Kirurgji Plastike: Kirurgjia Plastike Rekonstruktivo-Estetike
Është degë e avancuar kirurgjike e cila përvec aspektit funksional kirurgjik përmban në vetvete edhe aspektin rekonstruktivo-estetike të organizmit.
Cdo ndërhyrje kirurgjiko-estetike përcillet me kirurgji të nivelit më të lartë dhe duhet të përmbajë aspektin Aesthetik të cilin e realizon ekspekti i lëmisë estetike prandaj quhet Estetika e Kohës së Re.
Kirurgjia Estetike është më pak invazive për organizmin dhe njëkohësisht duhet të jetë më funksionale.
SHËRBIME:
- Abdominoplastikën apo zvogëlimin e barkut të rritur e të varur.Sipas shkallëve të rritjes së barkut ndahen në katër stade dhe mund të jenë operacione minimale – miniabdominoplasti e deri tek abdominoplastika komplete e cila konsiston në largimin e tërësishëm të indit të varur abdominal në shkallë të katërt.
- Lifting i Krahut është largimi i indeve të tepërta lëkuro-nën lëkurore përreth krahëve .
- Rikonturimi i Trupit është riformim i indeve të tepërta yndyrore , lëkurore apomuskulature duke e dobësuar në tërë regjionin e trupit me metoda laserike,aspirative apo kirurgjiko-estetike.
- Lifting i Trupit mund të jetë i pjesshëm kur përfshin një pjesë të caktuar të trupit, apo I plotë dhe realizohet me metodat e lartëshënuara.
- Botoxi është aplikim i injeksioneve me preparat të përgaditur nga toksina botulinum për largim të rrudhave të fytyrës.
- Rritja e Gjoksit është zmadhimi i gjoksit me inde të veta apo me mjete artificiale estetike.
- Lifting i Gjoksit është ngritje e gjoksit të varur. Në bazë të shkallës sëngritjes konsistojnë edhe metodat rekonstruktivo-estetike të gjoksit.
- Rekonstruksioni i Gjoksit realizohet në bazë të kërkesave të pacientes dhe eksperiencës së kirurgut plastiko-estetikë.
- Zvogëlimi i Gjoksit është largimi i indeve të tepërta në gjoks duke respektuar aspektin funksional- medicinal dhe estetik të pacientes.
- Lifting i Vetullave është ngritje e vetullave me metoda estetike sipas përshtatshmërisë së konfiguracionit të fytyrës.
- Pilingu Kimik është rifreskim i indit lëkuror nga qimet e tepërta apo mbeturinat në lëkurë me aplikim të përbërësve kimik.
- Kirurgjia e Nofullës është rekonstruksion i nofullës së tejzgjatur apo të zvogëluar me mjete vetjake indore apo proteza.
- Dermabrazioni është rrafshim i indit lëkuror apo rikonfigurim me aparat i cili njëherazi edhe stimulon regjenerimin e indit lëkuror sipas patogjenezës së lëndimit të indit lëkuror.
- Kirurgjia e Veshëve është metodë shumë profitabile për pacientë e cila konsiston në rekonstruksion të deformimeve të laprave të veshëve si: të lindura, mungesë e komplet laprës së veshit, të fituara nga traumat etj.
- Kirurgjia e Qepallave të Syve është metodë e rekonstruksionit të qepallave të lënduara nga trauma apo mungesë e tyre prej lindjes.
- Lifting i Fytyrës është tërheqja e indit lqkuror në fytyrë me qëllim të largimit të rrudhave si pasojë e krijimit të tyre prej moshës së vjetër apo dëmtimit.Në bazë të pjesës që realizohet quhet Lifting parcial i cili përfshin një pjesë të fytyrës dhe Lifting komplet I cili përfshin gjithë fytyrën.
- Implantet e Fytyrës janë mjete rekonstruktive të cilat implantohen në fytyrë me qëllim të arritjes së efekteve funksionale- estetike te fytyrës.
- Mbjellja e Flokëve është metodë e mbjelljeve të flokëve të humbura në kokë duke marrë flokë të shëndosha te vetë pacienti dhe konfigurohen – ri iplantohen në pjesën e nevojshme.
- Injeksionet Mbushëse artificiale apo vetanake indore konsistojnë në rekonstruksion të indeve lëkurore me qëllim të arritjes së efektit estetikë.
- Liposukcioni është metodë e largimit të indit të tepërt yndyror me mjete aspirative duke i dhënë trupit konfiguracion normal.Liposukcioni mund të jetë local, në një pjesë si p.sh.fytyra, ose multiple, në disa pjesë të trupit apo trungor që përfshin gjoksin me abdomen.
- Mikrodermabrazioni është mikrometodë e rrafshimit të indit lëkuror nga cikatrikset,vragat apo mbetjet jo normale në lëkurë duke i dhënë indit lëkuror konfiguracion më të mirë estetik.