Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
Spitali Amerikan 2 është një investim strategjik dhe i rëndësishëm nga Grupi i Spitaleve Amerikane, që sjell një standard të lartë të kujdesit shëndetësor për pacientët në Kosovë. Me infrastrukturën moderne dhe pajisjet e avancuara për të përmbushur nevojat e një gamë të gjerë të pacientëve, ky spital vazhdon traditën elitare të sherbimeve të Spitaleve Amerikane.
Spitali Amerikan 2 përbëhet nga një ekip i kualifikuar i mjekëve, infermierëve dhe teknikëve të shëndetit të gatshëm për të ofruar kujdes shëndetësor të shkëlqyer dhe profesional që dallon nga shërbimet e tjera. Në këtë institucion shëndetësor do të gjeni një shumëllojshmëri të shërbimeve të ndryshme, duke përfshirë gjinekologjinë-obstetrikë, diagnostikën e avancuar, kirurgjinë, kujdesin e urgjencës, pediatri dhe shumë inovacione në fushën e mjekësisë bashkohore.
Spitali Amerikan 2 në Prishtinë, sjell komfort, zgjidhje profesionale dhe kujdes të shtuar për shëndetin e të gjithë pacientëve.
Adresa :
Magjistralja Prishtinë-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë.
Për më shumë informacion kontaktoni në numrat telefonik :
038 60 50 50 / 046 60 50 50.
#spitaliamerikan #perqafojejeten
#spitaliamarikan2