+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

News

Type the custom text you wish to display in the subheader of this page/post. If you wish to use bold text then use strong element example bold text
American Hospital Pristina, Kosovo > News
Nov20
3

Spitali Amerikan organizon për herë të tretë Kongresin Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor

By sa - Të Reja

Është çelur sot me sukses në Tiranë, Kongresi i 3-të Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor “Inovacione në Mjekësi”. Më një pjesëmarrje masive të mjekeve, infermiereve, studenteve, farmacisteve dhe stomatologëve nga vendi dhe diaspora; figura mjekësh të shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kanë vulosur sot për të tretin vit radhazi suksesin e padiskutuar të eventit më të madh mjekësor në Shqipëri.

Eventi u përshëndet me entuziazëm nga Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, e cila veçoi edhe njëherë rendësin e veçantë dhe punën kolosale qe ky kongres mbart dhe përçon për të gjithë profesionistet e mjekësisë shqiptarë dhe të huaj, duke siguruar kështu shërbimin me cilësor, efektivitetin dhe plotësimin e nevojave jo më bazike por më specifike të mjekësisë moderne në vend.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj , profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi do te prezantoje 20 seksione shkencore klinike, 3 workshope dhe 2 Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët. Për 3 ditë me radhë Shqipëria do të kthehet në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi. Bëhuni pjese e tij.

Nov14
1

Realizohet me sukses ndërhyrja e veçantë në zemër në Spitalin Amerikan!

By sa - Të Reja

Shemsi Elshani tash e sa kohë kishte pasur probleme shëndetësore që i vinin si pasojë e funksionit të reduktuar të zemrës.

Ai gjatë gjithë kohës kishte ndjerë lodhje dhe plogështi të shoqëruara me probleme të frymëmarrjes.

“Para operimit ndjeja shumë plogështi dhe probleme me frymëmarrje, më pas pata një sulm dhe pa vetëdije më kanë dërguar fillimisht në QKUK, më pas kam ardhur në Spitalin Amerikan. Tani pas intervenimit po ndihem shumë mirë dhe shumë më i fortë”, tha pacienti i cili para një ore kishte përfunduar intervenimin.

Aparati për resinkronizim të zemrës (cardiac resyncronisation therapy – CRT-D) është një pajisje që përdoret për trajtimin e pacientëve me zemër të zgjeruar dhe me funksion të reduktuar përkatësisht te pacienteve me kardiomiopati të dilatuar.

Një grup i pacientëve me kardiomiopati të dilatuar të cilët edhe në EKG kanë një ndryshim që quhet bllok i degës së majtë (LBBB) mund të themi se janë më me fat se ata që nuk e kanë ketë ndryshim në EKG. Për ketë grup të pacientëve dihet se vendosja e një lloji Pacemakeri që është me 3 elektroda që vendosen në 3 dhomëza të zemrës, dihet se ndihmon shumë në zvogëlimin e përmasave të zemrës dhe rritjes së fuqisë apo funksionit sistolik të zemrës. Kjo procedurë quhet Terapia e Resinkronizimit të Zemrës apo (cardiac resyncronisation therapy – CRT-D).

Po ashtu dihet që pacientët me kardiomiopati të dilatuar, përkatësisht pacientët me zemër të zgjeruar kanë tendencë për zhvillim të aritmive me natyrë të keqe që mund të përfundojnë me fatalitet. Pajisja qe vendoset për CRT-D e ka edhe funksionin e detektimit dhe trajtimit të këtyre aritmive me elektroshok menjëherë.

Ekipi i kardiologëve që realizuan këtë intervenim janë Dr. Sandro Brusich – Kardiolog nga Kroacia si dhe Dr.Edis Demiri – Kardiolog në Spitalin Amerikan.

Dr. Edis Demiri tha se gjithë procedura ka shkuar shumë mirë, tashmë pacienti është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“E gjithë procedura e intervenimit ka shkuar shumë mirë, pacienti tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, tash e tutje ai nuk do të ketë më asnjëherë probleme të cilat veçse i kishte para intervenimit”, thotë Dr.Edis Demiri.

Dr.Edis Demiri tha se ky intervenim ishte i pari që u realizua në Kosovë dhe tash e tutje ekipi i kardiologëve të Spitalit Amerikan do të vazhdojë me aplikimin e këtij intervenimi.

Ndërsa Dr.Sandro Brusich nga Kroacia tha se ishte një përvojë e mrekullueshme bashkëpunimi i tij me mjekët nga Spitali Amerikan.

“Intervenimi kaloj me sukses falë bashkëpunimit dhe punës së palodhshme të mjekëve nga Spitali Amerikan. Shpresojmë për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen, për mua ishte një përvojë shumë e mirë”tha Dr. Bruschi, Kardiolog nga Kroacia.

Intervenimi zgjati rreth tre orë dhe pacienti pritet që ditën e nesërme ta lëshoj spitalin për të vazhduar jetën e tij normale.[:]

Sep22
1

Kardiokirurgji e standarteve ndërkombëtare, Spitali Amerikan shpëton jetë!

By sa - Të Reja

Pacientja Haxhire Rama 49 vjeç ( BMI 50 ) pas dhimbjeve të forta që kishte në gjoks është paraqitur në njërin nga spitalet në vend, ku i është bërë CT-Angiografi e Thoraxit si dhe i është lëshuar Diagnoza Disekcion tip B (çarje e Aortës nën A.subclavia majtas). Më pas pacientja në fjalë është liruar për në shtëpi. Pas dy ditëve gjendja e saj është përkeqësuar akoma dhe më shumë, problemet e saj të theksuara ishin frymëzënia dhe dhimbjet në gjoks. Është paraqitur në Spitalin Amerikan me një hemodinamik jo stabile. Pulsi i zemrës mbi 150/min dhe Tensionet nën 70/40 mmHg.

Në CT shihet që çarja e Aortës fillon në Aortën asendente duke vazhduar gjatë gjithë aortës deri në Arteriet femorale në të gjitha anët. Është vërejtur që kemi të bëjmë me Disekcion Tip A dhe me indikacion për futje urgjente në sallë. Pacientja 49 vjeçare, urgjentisht është futur në sallë dhe i është bërë zëvendësim i Aortës ascendente me gjysmëhark (Hemiarch). Operacioni bëhet me Hipotermi të moderuar 28C dhe përfusion selektiv të kokës.

Pacientja Rama tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, madje ajo thotë se fal ekipit mjekësor të Kardiokirurgjisë së Spitalit Amerikan, ajo vazhdon të jetojë.

“Jam shumë mirënjohëse të gjithë mjekëve te Spitalit Amerikan, fal tyre unë po vazhdoj të jetojë. Kur kam ardhur në spital kam menduar që është dita ime e fundit sepse isha shumë keq, kisha probleme në frymëmarrje dhe probleme me zemrën. Tash jam shumë mirë dhe pas 2 ditëve do të dal nga spitali”, thotë pacientja 49 vjeçare Haxhire Rama Operacioni ka kaluar me shumë sukses dhe pacientja është zgjuar menjëherë të nesërmen dhe aktualisht trajtohet në repartin mjekësor. Sipas mjekëve pacientja Haxhire Rama ka qenë me shumë fat në këtë rast, që ka mundur të mbërrijë herën e dytë në spital. Këto sëmundje kërkojnë ndërhyrje urgjente kirurgjike pasi rrezikshmëria e tyre pa operacion është 1% në orë. Kjo është pacientja e 19 që ka marrë trajtimin adekuat në Spitalin Amerikan me të tilla probleme kardiake.

Sep15
8

Sensibilizim kundër Kancerit të Prostatës

By sa - Uncategorized

download

Prostata është gjendër e sistemit riprodhues tek meshkujt, e cila gjendët nën fshikëzën urinare dhe e rrethon pjesën e pasme të uretrës.

Kanceri i prostatës është kanceri më i shpeshtë tek meshkujt në Evropë, ndërsa është shkaktari i dytë i vdekjes tek meshkujt prej kacereve.

Zakonisht paraqitet pas moshës 50 vjeçare. Incidenca është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në Bashkimin Evropian kanceri i prostatës ka pasur rreth 345 000 raste të reja në vitin 2012, ndërsa për vitin 2015 numri i rasteve të kancerit të prostatës është rreth 365 000.

Shkaqet e sakta që shkaktojnë kancerin e prostatës nuk janë të njohura. Mirëpo faktorë rreziku janë: mosha, nacionaliteti, predispozita gjenetike( nëse familjarët kanë Kancer Prostate), infeksionet e prostatës dhe disa faktorë tjerë.Në fazën e hershme mashkulli me Kancer të prostatës nuk ka simptoma.

Ndërsa simptomat me avansim lokal të sëmundjes janë:

Pengesa në urinim (dhembje gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, rrjedhje e dobët e urinës e deri te pamundësia për të urinuar, urinim me gjak si dhe prezenca e gjakut në spermë, impotenca). Këto simptoma nuk janë specifike për Karcinomën e Prostatës.

Avansimi i mëtejshëm i sëmundjes manifeston edhe simptoma të tjera, siç janë dhembje e pjesës së poshtme të boshtit kurrizor, dhembje lumbale, humbje peshe e fraktura spontane.

Diagnostifikimi i sëmundjes bëhet me:

Ekzaminim digitorektal, analiza PSA, biopsia e prostatës si dhe procedurat tjera.

Trajtimi varësisht prej stadit të sëmundjes bëhet me: përcjelle aktive, kirurgji, radioterapi, kimioterapi, terapi hormonale etj.

Zbulimi i kancerit të prostatës në fazat e hershme ka rëndësi shumë të madhe si për mënyrën e mjekimit ashtu dhe kualitetit të jetës. Prandaj rekomandohet të bëhet screening (detektimi) për kancer prostate:

Me ekzaminim digitorektal ( palpim i prostatës) si dhe matjen e nivelit të PSA në gjak, kjo ju rekomandohet :

-të gjithë meshkujve mbi moshën 50 vjeçare.

-të gjithë meshkujve me simptomatologji të lartë cekura.

-të gjithë meshkujve që kanë histori familjare (nëse babi ose vëllai ka Kancer Prostate).

Për të gjithë pacientët Spitali Amerikan ofron Pakon Urologjike për një diagnostikik të hershëm të sëmundjes.

Dr. Jeton Islamaj
Kirurg Urolog
Spitali Amerikan
Rr. “Shkupi”, nr. 25, pranë QKUK-së
038 221 661 / 038 400 661
049 933 817
[email protected]
www.spitaliamerikan.com

Sep4
0

Ndërhyrjet kirurgjikale urgjente në Spitalin Amerikan, shpëtim jete për pacientët

By sa - Uncategorized



71 vjeçari nga Peja, M.Kameraj kishte kohë të gjatë që nuk po bënte një jetë normale dhe të shëndetshme.

Siç edhe ai tregon, prej disa viteve kishte probleme të herë pas herëshme me zorrët në pjesën e abdomenit (barkut) dhe si pasojë kishte dhimbje të papërballueshme duke mos e lejuar të bënte një jetë të qetë.

Pas disa endjesh në qendra të tjera mjekësore, M.K paraqitet në emergjencë me dhimbje të forta në pjesën e abdomenit, dhimbje të cilat nuk mund t’i duronte. Falë një diagnostikimi të shpejtë në kohë ai brenda orës me urgjencë është futur në sallën e operimit nga ekipi i kirurgëve të Spitalit Amerikan.

Operimi i cili u realizua me sukses ishte një nga operacionet e vështira të cilët zgjasin nga tre deri në katër orë e që në Spitalin Amerikan janë rutinë e punës së vazhdueshme.

Dr.Ilir Fazliu – Kirurg i Përgjithshëm, pjesë e ekipit që operuan pacientin M.Kameraj, thotë se gjendja e pacientit tashmë është shumë e mirë, pavarësisht që gjendja fillestare e tij ishte shumë e rëndë.

“Pacienti M.K vuante nga Ileus me strangulacion me prekje vaskulare dhe me momoribiditete kardiake dhe pulmonare, gjendja e tij kur erdhi në fillim ishte shumë e rëndë, mirëpo pas ndërhyrjes urgjente gjendja e tanishme e pacientit është shumë e mirë dhe mund të vazhdojë jetën normale pranë gjirit familjar”, thotë Dr. Fazliu.

Edhe pse M.K vuante nga mbështjellja e zorrëve me prekje të furnizimit të gjakut dhe sëmundje të tjera shoqëruese të zemrës dhe mushkërive, ai sot është shumë mirë, falë ndërhyrjes urgjente të ekipit të kirurgëve të Spitalit Amerikan, profesionalizimit dhe punës fleksibile të të gjithë ekipit mjekësorë.

Aug30
0

Departamenti i ORL-s në Spitalin Amerikan siguron pacientët me probleme të kësaj lëmie për një shërim sa më të shpejtë

By sa - Uncategorized



Spitali Amerikan si qendra më e specializuar shëndetësore në vend dhe rajon, ofron zgjidhje për të gjithë pacientët që kanë probleme shëndetësore nga më të ndryshmet. Një nga departamentet më të zhvilluara të Spitalit Amerikan, është edhe Departamenti i ORL-së, stafi mjekësor i të cilit siguron të gjithë pacientët me probleme shëndetësore në lëmin e ORL-së se shërimi i tyre tashmë është i garantuar në Spitalin Amerikan. Shërbimet shëndetësore që i janë shtuar Departamentit të ORL-së në Spitalin Amerikan janë: – Sëmundjet ( patologjitë) e Sinusëve

– Kirurgjia Funksionale Endoskopia e Hundës dhe Sinuseve (FESS),

– Plastika apo Iintervenimet estetike të hundës dhe veshëve – Rinoplastika (hundës) – Otoplastika (veshëve)

– Kirurgjia e kanalit te lotit (Dakriocistorhinostomia ) me endoskopi përmes hundës pa prerje nga jashtë,

– Ekzaminimet endoskopike të telave të zërit te problemet me ngjirje zëri.

Në Spitalin Amerikan pacientët i pret Dr.Muzaffer Balaban – Kirurg Otorinolaringolog si dhe Dr.Sylejman Nishori – specialist Otorinolaringolog – Kirurg i Kokës dhe Qafës, i Subspecializuar në lëmin e Kirurgjisë Endoskopike të Hundës dhe Sinusëve. Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Jul26
1

Bebi Ejmen tregon eksperiencat e tij të takimit të parë të botës reale

By sa - Uncategorized

Të gjitha bebet lindin në Spitalin Amerikan, andaj takimi i tyre i parë me botën reale është pikërisht Spitali Amerikan dhe stafi mjekësorë. Një nga kartolinat e shumta të dërguara drejtë Spitalit Amerikan është edhe kjo kartolinë ku bebi i sapo ardhur në jetë, Ejmen Pllana, tregon eksperiencat e tij për spitalin dhe stafin mjekësorë. Nga përmbajtja e kartolinës e cila është dërguar si simbol mirënjohje dhe falënderimi për stafin e Spitalit Amerikan,vërehet që bebi Ejmen është shumë i kënaqur dhe ndihet me shumë fat që ardhjen e tij në jetë e pati pikërisht në një ambient dhe nga njerëz të mrekullueshëm siç janë mjekët e këtij spitali.

Andaj edhe stafi i Spitalit Amerikan i uron jetë të gjatë dhe shumë lumturi engjëllit të vogël Ejmen !

Jul20
2

Prof. Dr. Florin Ramadani mjeku që solli eksperiencat europiane në Kosovë

By sa - Të Reja

Prof. Dr. Florin Ramadani i specializuar në kirurgji ortopedike dhe traumatologji me një eksperiencë pune shumë vjeçare në Austri, gjithashtu pjesë e rëndësishme e Spitalit Amerikan, duke kontribuar me përvojën dhe eksperiencën e tij të fituar në vendet më të zhvilluara shëndetësore dhe, duke e ndarë për pacientët e shumtë në nevojë të Repartit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë. Në një intervistë ai tregon për punën dhe sukseset e shumta të Repartit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan, repart ky i cili është nën udhëheqjen e tij.

Mund të na e bëni një përshkrim të shkurtër të punës suaj që e bëni në Repartin e Ortopedisë të Spitalit Amerikan ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Spitalin Amerikan në Kosovë, konkretisht Reparti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, me ardhjen time është pasuruar dhe është zgjeruar spektri i trajtimit të pacientëve ortopedikë por edhe në traumatologji.

Pacientët sot në Kosovë gëzojnë dhe kanë mundësinë të trajtohen me standarde të cilat janë mirë të etabluara sipas koncepteve dhe të arriturave europiane dhe atyre botërore.

Qasja ime ndaj problemeve ortopedike dhe traumatologjike është shumë më ndryshe meqë edukata, trajnimi dhe shkollimi im më kanë bërë të mendojë ndryshe, t’i qasem problemit ndryshe dhe të trajtoj pacientët në mënyrën më të mirë të mundshme , ashtu siç edhe e meritojnë.

Ne si departament tani jemi të kompletuar të trajtojmë të gjitha problemet ortopedike dhe traumatologjike të aparatit lokomotor, me përjashtim të kurrizit dhe lëndimeve të rënda të kokës.

Pra ekskluzivisht traumat e rënda dhe politraumat, të cilat janë një pjesë e aktivitetit tim më stafin tim.

Pra duke filluar me lëndime ,trajtimin e pasojave të traumës ekskluzivisht kirurgjia rekonstruktive dhe endoprotetika janë të gjitha të mundshme.

Çfarë e veçon Repartin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë së Spitalit Amerikan, nga repartet ortopedike të qendrave tjera shëndetësore në vend dhe rajon ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Reparti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Spitalin Amerikan Prishtinë dallohet nga repartet Ortopedike të rajonit dhe më gjerë, për shumë arsye. Si më kryesori është qasja e problemit me shumë seriozitet, diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientit me norma dhe standarde të rangut më të lartë, puna ekipore ,bashkëpunimi me repartet e tjera dhe posaçërisht një përcjellje postoperative nga ekipi i anestezisë dhe kujdesit intensiv 24 orësh.

Në repartin ku udhëheq unë pacientët janë në rëndë të parë.

Krahas vështirësive me mentalitetin e regjionit, me rrethanat shumë të ngujuara po mundohemi dhe mendoj se kemi arritur që të fitojmë besimin tek pacientët për punën që jemi duke e bërë.

Ju jeni specialist i Ortopedisë, i specializuar në Austri. Pse zgjodhët Spitalin Amerikan në Prishtinë për të dhënë kontributin tuaj si specialist i Ortopedisë ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Vendimi im për të ardhur në Spitalin Amerikan ishte një moment kur kisha nevojë të punojë në mënyrë ekipore, qasje afatgjatë të problemeve dhe mundësia për trajtim të të gjitha problemeve. Të gjitha këto kritere m’i ka plotësuar Spitali Amerikan, prandaj vendimi për të kontribuar edhe në Kosovë ishte i lehtë.

Cilat janë disa nga ndërhyrjet më të vështira që realizohen nga stafi i ortopedëve të Spitalit Amerikan?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Ndërhyrjet më të vështira janë ato të cilat janë të lidhura me lëndime të shumëfishta. Lëndimet e llojit politraumat, lëndimet e komblikut dhe thyerjet e hapura të cilat në shumicën e rasteve rrezikojnë organet, gjymtyrët e pacienteve, dhe shpesh herë edhe jetën e pacientëve . Kemi ndërhyrë në shumë raste me lëndime të vështira të komblikt, fatmirësisht në shumicën e rasteve kemi pasur rezultate shumë të mira.

Por edhe rastet e tumoreve, protezat revizion , të cilat pas komplikimeve nëpër qendra tjera e posaçërisht nga Maqedonia – Shkupi ,vijnë dhe kërkojnë ndihmën tek ne, deri tani kemi zgjedhë problemet të shumta të pacientëve të cilëve ju është komplikuar shëndeti në qendra të tjera shëndetësore.

Ekskluzivisht proteza tumorale, pas shumë intervenimeve është bërë me sukses.

Jo me larg se sot ka qenë pacientja me protezë tumorale, e cila ishte shumë e kënaqur me rezultatin postoperativ.

Ju si mjek me përvojë dhe profesionalizëm të dëshmuar edhe jashtë kufijve shqiptar, sa ka qenë i vështirë adaptimi në kushtet dhe rrethanat e shëndetësisë në Kosovë ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Mendoj që kontributi im në Kosovë ka qenë i mirëseardhur. Në fillim ka pasur vështirësi, por tani pacientët e dinë prezencën time dhe të ekipit time në Spitalin Amerikan.

Unë po mundohem të bëjë çmos që pacientët mos të mundohen në dyert e regjionit siç ka qenë më parë, meqë spektri i gjerë i imi është komponentë që pacientëve ju mundëson të trajtohen siç është më së miri.

Duke pasur parasysh se të gjitha intervenimet e mëdha si ato ortopedike dhe traumatologjike janë bërë për herë të parë në Kosovë nga unë, pra premiere, dhe kam vazhduar edhe me tutje, mendoj që kontributi ime tashmë është dhënë.

Është vështirë meqë puna ime është në sektorin privat edhe për këtë jam edhe i kufizuar.

Unë dua dhe ende jam i gatshëm të bëjë kontributin në arsim, me anë të ligjërimit, mbajtjen e trajnimeve , të gjitha këto i kam ofruar pa kompensim, por deri tani nuk kam hasur në një përgjigje pozitive.

Kam bashkëpunim shumë të mirë pothuajse me të gjithë ortopedët dhe traumatologët në Kosovë gjë që më bënë edhe më të lumtur.

Dhe në fund, cila do të ishe këshilla juaj për pacientët me probleme ortopedike ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Porosia ime për pacientët është ajo që e kam ceke edhe shumë herë në media:

Të vijnë në Spitalin Amerikan Kosovë me kohë, mos të humbin kohë nëpër dyert e huaja, rrugëtime të gjata, qasje jo profesionale, duke pasur mundësinë të trajtohen tek unë në Spitalin Amerikan, mu ashtu siç trajtohen në terë botën pacientët.

Posaçërisht është një e mirë e madhe që për ato probleme që nuk mundemi t’i zgjedhim për shkaqe objektive dhe subjektive me kontaktet e mia me eksperte internacional, kemi mundësi të organizojmë kolegë nga tërë bota për trajtim sa më adekuat.

Pra sot, mendoje që shqiptaret nuk kanë nevojë të enden jashtë Kosovës.

Tani më kemi edhe një ekspert, koleg i imi nga Austria për kirurgjinë e shpatullës dhe bërrylit, prandaj me të vërtetë tani jemi një ekip shumë i kompletuar.

Jul10
0

Spitali Amerikan thirrje drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për kujdes të shtuar në komunikacion!

By sa - Uncategorized

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët në sezonin e verës vizitojnë shumë Kosovën, dita ditës po rritet. Me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje edhe komunikacioni gjithnjë e më shumë po mbingarkohet, në këtë mënyrë edhe aksidentet rrugore janë të shumta. Fatkeqësisht shumica prej tyre janë me fatalitet, dhe ky fakt është shumë shqetësues. Në 10 ditët e para të Korrikut vërrehet një numër i madh i pacientëve të cilët paraqiten në spital me trauma ortopedike dhe lëndime të ndryshme si pasojë e aksidenteve rrugore.

