+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Blog

American Hospital Pristina, Kosovo > Të Reja > Të Reja > Kongresi i Pare Multidisiplinar Nderkombetar

Kongresi i Pare Multidisiplinar Nderkombetar

By sa - In Të Reja - 11/05/2015

[:sq]TIRANE – Është organizuar sot në Tiranë Kongresi i parë Multidisplinor Mjekësor Ndërkombëtar nga Spitali Amerikan. Kongresi me temën “Edukimi në vazhdim përmes profesionistëve të mjekësisë” është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarëbotërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore. Lindita Shosha, Presidente e Internacional Medical Congres Albania, u shpreh se është një çast shumë i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare. “Ky kongres, zhvillohet për herë të parë nga Spitali Amerikan. Misioni kryesor është që ne, çdo ditë e më tepër të jemi pranë njerëzve që na kanë nevojë. Sot ky kongres është një shprehje shumë e mirë e këtij bashkëpunimi, përmbledh mjekë nga të gjitha spitalet, nga të gjitha institucionet nga vendi dhe nga bota. Ne të gjithë së bashku sot do të jemi me njëri-tjetrin në një event ku të tregojmë dhe të marrim,” – tha Shosha. Ministri Ilir Beqaj, i pranishëm në konferencë, tha se të tilla nisma duhet të ishin marrë më herët. “Unë që kam marrë përsipër të bëj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, e shikoj ofertën e shërbimit shëndetësor si një të vetme. Shumica dërmuese e shërbimit jepet nga specialistë shqiptar, nga profesionistë të shëndetësisë shqiptare që do të thotë që ka akoma më shumë hapësirë për sinergji. Eshtë tamam momenti kur ne po vlerësojmë eksperiencën 5 vjeçare 2010-2014 të ciklit të edukimit në vazhdim, po analizojmë atë dhe është momenti kur po ndërtojmë ciklin e ardhshëm dhe unë besojë se çfarë do të jetë sot, do të jetë përsëri një vlerë e shtuar” – u shpreh Beqaj. Figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë u nderuan në këtë kongres me certifikata të mirënjohjes për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve si dhe dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist. Ky kongres është një mundësi e mirë që mjekët pjesëmarrës të mund të përftojnë 20 kredite përgjatë harkut kohor të dy ditëve që zgjat kongresi multidisiplinar.


[:]

← Suksesi i Kongresit të I-rë Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar
(English) 5 years of American Hospital →

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë