Dr. Fjolla Zhubi Bakija

Dr. Fjolla Zhubi Bakija

Dr. Fjolla Zhubi Bakija – Specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë.

Ka mbaruar studimet në fushën e mjekësisë – Mjekësi e Përgjithshme, në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë kohës së studimeve Dr. Fjolla ka qenë përfituese e Bursës Universitare, bursë e bazuar në notë mesatare.

Ka vijuar shkollimin specialistik për Mjekësi Interne dhe shkollimin subspecialistik për Kardiologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë shkollimit subspecialistik në Kardiologji, Dr Fjolla është nderuar me çmimin „Mjeku i Vitit”, nga Klinika e Kardiologjisë, për përkushtimin në punë dhe kontributin e saj profesional.

Në vitin 2021 është nderuar me çmimin „Academic Excellence” nga Open Medical Institute.

Ndërsa nga Oda e Mjekëve të Kosovës, është nderuar me çmimin për punimin më të mirë shkencor të vitit 2020, në nivel vendi.

Dr. Fjolla është PhDc, në Universitetin Semmelweis, Budapest, Hungari, specifikisht në qendrën kardiovaskulare të këtij universiteti, që është ndër 50 qendrat më të mira në botë për Kardiologji. Fokusi i studimeve të saj janë metodat e avancuara të imazherisë kardiake, gjegjësisht të ekokardiografisë trans-torakale dhe trans-ezofageale.

Anëtare e Shoqatës evropiane të kardiologjisë (ESC) dhe shoqatës evropiane te imazherisë kardiovaskulare (EACVI).

Pjesëmarrëse aktive në kongrese të rëndësishme të kardiologjisë botërore si, ESC Congress, ESC Heart Failure Congress, AHA scientific sessions, ku ka prezentuar punën e saj hulumtuese-shkencore.

Autore e parë dhe ko-autore e publikimeve shkencore të botuara në revista me impakt të lartë shkencor:

· “Long-term prognostic value of left atrial longitudinal strain in an elderly community-based cohort” Geroscience (IF 7.5) – Autore e parë

· “The Impact of type of dietary protein, animal versus vegetable, in modifying cardiometabolic risk factors: A position paper from International Lipid Expert Panel (ILEP)”. Clinical Nutrition (IF: 6.4) – Autore e parë

· “Added predictive value of right ventricular ejection fraction compared with conventional echocardiographic measurements in patients who underwent diverse cardiovascular procedures”. Imaging. Ko-autore

· “Long term outcomes of patients with unprotected Left main coronary artery disease treated with percutaneous angioplasty versus bypass grafting: A meta-analysis of randomized controlled trials”. Journal of Clinical Medicine (IF: 4.9). -Ko-autore

· “Radial Access for Coronary Angiography Carries Fewer Complications Compared with Femoral Access: A Meta-Analysis of Randomized Controlled Trials” Journal of ClinicalMedicine (IF: 4.9). Ko-autore

Ajo gjithashtu ka kontribuar në edukimin mjekësor si Asistente e Mjekësisë Interne në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dhe si Ligjëruese në Kolegjin AAB në Prishtinë.

E përkushtuar të japë kontribut të vlefshëm në promovimin e shëndetit kardiovaskular përmes kërkimeve të saj shkencore, praktikës klinike dhe trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare me metoda bashkëkohore.

Dr. Fjolla Zhubi Bakija – Specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë, mund ta gjeni në ambientet e Spitalit Amerikan në Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 | 038 60 70 60 | 049 513 513 | 046 60 70 60.

Adresa: Rruga Shkupi, Nr 25, pranë QKUK-së Prishtinë

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan #perqafojejeten

More Doctors From: ,

Dr. Genc Shala

Dr. Genc Shala

Endokrinolog, Internist
Dr. Fadil Sherifi

Dr. Fadil Sherifi

Gastroenterolog, Internist
Dr. Lulzim Brovina

Dr. Lulzim Brovina

Kardiolog
Dr. Daut Gorani

Dr. Daut Gorani

Kardiolog
Dr. Enis Grbovic

Dr. Enis Grbovic

Kardiolog