Për herë të parë në Kosovë, Spitali Amerikan realizon transplantimin mikrovaskular, rekonstruksion muskulo-lëkuror me anastomozë
[:sq]Pas një aksidenti të rëndë para shtatë vitesh, 18 vjeçarja Z.H nga Presheva me banim në Fushë Kosovë, pësoi lëndime të rënda dhe traumë familjare ku humbi nënën dhe babain, ndërsa vëllai i saj kishte lëndime të rënda trupore. Nga kjo kohë mbeti nën kujdesin e axhallarëve dhe familjarëve të tjerë dhe si pasojë e aksidentit nuk kishte një jetë dhe ecje normale.
Z.H nën kujdesin e ekipit profesionist të ortopedëve udhëhequr nga Dr.Florin Ramadani, në bashkëpunim me Kirurgun Plasitk çek Dr. Tomas Kempny dhe ekipin e anestezistëve, iu nënshtrua operacionit që zgjati 5 orë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Në fakt kjo është pacientja e parë në Kosovë që i nënshtrohet një operacioni të tillë, transplantimin mikrovaskular me indet e buta i cili është i lidhur me anastomozë direkt vaskulare.
Kirurgu plastikë dhe rekrostruktiv, Tomas Kempny, u shpreh i bindur se vajza 18 vjeçare do të ecë si më parë.
Dr. Kempny: Zgjidhja përfundimtare, pacientja do të ecë normalisht:
“Për rastin në fjalë kemi të bëjmë me mungesë të indeve të buta, zona ku është trajtuar pacientja më herët është e mbuluar vetëm me një lëkurë të hollë e cila është ngjitur në kockë dhe kjo është jo konforme dhe nga aspekti i lëvizjes shkakton dhimbje. Merret një pjesë e indeve të buta më të trasha, me muskul dhe me inde të buta në pjesën e barkut dhe bëhet transplantimi anestemoza mikro-vaskulare dhe mikro-kirurgjike. Është operacion që zgjat 5 orë, varësisht nga rregullat dhe është një zgjidhje definitive ku pacientja do të ecë me thembër”, tha Kempny.
Doktor Florin Ramadani, në Spitalin Amerikan në Prishtinë, tha se ky intervenim ka qëllime humanitare dhe se ky është pa mbulesa materiale.
Dr. Ramadani: Operacioni për qëllime shëndetësore dhe humanitare:
Është fjala për një paciente të re e moshës 18 vjeçare e cila si 12 vjeçare ka pësuar një aksident të rëndë. Ky operacion, i pari në Kosovë i këtij llojit, realizohet me iniciativën e të gjithëve për t’i ardhur në ndihmë pacientes por edhe për të hedhur një hap më tejë në shëndetësinë tonë.
4 ditë pas operacionit Z.H është në gjendje shumë të mirë dhe shprehet e gëzuar që do t’i rikthehet jetës dhe ecjes normale. Në ditët në vijim ajo i është nënshtruar edhe një programi specifik post operator për rekuperimin e plotë.
Spitali Amerikan me lokacion të ri “Rr. Shkupi”, Nr 25 pranë rrethit të spitalit në Prishtinë, është gjithmonë në kërkim të perfeksionit për t’i ofruar pacientëve një trajtim mjekësor profesional.[:]