Dr. Brikena Begolli Koshi

Dr. Brikena Begolli Koshi

Dr. Brikena Begolli Koshi Specialiste Oftalmologe, është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Unviversitetin e Prishtinës në vitin 2008 dhe e ka përfunduar në vitin 2014 gjithashtu ka qenë bursiste e Universitetit gjatë studimeve.

Pasi ka përfunduar studimet ka filluar stazhin e Mjekut të përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe në QKUK në Prishtinë për 6 muaj, ku dhe është licencuar për të ushtruar detyrën si Mjeke e Përgjithshme.


Në vitin 2016 është punësuar si Mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe ka punuar një vit.


Në Nëntor të vitit 2016 ka filluar specializimin në lëminë e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e cili ka zgjatur 4 vite, deri në Nëntor të vitit 2020 dhe pas përfundimit të provimit specialistik ka marr titullin Oftalmologe.


Nga viti 2022 ka punuar në institucione private shëndetësore si Oftalmologe.


Ka marr pjesë në shumë konferenca mjekësore dhe trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare në lëminë e Oftalmologjisë