Duke marrë parasysh gjendjen e infrastrukturrës rrugore, numrin e madh të mërgimtarëve dhe mbingarkesën në komunikacion, stafi mjekësor i Spitalit Amerikan ju bënë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që të jenë sa më të kujdesshëm në rrugë, të kenë durim dhe t’i zbatojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që t’i shmangen sa më shumë aksidenteve rrugore.

Ditët e pushimit në Kosovë duhen mbajtur mend për gjërat e bukura dhe kohën e mirë të shpenzuar, dhe jo për fatkeqësinë që do të mund të shkaktonte një shpejtësi e madhe dhe një mosrespektim i shenjave rrugore.

Gjithashtu stafi mjekësor i Spitalit Amerikan është në gatishmëri të plotë dhe shumë i përgatitur për ofrimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe për ofrimin e ndihmës urgjente për të gjitha rastet e tilla. Mjekët janë të gatshëm që në kohën sa më të shpejtë të mbërrijnë tek pacientët në që mund të kenë nevojë.

Spitali Amerikan uron që të mos ketë raste të tilla asnjëherë, pushime sa më të mbara për të gjithë mërgimtarët që vizitojnë familjet dhe vendlindjen e tyre – Kosovën.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën !

May31
0

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK-në)

By sa - Uncategorized

 


Spitali Amerikan në Prishtinë, ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBASHK . Kjo marrëveshje në thelb të saj ka lehtësimin dhe ofrimin e të gjitha mundësive që anëtarët e kësaj sindikate të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore më cilësoret në vend të cilat i ofron vetëm Spitali Amerikan. Prandaj qëllimi parësorë është ofrimi i ndihmesës për SBASHK-në.

Të gjithë anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nga kjo marrëveshje përfitojnë ulje 20% në diagnostikë dhe 15% ulje në ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për familjaret e anëtarëve të SBASHK-të vlen ulja 20% në diagnostikë.

Numri i anëtarëve të SBASHK-të në tërë Kosovën është rreth 22 mijë, andaj një ndihmesë e tillë nga ana e Spitalit Amerikan është shumë e vlefshme.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr.Novrus Caushaj tha se edhe pse sot po nënshkruajnë një marrëveshje me disa ulje të caktuara, kjo nuk do të thotë që këto do të jenë kështu 100% respektive pasi që Spitali Amerikan po të ketë mundësi që të bëjë lëshime akoma dhe më shumë edhe mbi këto ulje.

“Duke parë mungesën e një sigurimi shëndetësorë i cili është një mbulim goxha i rëndësishëm sa i përket cilësisë dhe sasisë së jetës, mendova që Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës t’i bëjmë një ofertë të mirë aq sa është edhe mundësia me qëllim që të lehtësojmë aq sa kemi mundësi të gjitha vuajtjet e një kategorie shumë të gjerë dhe të rëndësishme të shoqërisë civile që ka nevojë për një mbulesë të tillë”, tha Dr. Novrus Caushaj, ai gjithashtu tha se Spitali Amerikan në Kosovë gjithmonë është munduar ta shpërndaj mesazhin e tij, që të jetë gjithmonë pranë njerëzve që kanë nevojë.

Ndërsa kryetari i SBASHK-të , Rrahman Jashari tha se ndihet shumë i lumtur që një spital me emër të madh dhe të respektuar siç është Spitali Amerikan, ofron një ndihmë të tillë për anëtarët dhe familjarët e anëtarëve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, duke ditur numrin e madh që kjo sindikatë ka rreth vetës.

“Për ne është një nderë i madh kjo që po e bëni për ne , shpresoj që sa më pak te kemi nevojë për mjek, por ata që kanë nevojë do ta kenë edhe një mundësi të mirë shtesë, një ulje goxha të madhe që Spitali më me emër ofron për ne. Ne këtë e konsiderojmë si respekt që ju keni ndaj mësimdhënësve tanë”, tha në fund kryetari i SBASHK-të Rrahman Jashari.

Spitali Amerikan, është gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë!

Page 2 of 10‹1234›»

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë