+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

News

Type the custom text you wish to display in the subheader of this page/post. If you wish to use bold text then use strong element example bold text
American Hospital Pristina, Kosovo > News
Jun22
0

“Inovacionet në Mjekësi”, Kongresi i III Miltidisiplinar Mjekësor në 16 – 18 Nëntor.

By sa - Uncategorized

Inovacion në Mjekësi, do të thotë kurim më i shpejtë dhe efikas për pacientët. Do të thotë jetëgjatësi më e madhe për ta dhe shpresë se ajo çka vite më parë ka qenë e paimagjinueshme, mund të jetë sot realitetiti i një jete më të shëndetshme.

Spitali Amerikan i ngritur mbi këtë parim 10 vite më parë, si i vetmi spital ku risitë në teknologji, ecin paralelisht me edukimin e vazhdueshëm të mjekëve, ku mundësitë për studentët e rinj të fushave mjekësore shihen si potenciale që do t’i shërbejnë të ardhmes së tyre dhe misionit human që ata kanë, mundëson për të tretin vit radhazi Kongresin e Ndërkombëtar në Mjekësi me fokusin pikërisht tek “Inovacionet në Mjekësi”.

Në këtë kongres nderojnë me pjesëmarrjen e tyre 50 lektorë të huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë si dhe 2000 pjesëmarrës nga Ballkani, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me Isucrs Colorectal Surgeons dhe asosacione kombëtare dhe ndërkombëtare, me 13 seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe satelite simposia, 2 forume infermierore, tavolina të rrumbullakët për studentët ” Bisedë me Proff. Dr. Philip F. Caushaj- USA, vjen për botën mjekësore shqiptare Kongresi i 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, në datat 16-18 Nëntor, te Plaza, Tiranë.

Për gjithë sa më sipër, por edhe për të përfituar kredite të mëtejshme në karrierën tuaj personale nëpërmjet këtij kongresi, stafi organizativ, njofton të gjithë mjekët apo studentët e mjekësisë se afati i pranimit të abstrakteve për prezantimet është data 30 Korrik 2017.

Në këtë sfidë të radhës të Spitalit Amerikan, i cili i qëndron besnik parimit se përqafimi i praktikave të reja në mjekësi nuk mund të realizohet pa një staf të kualifikuar, do të preken të gjithë dispilinat mjekësore me qëllim shkëmbimin e eksperienceva më të mira dhe transformimit të njohurive të reja në praktika efikase për të sëmurët.

Nuk është thjesht një kongres mjekësor, është një sfidë për zhvillimin e mjekësisë në Shqipëri ku idetë dhe risitë e saj të tranformohen në eksperienca të jetës së përditshme nga mjekët më të mirë.

May31
0

Uta Ibrahimi pushtuesja e Everestit zgjedh Spitalin Amerikan

By sa - Të Reja

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”. Menjëherë pas suksesit Uta është kthyer në Prishtinë ku edhe është pritur nga qytetarë të shumtë në aeroport. Uta ditën e sotme ishte në ambientet e Spitalit Amerikan për të kryer ekzaminime të ndryshme të cilat janë rutinë për një alpiniste si ajo. Uta shprehet shumë e kënaqur nga mirëpritja dhe shërbimi që i ishte ofruar në Spitalin Amerikan duke e kategorizuar në të njëjtin nivel me spitalet e vendeve të zhvilluara Europiane.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën !

Apr14
2

Historia e pacientit nga Istogu, mjekët nga Beogradi dhe Shkupi i ofruan amputimin ( prerjen ) e këmbës.

By sa - Të Reja

[:sq]


Prej disa vitesh kishte probleme me këmbën e djathtë, e shoqëruar me dhimbje pothuajse të pa përballueshme dhe së fundmi edhe me gangrenë të gishtrinjëve. Pacienti Nazif Hasanaj nga Istogu thotë që kishte kërkuar shërim në të gjitha shtetet fqinje, duke filluar nga Shkupi, Beogradi dhe Turqia.

Hasanaj fillon rrëfimin e tij të trishtë për të kërkuar shërim nga Beogradi. Ai tregon që në Beograd dhe Shkup, për shërimin e tij kishte marrë një përgjigje gati fatale për të, pasi që atij nga mjekët e Beogradit i ishte thënë që zgjidhja e vetme është vazhdimi i terapisë deri në masën që pacienti të duronte dhe në fund amputimi i këmbës nën gju. Këmba duhej amputuar në mënyrë që të vazhdonte jetën edhe pse Nazifi është i ri në moshë dhe ky fakt do ta demoralizonte shumë atë.

