Mjekësia Familjare
Mjekësia Familjare është një departament mjaftë i veçantë në Spitalin Amerikan, ku brenda saj nënkuptohet diagnostikimi, shërimi, kujdesi dhe kujdesit paliativ duke i shfrytëzuar dhe integruar resurset në dispozicion pranë Spitalit Amerikan me qëllim që të jemi në interes më të mirë të pacientit dhe familjes së tij.
Mjeku familjar jep këshilla dhe ofrojnë ndihmë për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit. Përkujdesja e mjekut familjar përfshinë këto lëmi:
- Jep këshilla mjekësore rreth mbrojtjes së shëndetit dhe njeh sëmundjet;
- Diagnostifikimi i sëmundjes dhe trajtimi i pacientit;
- Udhëzon dhe trajton në mjekimin parandalues të sëmundjes.
Kontakti i parë që duhet bërë në rast ftohjes, gripit apo të sëmundjes është Mjeku Familjar. Mjeku familjar gjithashtu jep receta dhe këshilla të përdorimit në lidhje me problemin shëndetësor si dhe jep këshilla rreth parandalimit të tyre në të ardhmen. Mjeku familjar gjithashtu jep udhëzime në raste nevoje edhe për vizitë tek mjeku specialist ose për hospitalizim.