së valvulës së zemrës. Ajo që vlen të theksohet është se ky llojë operacioni nuk realizohet në të gjitha klinikat kardiokirurgjikale, madje as në të gjitha klinikat kardiokirurgjike të Gjermanisë, pasi që është procedurë kirurgjikale shumë e vështirë.

Mjeket kardiokirurgë të Spitalit Amerikan, kanë realizuar për herë të parë në vendin tonë operacionin në zemër me metodën Off Pump. Metodë kjo, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës, pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale.

Spitali Amerikan, përveç këtij suksesi, për herë të pak në Kosovë, gjithashtu ka realizuar edhe ndërrimin e valvulës mitrale në zemër, ndërhyrje kjo kirurgjikale me një anestezion specifik i quajtur Anestezion Epidurialë, ku pacienti gjatë gjithë kohës është i vetëdijshëm dhe komunikon me doktorët. Ekipi profesionist i mjekëve kardiokirurgë Vaskular të Spitalit Amerikan, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu kanë kryer operimin me metodën e zëvendësimit të valvulës aortale me protezat Freestyle.

Andaj duke pasur parasysh gjithë këto suksese të këtyre ndërhyrjeve mjaftë specifike, të cilat kanë rezultuar të jenë të suksesshme dhe të gjithë pacientët tashmë e vazhdojnë jetën normalistë, e bëjnë Spitalin Amerikan dhe Repartin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë më të besueshmin në vend she rajon.

Mjeku thotë që pacientët të cilët kanë probleme më zemër, tashmë nuk kanë asnjë arsye të vetme që të dalin jashtë Kosovës për të kërkuar shërim, pasi që të gjitha ndërhyrjet në zemër, përveç transplantit të zemrës, të gjitha të tjerat kryhen në mënyrë tejet të suksesshme në Spitalin Amerikan.

“Të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale që realizohen në vendet të zhvilluar, të njëjtat realizohen edhe tek ne në Spitalin Amerikan. Madje ne realizojmë edhe disa nga ndërhyrjet të cilat në shumicën e qendrave Kardiokirurgjikale të Gjermanisë nuk realizohen”, tregon mjeku.

Pacientët të cilët kanë problem shëndetësore kardiake, ata mund të drejtohen tek Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, ku kjo e fundit ka miratuar vendimin që tek pacientët të cilët kanë kaluar nëpër Infarktin Akut, të ju bëhet rimbursimi deri në 70% të shumë se përgjithshme të ndërhyrjes që ju bëhet në Spitalin Amerikan. Me fjalën infarkt nënkupton vdekja e një organi për arsye të mungesës së Oksigjenit si pasojë e mungesës me furnizim me gjak. Në shumicën e rasteve ndodh infarkti si pasojë e bllokimit të pjesshëm ose të plotë të enëve të gjakut si pasojë e një tromboze ose embolie. Dallohen dy lloje të infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa gjak ose ”infarkti i bardhë”) dhe Infarkti hemorragjik (indi përmbytet nga gjaku ose “infarkti i kuq”).

Si dallohen shenjat e infarktit dhe si të veprohet ndaj tij

Infarkti është sëmundja më e rrezikshme që prek zemrën, si dhe një nga më të shpeshtat. Dhembja është më e gjatë dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, të cilat shfaqen me ndjenja të tjera si ajo e vdekjes së shpejtë, me djersë të ftohta dhe hipotension të theksuar.

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut, sipas studimeve të fundit janë: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Jo çdo formë e stresit ndikon në aktivitetin kardiak. Vetëm ai negativi, që lidhet me ndjenjën që nuk i përballon dot problemet. Një efekt negativ ka edhe një dietë e çekuilibruar.

Andaj këshillohet që menjëherë pas infarktit pacienti të dërgohet në spital në mënyrë që të intervenohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Page 4 of 10«‹23456›»

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë