+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Mjeku nga Kosova që bëri 13 mijë operacione në Gjermani

By sa - In Të Reja - 25/05/2016

[:sq]

 

Me një përvojë prej 18 vjetësh, me 13 mijë operacione të kryera, doktori kosovar Halil Krasniqi po shpëton jetët e pacientëve me sëmundje vaskulare në Gjermani.

Djaloshi nga Peja që në moshën tetëvjeçare ëndërronte të bëhej human, andaj zgjodhi profesionin e mjekut dhe arriti që në një shtet të huaj si Gjermania të vendoset në pozicionin e shefit të një klinike me 36 krevate dhe 26 bashkëpunëtorë, për shkak të aftësisë profesionale të tij, ku edhe i është besuar kjo kompetencë.

Në dy spitale, ku ka qenë shef i kirurgjisë vaskulare në Gjermani, ka qenë i vetmi i huaj me shtetësi gjermane. Ai tani është shef i kirurgjisë vaskulare në Klinikën Universitare në Haidelbergut të Gjermanisë si dhe ligjërues i kirurgjisë vaskulare dhe anatomisë në këtë universitet. Por, Krasniqi ka vendosur që humanizmin dhe profesionalizmin e tij ta vërë në shërbim edhe të bashkëkombësve të tij.

Para dy ditësh në Spitalin Amerikan janë operuar pesë veta, dy të shtrirë dhe tre mund të shkojnë në shtëpi tani. Ata janë operuar nga mjeku me renome ndërkombëtare Krasniqi, i cili tashmë kryen të gjitha operacionet vaskulare, ato venoze, arteriale dhe limfatike.

Krasniqi tregon sesi që fëmijë kishte vendosur të merrej me këtë mision human dhe i ishte përkushtuar studimeve dhe specializimeve.

“Kam lindur human dhe një humanizëm në atë kohë në moshën tetëvjeçare bazohej vetëm në mjekësi, kjo ishte ideja dhe ajo çka kam arritur tash. Në një shtet të huaj po të kesh një pozicion udhëheqës i një klinike apo shef me 36 krevate dhe 26 bashkëpunëtorë duhet të kesh aftësi dhe kompetenca tre apo katërfish më shumë sesa një gjerman”, thotë ai derisa tregon se ishte i vetmi i huaj si shef në këto klinika.

 Nuk pranohet në Prishtinë, shkon në Gjermani

Krasniqi thotë se në shtetet evropiane është kultura e tillë, niveli akademik dhe shkencor “që nëse posedon kompetencën, aftësinë dhe kualifikimet nuk të pengon asgjë të arrish edhe nivelin më të lartë. Krasniqi thotë se ky është ndryshimi i madh me kulturën e Ballkanit, ku mungon një disiplinë vetjake dhe kulturë. Doktor Krasniqi kërkon që dhe në Kosovë të ketë respekt të aftësisë dhe kompetencës.

Ka kryer shkollën fillore në Pejë, të mesmen në Pejë me të gjitha pesa, pra nota maksimale për shkollim, si dhe shkollën e mjekësisë në Mitrovicë, por nuk arrin të pranohet në Prishtinë.

Vazhdon në 1989 në Universitetin e Dusseldorfit, ku studion mjekësi humane dhe specializon në kirurgjinë e përgjithshme dhe vaskulare dhe pastaj superspecializimi endovaskular dhe specialist kirurg. Pastaj intervencionalist. Ai thotë se e kishte pikë që të kontribuonte në vendin e tij, çfarëdolloj kushtesh, në sferën e mjekësisë në Kosovë ku dhe ka lindur. Tani pothuajse është rregullisht në Prishtinë.

Ai thotë se në Kosovë nuk ka kushte për t’i kryer të gjitha operacionet sepse nuk ka kushte në organe tjera shëndetësore, por ai i kryen në Spital Amerikan, ku thotë se ka kushtet për ta ushtruar profesionin e tij.

“Vij gati 12 muaj rregullisht në Prishtinë. Një kohë kam operuar në spitalin tjetër, tash në Spitalin Amerikan, këtu janë pothuajse të gjitha kushtet për të ushtruar aktivitetin tim vaskular…”, thotë ai. Krasniqi thotë se kërkesat janë më të mëdha.

“Amputacioni është më i vogël këtu më Spitalin Amerikan, pra po i shpëton nga amputimi pacientët”. Dhe ai porosit pacientin kosovar që duhet me kohë të paraqitet në spital sepse shkojnë shumë vonë tek mjeku dhe në mungesë të aparaturës dhe të teknikës mjekimi zgjat derisa të bëhet operacioni dhe po të ndodhë me kohë 90 për qind do të mundë t’i shpëtonin amputacionit. Krasniqi përmend disa sëmundje që janë problematika më e madhe në Kosovë që shpie tek amputacioni.

79-vjeçarja e operuar, në gjendje të mirë

Ai viziton pacientët dhe verifikon gjendjen e tyre pas operimit. Operacioni i kryer para dy ditësh, sipas doktor Krasniqit, ishte i rrezikuar për amputim, pacientja ishte 79-vjeçare, por falë këtij operacioni këmba e saj i shpëtoi amputimit.

Ai me një dopler, siç quan aparatin në gjuhën mjekësore, identifikon pulset të cilat dëgjohen pas operimit e që para operimit nuk dëgjoheshin në këmbët e pacientes.

Ai thotë se personaliteti i tij dhe ekspertiza mund të qëndrojnë në dispozicion të atyre që kanë nevojë për një gjë të tillë.

“Me përvojën 18-vjeçare jam në gjendje t’u ofroj edhe institucioneve shtetërore dhe private dhe gjithë kolegëve të mi trajnim dhe mësim të të gjitha proceduarve operative, çdo institucion apo person që kërkon nga ana ime jam i gatshëm t’ua ofroj. Operacionet vaskulare nuk mund të kryhen vetëm aty ku ka kushte”.

Doktor Krasniqi para pak kohësh ka kryer një operim tek një rast i rëndë në Kosovë me rrugturë të mbyllur të aortës rreth 7 centimetra, ku kishte ardhur nga Shtutgardi pasi ishte ftuar nga një mjek në Spitalin Turk me kërkesën “nëse vjen ia shpëtojmë jetën”.

Ai thotë se kjo punë kërkon sakrificë të jetës tënde për pacientët. Në Gjermani ndodh shpeshherë që mjekët gjermanë dhe të tjerë u shpëtojnë jetën shqiptarëve. Por, Krasniqi është mjeku shqiptar që ka bërë ndërhyrjen e suksesshme kirurgjike, e cila është kurorëzuar me shpëtimin e jetës së një gjermani të moshuar. Pacienti pas operimit shkoi dhe kremtoi krishtlindjet.

http://zeri.info/aktuale/91041/mjeku-nga-kosova-qe-beri-13-mije-operacione-ne-gjermani-video/[:]

← Një tjetër sukses në Spitalin Amerikan
Radiofrekuenca Bipolare – pajisja më e avancuar për trajtimin e venave varikoze! →

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë