+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Blog

American Hospital Pristina, Kosovo > Të Reja > Të Reja > Inaugurohet Spitali Amerikan i ri në Prishtinë

Inaugurohet Spitali Amerikan i ri në Prishtinë

By sa - In Të Reja - 23/10/2015

[:sq]Inagurimi4

Më 23 Tetor 2015, Spitali Amerikan organizojë Ceremoninë e Inagurimit dhe Investimit më të ri “Spitali Amerikan Prishtinë”. Ndërtesa e re tre katëshe, e projektuar sipas të gjitha standarteve dhe teknologjisë më të fundit, dëshmon edhe njëherë seriozitetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e këtij institucioni për t’u shërbyer me profesionalizëm pacientëve vendas dhe të huaj në Kosovë.

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej tri vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve. Numri i madh i tyre, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet për reputacionin e krijuar në nëntë vite punë të ekipit të palodhur. Flet edhe për pritshmërinë dhe përgjegjësinë e lartë para së cilës gjendemi çdo ditë për të justifikuar besimin e atyre që na kanë zgjedhur.

Ky projekt ka arritur një vlerë totale investimi prej 20 milion euro, janë punësuar 330 punonjës nga të cilët 314 shtetas të Kosovës, 9 të Shqipërisë dhe 7 nga vende të tjera. Spitali Amerikan ofron të gjitha shërbimet shëndetësore gjatë 24 orëve duke përfshirë: Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji, Ortopedi, Gjinekologji me Obstetrikë, Pediatri me Neonatologji, Urologjinë, ORL, Urgjencë 24h si dhe të gjitha shërbimet mbështetëse (laborator, imazheri, patologji etj), 7 ditë në javë.

Z. Ronald Drake, Kryetari i Bedminster Capital, Grupit Investitor më të madh të Spitaleve Amerikane, mbajti fjalën hapëse përshëndetëse duke theksuar se ky spital, mjekët kryesorë, si dhe stafi janë më shumë se një vazhdimësi e rrjetit udhëheqës të spitaleve dhe qendrave shëndetësore që i ka ndërtuar Spitali Amerikan në Shqipëri. Ai do të jetë një fanar për qytetarët e Kosovës dhe do të tregojë se Spitali Amerikan është i përkushtuar që të ofrojë kujdes dhe shërbime sipas standardeve më të larta.

Të ftuar të tjerë të rëndësishëm ishin Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Z. Imet Rrahmani, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Z. Gregory Delawie si dhe personalitete të tjera diplomatike.

Spitali Amerikan ka vulosur edhe njëherë rrugën drejt qëllimit, duke e bërë kështu institucionin më të besuar dhe serioz në fushën e mjekësisë me:

– Ekspertë të certifikuar Evropianë dhe vendas në një sistem amerikan të punës

– Teknologji mjekësore diagnostike dhe terapeutike moderne, laborator biokimik dhe mikrobiologjik modern

– Diagnostikim dhe trajtim multidisiplinar që siguron shpejtësi dhe saktësi.



[:]

← Realizohet për herë të parë në Kosovë, operacioni në zemër me metodën Off Pump në Spitalin Amerikan
Për herë të parë në Kosovë, Spitali Amerikan realizon transplantimin mikrovaskular, rekonstruksion muskulo-lëkuror me anastomozë →

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë