Prof. Dr. Cen Bytyçi

Prof. Dr. Cen Bytyçi

Prof. dr. Cen Bytyqi (1957, Pejë) është Profesor i rregullt në lëndën e Ortopedisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë osteomuskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Është specializuar në lëminë e Ortopedisë në Universitetin e Zagrebit, Kroaci (1989) ku edhe ka ndjekur studimet e magjistraturës. Është subspecializuar në Ortopedinë Pediatrike në Spitalin Kantonal Universitar të Gjenevës (1991) dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare, Klinika e Ortopedisë dhe traumatologjisë në Llozanë, si fitues i AO Fellow-ship (1994). Më 1997 ka doktoruar në Shkencat Mjekësore-Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

Ka kaluar një periudhë të çmueshme por edhe sfiduese profesionale duke shërbyer si ortoped traumatolog në terren gjatë priudhës së luftës çlirimtare në Kosovë (1998-1999), ku ka trajtuar lëndimet traumatologjike në zonat e luftës në Kosovë.

Ka qenë edhe pjesë e përvojave profesionale internacionale në Clinique du Parc, Lyon (fundi i 1999), Hospital Cantonal Universitaire, Gjenevë (2001) e MTK Kliniken Hofheim, Frankfurt (2004), ndërsa më 2006 është certifikuar nga Prof. Graf për Sonografinë e Sistemit Muskular dhe Skeletor duke përfshirë edhe Sonografinë e Kërdhokullave në bazë të kritereve të DGOT, në Stolzalpe, Austri.

Në Asamblenë gjenerale (Madrid, 2010), si Kryetar i Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Kosovës (SHOTKS), arriti ta antarësojë atë në EFORT (European Federation of National Association of Orthopaedics and Traumatology), përkundër sfidave të mëdha të natyrës politike.

Më 2012 është zgjedhur Ex Officio Fellow nga komiteti Nominues i Akademisë së EFORT, dhe si anëtar aktiv në akademi, më 2015 ka marrë pjesë në elaborimin dhe hartimin e Kurrikulumit Europian të specializimit për Ortopedi dhe Traumatologji.

Si ligjërues i ftuar dhe kryesues i sesioneve ka marrë pjesë në Kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Ȅshtë autor i teksteve universitare, kapituj librash e punimeve shkencore. Ȅshtë ‘reviewer’ në disa revista shkencore si dhe ka qenë ligjerues i ftuar në Universitetin e Grazit (2008).

Është anëtar i AO Alumni Association (AO/ASIF) që nga viti 1992, anëtar i Komitetit Shkencor të EPOS (2016-2018), e poashtu anëtar i Shoqatës Europiane të ortopedisë pediatrike (EPOS).

More Doctors From: 

Dr. Zukë Xani

Dr. Zukë Xani

Ortoped