“Unë kam hulumtuar në disa shtete fqinje, sepse doja të dija mendimin e shumicës së mjekëve, mirëpo ajo se çfarë më kanë thënë mjekët në Beograd dhe Shkup më ka befasuar shumë. Mjekët nga Beogradi më kanë thënë që mënyra e vetme për tu shëruar është këputja e këmbës”, tregon Nazif Hasanaj.

Destinacioni i radhës për kërkimin e shërimit të Hasanaj ishte Spitali Amerikan, me ç’rast ai edhe gjeti zgjidhjen e shumëkërkuar.

“Me të ardhur në Spitalin Amerikan jam takuar me Dr.Elmi Ollurin, i cili pa gjendjen time dhe bazuar në historinë e sëmundjes, dosjen e pacientit, kundërshtojë verdiktin e mjekëve të atyre qendrave mjekësore duke më ofruar një operacion revaskularizues për shërimin e këmbës pa amputim. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi që unë tashmë po ndihem mirë, nuk kam dhimbje dhe gjithçka ka filluar t’i kthehet normales”, thotë Nazif Hasanaj, i cili nuk i kursen lëvdatat për doktorin që bashkë me stafin e Spitalit Amerikan realizuan operimin e sukseshëm të pacientit Nazif Hasanaj.

“Është mirë që kemi mjek të tillë në Kosovë, dashtë zoti që sa më shumë të kemi mjekë të këtij niveli në mënyrë që të mos kemi nevojë të kërkojmë ndihmë tek shtetet e huaja”, thotë në fund Hasanaj Ndërsa Dr.Elmi Olluri – Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan, tha që diagnoza e Nazifit ka qenë Gangren (vdekje e indeve) të gishtërinjve, gishtit të pestë dhe maja e gishit të madh dhe një gjendje pregangrenoze e shputës në 1/3 e pjesës së përparme nga gishtrinjtë. Pacienti ka pas dhe dhimbje të pa durueshme që disa kohë. Ai thotë që gjithçka ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe se gjendja momentale e pacientit është stabile.

“Operimi ka shkuar shumë mirë, është bërë hapja e arteries së përparme nga gjuri e poshtë në drejtim të shputës, balon dilatimi i saj. Hapja e Trukusit TP dhe hapja e AP III me Stripper si dhe urzimi i këtyre me arterien mbi gju. Pacienti është në gjendje stabile dhe do të vazhdojë trajtimi sipas protokolleve vaskulare për të tilla sëmundje, thotë Dr. Med. Elmi Olluri Mr.Sci.

Kjo procedurë njihet si proçedurë hibride.

Raste të tilla të cilat kanë qenë të pa operueshme për qendra të tjera, kanë gjetur zgjidhje në Spitalin Amerikan,raste këto të njohura si proçedura hibride. Kjo falë profesionalizmit të stafit, instrumentave dhe teknologjisë bashkëkohore që ky spital posedon.[:]

Mar31
0

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK)

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan në Prishtinë, ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës. Kjo marrëveshje në thelb të saj ka lehtësimin dhe ofrimin e të gjitha mundësive që anëtarët e kësaj sindikate të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore më cilësoret në vend të cilat i ofron vetëm Spitali Amerikan. Prandaj qëllimi parësorë është ofrimi i ndihmesës për Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës.

Të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës dhe një familjar i tyre, nga kjo marrëveshje përfitojnë një shërbim shëndetësor pa pagesë, ndërsa ulje 20% në diagnostikë dhe 15% ulje në ndërhyrje kirurgjikale.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr.Novrus Caushaj u shprehë shumë i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, duke cilësuar që Spitali Amerikan është gjithnjë i hapur për bashkëpunime të këtij lloji në të mirë të të gjithëve.

Ndërsa Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ndue Kolaj, tha se kjo marrëveshje është shumë e mirëseardhur për anëtarët e sindikatës. Ai ndihej shumë i kënaqur që Spitali Amerikan i cili dihet tashmë për cilësinë e shërbimeve shëndetësore janë pro kësaj marrëveshje.[:]

Mar23
0

Mediet e huaja shkruajnë për Dr.Florin Ramadanin – Ortpedin shqiptar

By sa - Të Reja

[:sq]Dr. Florin Ramadani, i specializuar në kirurgji ortopedike me një eksperiencë pune shumë vjeçare në Austri, përveç sukseseve te shumta që ka arritur në shtetin Austriak dhe padyshim dhe në Kosovë, për punën dhe suksesin e Dr.Florin Ramadanit kanë shkruar edhe mediat e shteteve të huaja. Njëra ndër to është edhe www.ziaruldeiasi.ro ku kishte publikuar nje aartikull me titull “Evropa ka një profesor me reputacion ortopedik i asociuar nga UMF Iasi”. Ku ndër të tjerash shkruhej:

“Senati i Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë në Universitetin “Grigore T. Popa” vendosi njëzëri dhënien e titullit Profesorit i Asociuar për Dr.Florin Ramadani, ky një mjek i shquar në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Wels të Austrisë. Dr.Florini erdhi disa herë në Iasi, ku ai merrej me shërimin e pacientëve të cilët kishin probleme ortopedike, duke përdorur teknika të reja kirurgjikale me anë të cilave vëreheshin ndryshimet e mëdha. Edhe pse Dr.Florin Ramadani erdhi në vitin 2016, një nga vizitat më të publikuara të tij ishte në shkurt të vitit 2014, kur ai kishte operuar në spitalin “Shën Spiridon” të Iasi, tre pacientë të cilët vuanin nga shqyerja e ligament, lëndime këto të cilat pacientët i kishin fituar nga stërvitjet futbollistike. Për këtë, profesori kishte përdorur një teknikë për herë të parë në të gjithë zonën e Moldavisë, rindërtimin ligament që ishte thyer me një graft ligamenti të marrë nga e njëjta këmbë. Kjo ishte ndërhyrja e parë që bëri një mjek në Iasi, duke e mbajtur në kontakt me botën akademike dhe të kujdesit shëndetësor në vitet që pasuan. Titulli i Profesor i Asociuar do t’i japë Dr.Florin Ramadanit mbështetjen e duhur nga UMF i Iasit, në të cilën ai ka specializuar në ortopedi”

Dr.Florin Ramadani është pjesë e stafit të Spitalit Amerikan, shef i Departamentit të Ortopedisë,për të caktuar termin tek Dr.Florini mund të na kontaktoni në këta nr. 038 221-661; 038 400-661. Spitali Amerikan, përqafoje jetën ![:]

Feb24
0

Ja kush fshihet pas sukseseve të njëpasnjëshme të xhudistëve tona

By sa - Të Reja

[:sq]



Ekipi i Xhudos padyshim është ekipi sportiv më i suksesshëm deri më sot në arenën ndërkombëtare duke e ngritur në majat më të larta botërore vlerat e këtij sporti në veçanti,por edhe të Kosovës në përgjithësi. Të gjithë e njohim punë e vazhdueshme dhe stërvitjen profesionale që bën ky ekip nën urdhëratë e trajnerit Driton Kuka. Por një meritë të madhe për suksesin e ekipit tonë të xhudos ka padyshim Spitali Amerikan. Dr. Florin Ramadani së bashku me ekipin e mjekëve Ortoped-Traumatolog kanë bërë të mundur rikthimin në gara të xhudisteve pas lëndimesh të njëpasnjëshme.

Xhudisja e Artë Botërore – Majlinda Kelmendi është paciente e vazhdueshme e Spitalit Amerikan, duke kryer shërbime nga më të ndryshmet shëndetësore.

Ajo thotë që Spitali Amerikan është e vetmja shpresë për rikthimin e saj në formë pas lëndimeve të cilat mund t’i ketë.

Andaj, ajo me vullnet dhe dëshirë të madhe është kohë pas kohe prezente ne Spitalin Amerikan pas lëndimeve të cilat i merr gjatë stërvitjeve dhe garave të shumta që i ka. Gjithashtu edhe xhudistja Nora Gjakova është vazhdimisht prezente për kontrolla dhe operime të ndryshme në Spitalin Amerikan, duke filluar nga lëndimet e miniskusit, ligamentit, lëndime këto të cilat i ka fituar gjatë garave të shumta dhe të cilat mund të jenë fatale për karrierën e saj nëse nuk operohen nga profesionistët.

Edhe xhudistja Leotrime Krasniqi është pacientja që i beson profesionalizimit të mjekëve të Spitalit Amerikan. Ajo madje thotë që ndihet shumë më fat që një spital i tillë, si Spitali Amerikan ekziston në Kosovë. Pasi që sipas saj, në të kundërtën do të duhet të udhëtonin diku jashtë vendit, dhe ekzistenca e Spitalit Amerikan ju ka ndihmuar shumë, duke ditur që profesionalizmi mjekësorë dhe pajisjet teknologjike të fjalës së fundit mundësojnë konkurrimin e Spitalit Amerikan me spitalet Evropiane.

Spitali Amerikan do të vazhdojë të jetë derë e hapur për te gjithë ata që kanë nevojë dhe domosdoshmëri shërimin e tyre.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën ![:]

Feb3
0

Probleme që 6 vite me dëgjim, pacienti B.P operohet me sukses dhe bën apel për të gjithë këta pacientë.

By sa - Të Reja

[:sq]


Pacientët të cilët kanë probleme me gëlqerimin e veshit dhe si pasojë e kësaj ata kanë problem të shumta në të dëgjuar, tashmë janë me fat që ky problem në të dëgjuar mund të zgjidhet tek Spitali Amerikan.

Gëlqerimi i veshit apo në gjuhën mjekësore njihet si Otosklerozë, paraqitet me probleme nga më të ndryshmet duke filluar tek mos dëgjimi, paraqitja e zhurmave të ndryshme.

Me këtë rast, Dr. Muzaffer Balaban, Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, tha se kjo sëmundje shoqërohet me shtangim të muskujve dhe se pacienti pastaj ka vështirësi në të dëgjuar.

“Pacienti nuk dëgjon mirë, sëmundja me të cilën është paraqitur pacienti thirret Otosklerozë, është duke u bërë edhe intervenimi për shkak të kësaj. Otoskleroza është gëlqerimi i veshit të mesëm, kur nuk ka lëvizje të muskujve aty. Nga tre muskujt, njëri prej tyre duhet liruar që të lëvizë. Tek këta pacientë me këtë intervenim ne po mundemi që të ia dalim me sukses, mund të themi që po janë me fat edhe pacientët. Zëri prej jashtë i vjen pacientit, mirëpo problemi është tek veshi i mesëm.Pas këtij intervenimi pacienti nuk ka më shqetësime dhe zëri që vjen nga jashtë nuk ka probleme si më herët, sikur para intervenimit. Ne këtë operacion e bëjmë vetëm prej vrimës së veshit, si tani që direkt intervenojmë ne veshin e brendshëm, pra ashti që është i palëvizshëm aty intervenohet”, thotë Dr.Muzaffer Balaban – Shef i Repartit të ORL në Spitalin Amerikan

Dr.Balaban sqaron më tutje, se pacientët pas intervenimit disa ditë kanë marramendje, pas një jave zakonisht edhe tamponët që i kanë në vesh largohen. Ky intervenim nuk mundet të bëhet tek secili pacientë që ka probleme me dëgjim, veçse tek ata që kanë gëlqere në veshin e mesëm, ky operacion është i mjaftueshëm në zgjedhjen e problemit.

Operacionet e tilla janë shumë të vështira në realizim, kërkohet profesionalizëm dhe teknologji e avancuar, të cilën Spitali Amerikan e posedon.

Pacienti Bastri Peci i cili është operuar ditën e djeshme nga po i njëjti problem, sot është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe pritet që brenda ditës ta liroj spitalin për të vazhduar jetën normale, duke dëgjuar normalisht.

“Unë që 6 vite kam pas këtë problem, kam kërkuar ndihmë tek shumë spitale mirëpo nuk kisha sukses. Dje jam operuar në Spitalin Amerikan dhe menjëherë kam filluar që të dëgjojë, kam akoma disa zhurma tek veshi mirëpo edhe doktori më tha që janë normale për një kohë të caktuar”, shprehet pacienti Basri Peci.

Reparti i ORL në Spitalin Amerikan, është repart shumë i avancuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.[:]

Feb1
3

Kirurgjia e Përgjithshme: Çfarë duhet të dimë para se të vendosim se ku duhet të trajtohemi dhe t’ia besojmë shëndetin tone?

By sa - Të Reja

[:sq]


Kirurgjia e Përgjithshme është nga departamentet më të rëndësishme të Spitalit Amerikan. Ekipi i këtij departamenti përbëhet nga: Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan- shefi i departamentit , Dr. Sabri Tmava Mr.sci dhe Dr. Ilir Fazliu Mr.sci.

Të gjitha operacionet në këtë departament realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition) dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike , ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit.

Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, përdoren nga firma të njohura botërisht të shëndetësisë (Auto-suture dhe Eticon). Gjithashtu, edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe të miratuara botërisht për këto produkte.

Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Amerikan, përveç transplantimit si pasojë e mungesës së hapësirës ligjore, realizohen të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetet e zhvilluara dhe në qendrat e mëdha kudo në botë.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan është qendra private më e rëndësishme në Kosovë për Kirurgjinë Onkologjike dhe Kirurgjinë Laparaskopike e cila ofron shërbim me sistemin 24h/7 ( 24 orë /7 ditë në javë ).

Në këtë departament realizohen shumë operacione të ndryshme të cilat në spitalet e tjera në Kosovë dhe rajon nuk mund të kryhen.

Disa nga operacionet që kryhen vetëm në Spitalin Amerikan janë: Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut, Hernia Hiatale – Sëmundja e Refleksit Gastroezofagial, Kirurgjia Laparaskopike e Kancereve, Kirurgjia Bariatrike (Kirurgjia e Obezitetit).

REFLUKSI GASTROEZOFAGIAL

Kirurgjia shumë rrallë është e nevojshme për hernine hiatale. Por për sëmundjen e refluksit gastroezofagial në disa raste kirurgjia është e nevojshme. Në ditët e sotme në operacionet që bëhen për sëmundjen e refluksit gastroezofagial, Laparaskopia është standardi i artë.

Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri, kirurgjia anti-refluks është realizuar në Spitalin Amerikan.

“Në spitalin tonë të gjitha kirurgjitë për sëmundjen e refluksit gastroezofagial janë realizuar në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të kryhet kirurgjia laparaskopike anti-reflekus”- thotë Dr. Ugur Gozalan, Shef i Kirurgjisë në Spitalin Amerikan.

KANCERI I LUKTHIT

Për trajtimin e kancerit të lukthit zbatohen protokollet e Amerikës dhe Europës. Për çdo pacient para operacionit bëhet staging radiologjik dhe vetëm pacientët me potencial kurimi operohen. Për pacientët me sëmundje lokalishtë të avancuar, sipas vendimit të konziliumit onkologjik, fillimisht jepet kemoterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgji. Spitali Amerikan ka eksperiencë të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit.

“Për trajtim kirurgjikal të kancerit të lukthit nevojitet një qasje sipas kirurgjisë onkologjike. Tek të gjithë pacientët me potencial kurimi realizohet D2 Diseksion i nyejve linfatike”, sqaron më tej Dr. Gozalan.

KANCERI I KOLONIT DHE REKTUMIT

Në kancerin e kolonit dhe rektumit suksesi i kirurgjisë është një ndër elementet që përcakton jetëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet me kancer të rektumit diskutohen në konziliumin onkologjik dhe pacientet me kancer lokalisht të avancuar trajtohen fillimisht me kemoterapi neoadjuvante dhe më pas operohen. Ekipi i Repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan ka një eksperiencë shumë të mirë në kirurgjinë e kolonit dhe rektumit.

Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore ku kryhet kirurgjia Laparaskopike e kancerit të Kolonit dhe Rektumit në Kosovë. Të gjitha rastet e kancerit të kolonit dhe rektumit operohen sipas standardeve botërore.

KIRURGJIA BARIATRIKE

Në ditët e sotme në kirurgjinë bariatrike standardi i artë është kirurgjia laparaskopike. Spitali Amerikan është e vetmja qendër spitalore ku mund të bëhet Kirurgjia Bariatrike Laparaskopike. Aplikohet operacioni Sleeve Gastrektomi për zvogëlimin e lukthit. Suksesi në Kirurgjinë Bariatrike Laparaskopike në Spitalin Amerikan është maksimalisht i lartë.

Sëmundjet e ezofagut (tubit të ushqimit) ndahen në dy grupe: kanceri i ezofagut dhe sëmundjet benigne të ezofagut. Spitali Amerikan është e vetmja qendër private në Kosovë ku realizohet Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut. Trajtimi kirurgjik i kancerit të ezofagut në klinikën tonë realizohet trans-hyatal (metoda Orringer) ose me torakotomi (Ivor-Lewis).

PROCEDURA ERCP

Në spitalin Amerikan të gjitha kolecistektomitë bëhen në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku mund të bëhet rezeksioni i mëlçisë dhe Whipple, gjithashtu është qendra e vetme private ku përformohet ERCP.

ERCP është procedurë endoskopike-kirurgjikale, diagnostike dhe terapeutike me anë të së cilës arrihet vizualiteti i rrugëve bilare dhe pankreatite, diagnoza e saktë dhe trajtimi endoskopik i sëmundjeve bilare dhe pankreatite.

Dr.Sabri Tmava nga viti 2012 ka aplikuar procedurën ERCP në Spitalin Amerikan Prishtinë dhe Tiranë.

“Kolangiografia endoskopike retrograde është procedure shumë e dobishme dhe e pazëvendësueshme që aplikohet në diagnostifikimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme patologjike të rrugëve bilare dhe pankreatike. Bashkë me kolecistektominë laparaskopike paraqesin procedurat endokirurgjike plotësuese me njëra-tjetrën, standarde të arta në trajtimin e kalkulozës së kolecistës dhe koledokolitiazës”- sqaron më tej Dr.Sabri Tmava – Kirurg në Spitalin Amerikan.

Të gjithë pacientët të cilët kanë marrë shërbime shëndetësore janë ndarë shumë të kënaqur nga trajtimi dhe profesionalizmi i mjekëve kirurgë të këtij spitali.[:]

Jan20
0

“Çmimi ndërkombëtar si spitali më i mirë në Kosovë” për 2016 nga International Healthcare Commission (IHC)

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan së fundmi merrë edhe trofeun për ” Çmimi ndërkombëtar si spitali më i mirë në Kosovë” për 2016 nga International Healthcare Commission (IHC)

Ky sukses përkthen më së miri punën e palodhur dhe në harmoni të gjithë ekipit të spitalit, ekip i cili gjithmonë e më shumë është në punë të vazhdueshme për të ofruar shërbime sa më profesionale për të gjithë pacientët si dhe për ta kthyer Spitalin Amerikan në Prishtinë në qendër referimi jo vetëm në vend, por edhe me gjerë në rajon.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

AHK[:]

Jan18
0

Shërbimet e ORL-së në Spitalin Amerikan të standardizuara po aq sa ato evropiane

By sa - Të Reja

[:sq]


Departamenti i Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin Amerikan është ndër departamente më të rëndësishme dhe me një funksion shumë të gjerë të shërbimeve të ORL-së, shërbime këto të cilat janë të standardizuara po aq profesionalisht sa edhe në vendet e zhvilluara evropiane.

Në shërbimin e ORL-së në Spitalin Amerikan e gjithë puna e kryhet në sajë të një teknologjie të avancuar duke u mbështetur në standarde të larta etike, mjekësore dhe akademike. Pacientëve që aplikojnë në shërbimin e ORL-së u ofrohet shërbimi i poliklinikës dhe ai i shtrimit (in-patient). Mikroskopia dhe teknologjia e sistemeve endovizuale përdoren për ekzaminimin e pacientëve që vijnë në poliklinikë.

Dr.Muzaffer Balaban- Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, thotë se pacientët ndihen shumë të kënaqur me gjithë shërbimet e marra në Departamentin e ORL-së, këtu padyshim që ndikon edhe profesionalizmi mjekësor dhe teknologjia e fundit të cilën Spitali Amerikan e posedon për këtë departament. Dr. Balaban thekson që qëllimi i tij është që të jap diagnozën e saktë dhe të jetë shumë precizë në terapinë e duhur që pacientët të ndahen të kënaqur me shërbimet e ofruara.

“Në klinikën tonë përdorët teknologjia e fundit të cilën e praktikojmë edhe gjatë ekzaminimit dhe operacioneve tona. Ne bëjmë shumë operacione rreth ORL-së por principi ynë është që të mos bëhet asnjë operacion i panevojshëm” , thotë Dr.Muzaffer Balaban udhëheqës i Departamentit të ORL-së në Spitalin Amerikan.

Në klinikën e ORL-së të Spitalit Amerikan bëhen këto operacione për fëmijët dhe të rriturit.

Operacionet funksionale të hundës

  • