Në një ceremoni festive shënohet inagurimi i Spitalit Amerikan në Prishtinë
Spitali Amerikan çdo ditë është duke dëshmuar përkushtimin maksimal të tij për pacientët dhe shëndetin e tyre, në këtë mënyrë vulos edhe njëherë rrugën drejt qëllimit, duke e bërë kështu institucionin më të besuar dhe serioz në fushën e mjekësisë me ekspertë të certifikuar Evropianë dhe vendas në një sistem amerikan të punës. Pajisur me teknologji mjekësore diagnostike dhe terapeutike moderne, laborator biokimik dhe mikrobiologjik modern, diagnostikim dhe trajtim multidisiplinar që siguron shpejtësi dhe saktësi.
Me 18 Nëntor,përkundër protestave dhe “dhunës“ që kishin pushtuar kryeqytetin, Spitali Amerikan mblodhi afër vetës mbi 200 mjekë nga pothuajse të gjitha vendet e Kosovës, për të ndarë së bashku kënaqësinë dhe, njëkohësisht për të treguar seriozitetin dhe përgjegjësinë e madhe që ka ky spital ndaj pacientëve vendas dhe të huaj në Kosovë.
Dr. Novrus Caushaj, Drejtor Ekzekutiv në Spitalin Amerikan Prishtinë me lokacion të ri pranë QKUK-së, mbajti fjalën e hapjes duke theksuar edhe një herë seriozitetin dhe qëllimet e qarta që ka Spitali Amerikanë për shëndetësinë në vend:
“Organizojmë këtë takim të sotëm si shenjë rrespekti dhe të ngritjes së një bashkëpunimi, për të qenë shumë afër njëri – tjetrit si kolegë dhe mbi të gjitha për të prezentuar disa nga arritjet dhe sukseset e Spitalit Amerikan të Kosovës, të këtij investimi të ri mbi 20 milion euro, i cili është prezentë në Republikën e Kosovës si një shtysë, si një nxitje, si një stimulim i gjithë forcave mendore shëndetësore, për ti dhënë një shtysë akoma më të madhe shëndetësisë shqiptare në përgjithësi dhe mjekësisë vendore në vecanti“- deklaroi Dr. Caushaj.
Dr. Caushaj më tej në mesin e shumë mjekëve tha se prania e Spitalit Amerikan mbyllë trekendëshin e famshëm pacientë, mjekë dhe institucion.
Spitali Amrikan për nga ndërtimi dhe shërbimet që ofron është model, teknologjia është tejet e përparuar dhe natyrisht për nga elementet përbërëse dhe stafi ky spital është gjithnjë i pari.
Gjithashtu edhe Prof. Dr. Ugur Gozalan, shef i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Onkologjike, para të pranishmëve në ceremoninë festive rikujtojë sukseset e shumta të Spitalit Amerikan. Prof. Ugur gjithashtu theksojë se në këtë spital për herë të janë kryer me sukses shumë operacione të cilat akoma edhe tani nuk kryhen në klinika të ndryshme të shteteve Ballkanike.
Për të prezantuar një pjesë të punës së ortopedisë në Spitalin Amerikan, ishte prezent edhe Dr. Florin Ramadani. Me stafin dhe kolegët e tij, në Spitalin Amerikan janë kryer operacione për herë të parë në regjion duke filluar nga osteoprotezat e çdo regjioni posaçerishtë të kërdhokullës dhe gjurit. Vazhduar nga të gjitha intervenimet artroskopike jo vetëm të gjurit por edhe të shputës, transplantimin mikrovaskular, rekonstruksion muskulo-lëkuror me anastomozë të kryera këto si premierë në Spitalin Amerikan falë pajisjeve dhe stafit profesionistë të mjekëve ortoped. Dr. Florini tha se nuk do të ndalet vetëm më këto
intervenime.Ideja e ekipit të Spitalit Amerikan është që në bashkëpunim me mjekët Onkologë të ofrojë trajtim edhe për rastet e Ortopedisë-Onkologjike, që çdo pacient të ketë mundësi operimi pavarësishtë se çfarë regjioni ka të lënduar ai do të mund të operohet në Spitalin Amerikan pa qenë nevoja për tu drejtuar në klinika jashtë Kosovës.
Pacientët tashmë nuk kanë nëvojë që të marrin rrugët e Evropës apo të rajonit për të gjetur shërim pasi që kjo tashmë është e mundur në Spitalin Amerikan. Për herë të parë në Kosovë kardiokirurgjia ka kryer operacione në zemër me anestezi spinale, ku pacienti është zgjuar dhe i vetëdijshëm për ndërhyrjen që po kryen. Jo çdo qendër kardiokirurgjie evropiane do të mund të realizonte këtë, e kjo tashmë veçse realizohet në kardiokirurgjinë e Spitalit Amerikan Prishtinë falë përvojës dhe profesionalizmit edhe të mjekëve tanë Anestezistë.
Dr. Goksu Goc, gjinekolog obstetër i shquar nga Izmiri, i cili tashmë është në shërbim të pacientëve në Spitalin Amerikan falenderojë shumë ekipin e tij për punën e rëndësishme dhe të pa lodhshme të Gjinekologjisë. Për tri vite që jam këtu kemi bërë punë të mrekullushme dhe të pa lodhshme dhe gjithnjë në sherbim të pacientëve. Në repartin e gjinekologjisë në Spitalin Amerikan janë kryer mbi 90 % e ndërhyrjeve kirurgjikale me laparaskopi të cilat janë kryer me shumë sukses.
Mjekët të cilët ishin të pranishëm, e që ishin nga të gjitha qytetet e Kosovës, ivestimin më të ri “Spitali Amerikan Prishtinë”, e cilësuan si një hapë të rëndësishëm drejtë zhvillimit dhe përparimit të shëndëtësisë në vendin tonë. Në këtë mënyrë duke e cilësuar Spitalin Amerikan si një derë shprese dhe besimi për të gjithë pacientët që kanë nevojë për cilin do nga trajtimet mjekësore.
Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej tri vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve. Numri i madh i tyre, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet për reputacionin e krijuar në nëntë vite punë të ekipit të palodhur. Flet edhe për pritshmërinë dhe përgjegjësinë e lartë para së cilës gjendemi çdo ditë për të justifikuar besimin e atyre që na kanë zgjedhur.