Kosova me repartin e Kirurgjisë së Përgjithshme më të avancuarin në rajon
[:sq]Kirurgjia e përgjithshme është një ndër departamentet më të rëndësishme të Spitalit Amerikan Prishtinë. Ekipi i këtij departamenti përbëhet nga: Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan- shefi i departamentit , Dr. Sabri Tmava Mr.sci dhe Dr. Ilir Fazliu Mr.sci.
Të gjitha operacionet realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition) dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike , ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit. Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, përdoren nga firma të njohura botërisht të shëndetësisë (Auto-suture dhe Eticon). Gjithashtu, edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe të miratuara botërisht për këto produkte.
Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë, përveç transplantimit si pasojë e mungesës së hapësirës ligjore, realizohën të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetet e zhvilluara dhe në qëndrat e mëdha kudo në botë.
Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë është qendra private më e rëndësishme në Kosovë për Kirurgjinë Onkologjike dhe Kirugjinë Laparaskopike e cila ofron shërbim me sistemin 24h/7 ( 24 orë / 7 ditë në javë )
HERNIA HIATALE-SËMUNDJA E REFLUKSIT GASTROEZOFAGIAL
Kirurgjia shumë rrallë është e nëvojshme për hernine hiatale. Por për sëmundjen e refluksit gastroezofagial në disa raste kirurgjia është e nëvojshme.Në ditët e sotme në operacionet që bëhen për sëmundjen e refluksit gastroezofagial Laparaskopia është standarti i artë.
Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri, kirurgjia anti-refluks është realizuar në Spitalin Amerikan.
“Në spitalin tonë të gjitha kirurgjitë për sëmundjen e refluksit gastroezofagial janë realizuar në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të kryhet kirurgjia laparaskopike anti-reflekus”- thotë Dr. Ugur Gozalan, kirurg në Spitalin Amerikan Prishtinë.
Kirurgjia gjithashtu zë një vend të rëndësishem në trajtimin e kancerit të lukthit. Në Spitalin Amerikan Prishtinë, për trajtimin e kancerit të lukthit zbatohen protokollet e Amerikës dhe Europës. Për çdo pacient para operacionit bëhet staging radiologjik dhe vetëm pacientët me potencial kurimi operohën. Për pacientët me sëmundje lokalisht të avancuar, sipas vendimit të konziliumit onkologjik, fillimisht jepet kemoterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgji. Spitali Amerikan ka eksperiencë të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit.
“Për trajtim kirurgjikal të kancerit të lukthit nëvojitet një qasje sipas kirurgjisë onkologjike. Tek të gjithë pacientët me potencial kurimi realizohet D2 Diseksion i nyjeve linfatike”, sqaron më tej Dr. Gozalan.
KANCERI I KOLONIT DHE REKTUMIT
Në kancerin e kolonit dhe rektumit suksesi i kirurgjisë është një ndër elementet që përcakton jetëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet me kancer të rektumit diskutohen në konziliumin onkologjik dhe pacientet me kancer lokalisht të avancuar trajtohen fillimisht me kemoterapi neoadjuvante dhe me pas operohen. Ekipi i Repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan ka një eksperiencë shumë të mirë në kirurgjinë e kolonit dhe rektumit.
Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore ku kryhet kirurgjia Laparaskopike e kancerit të Kolonit dhe Rektumit në Kosovë. Të gjitha rastet e kancerit të kolonit dhe rektumit operohen sipas standarteve botërore.
KIRURGJIA BARIATRIKE (KIRURGJIA E OBEZITETIT)
Në ditët e sotme në kirurgjinë bariatrike standarti i artë është kirurgjia laparaskopike. Spitali Amerikan është e vetmja qendër spitalore ku mund të bëhet Kirurgjia Bariatrike Laparaskopike. Nuk aplikohet gastric band. Aplikohet operacioni Sleeve Gastrektomi për zvogëlimin e lukthit. Suksesi në Kirurgjinë Bariatrike Laparaskopike në Spitalin Amerikan është 100 %.
SËMUNDJET E GJIRIT
Në Spitalin Amerikan sëmundjet e gjirit trajtohen në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme. Trajtimi kirurgjikal i kancerit të gjirit bëhet sipas principeve onkologjike. Vendimi për mastektomi radikale apo mastektomi parciale bëhet sipas vendimit të konziliumit onkologjik.
KIRURGJIA E TIROIDES
- Kanceri i tiroides
- Sëmundjet benigne të tiroides që kanë nëvojë të trajtohen me kirurgji (sipas rekomandimit të endokrinologut)
- Kirurgjia e cistës tiroglosale
Në Spitalin Amerikan Prishtinë, ashtu sikurse në të gjitha shtetet e zhvilluara, kirurgjia e tiroides dhe e sëmundjeve benigne të tiroides që kanë nëvojë për trajtim kirurgjik realizohen në departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme.
Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan deri më sot ka realizuar një seri prej 2000 rastesh të tiroidektomisë dhe ka një eksperiencë të rëndësishme në këtë fushë.
“Në klinikën tonë, përveç rasteve specifike siç janë p.sh. Nodular Guater, tek të gjithë pacientët realizohet Tiroidektomi Totale. Nuk preferohet Tiroidektomi Subtotale. Komplikiacionet më të frikshme të tiroidektomisë janë dëmtimi i nervit (prerja e kordave vokale) dhe krijimi i vartësisë përgjatë gjithë jetës ndaj kalciumit (hipo-paratiroidizmi), ndërsa në klinikën tonë përqindja e këtyre komplikacioneve është 0%” , shton me tej Dr. Ugur Gozalan.
Në operacionet e tiroidektomisë është e rëndësishme edhe ana estetike, prandaj ashtu sikur se në të gjitha qendrat e mëdha ku kryhet kirurgjia endokrinologjike. Në Spitalin Amerikanë në Prishtinë, operacioni i Tiroidektomisë realizohet me mini-incizion (prerje e vogël).
KIRURGJIA E PARATIROIDES
- Hiperparatiroidizmi primar (Adenoma e paratiroides)
- Hiperparatiroidizmi
3 ½ paratiroidektomi
Paratiroidektomi totale+ auto transplantim - Kanceri i paratiroides
Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore në Kosovë ku mund të realizohet Kirurgjia e Paratiroides.
DISEKSIONET E QAFËS
Në Spitalin Amerikan në Prishtinë diseksionet e qafës bëhen vetëm për kancerin metastatik të tiroides. Në këto raste realizohet diseksioni radikal i modifikuar ose diseksioni funksional i qafës.
GJENDRRA MBIVESHKORE
Tumoret e gjendrrës mbiveshkore në Spitalin Amerikan operohën sipas mendimit konziliar të departamenteve kirurgji e përgjithshme, urologji, endokrinologji dhe onkologji. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku realizohet Kirurgjia Laparaskopike e Gjendrres Mbiveshkore.
KANCERI I EZOFAGUT
Sëmundjet e ezofagut (tubit të ushqimit) ndahën në dy grupe: kanceri i ezofagut dhe sëmundjet benigne të ezofagut. Spitali Amerikan është e vetmja qendër private në Kosovë ku realizohet Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut. Trajtimi kirurgjik i kancerit të ezofagut në klinikën tonë realizohet trans-hyatal (metoda Orringer) ose me torakotomi (Ivor-Leëis).
ACHALASI
Achalasia është një sëmundje të cilës nuk i dihet saktësishtë shkaku. Në këtë sëmundje gjatë gelltitjës sfinkteri i poshtëm i ezofagut nuk arrin të relaksohet plotësisht. Pacientët kanë vështirësi në gëlltitje të ushqimeve dhe pijeve. Trajtimi është mjaft i suksesshëm. Zgjedhja e parë terapeutike për achalasian është dilatimi endoskopik me ballon. Vetëm në rastet kur nuk mund të realizohet dilatimi endoskopik ose kur kjo procedure nuk ka sukses, atëherë rekomandohet kirurgji. Suksesi i trajtimit kirurgjikal është 95-100%.
Spitali Amerikan Prishtinë është qendra unike në Kosovë dhe Ballkan ku mund të realizohet Kirurgjia Laparaskopike e Achalasias.
TRIKTURA/STENOZA BENIGNE E EZOFAGUT
Trajtimi i strikturave ezofagiale (ngushtimi i tubit të ushqimit,bllokimi i plotë) për shkak të pirjes gabimisht apo me qëllim të lëngjeve korozive është mjaft i vështirë. Zakonisht këta pacientë detyrohen që gjatë gjithë jetës të ushqehen nëpërmjet tubit që iu vendoset në stomak.
Ekziston një seri operacionesh të vështira që mund t’iu mundësojë këtyre pacientëve të ushqehen përseri nga goja. Në këto ndërhyrje mundësohet krijimi i një tubi të ri të ushqimit nëpermjet zorrës së pacientit dhe kështu mundësohet ushqyerja e tij normale nëpermjet gojës. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të realizohet ky operacion.
SISTEMI BILAR / ERCP (KOLANGIOGRAFIA ENDOSKOPIKE RETROGRADE)
Në spitalin Amerikan të gjitha kolecistektomitë bëhen në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku mund të bëhet rezeksioni i melçisë dhe Ëhipple, gjithashtu është qendra e vetme private ku performohet ERCP.
ERCP është procedure endoskopike-kirurgjikale, diagnostike dhe terapeutike me anë të së cilës arrihet vizualiteti i rrugëve bilare dhe pankreatite, giagnoza e saktë dhe trajtimi endoskopik i sëmundjeve bilare dhe pankreatite.
Dr.Sabri Tmava nga viti 2012 ka aplikuar procedurën ERCP në Spitalin Amerikan Prishtinë dhe Tiranë.
“Kolangiografia endoskopike retrograde është procedure shumë e dobishme dhe e pazëvendësueshme që aplikohet në diagnostifikimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme patologjike të rrugëve bilare dhe pankreatike. Bashkë me kolecistektominëlaparaskopike paraqesin procedurat endokirurgjike plotësuese me njera tjetrën, standarte të arta në trajtimin e kalkulozës së kolecistës dhe koledokolitiazës”- sqaron më tej Dr.Sabri Tmava.[:]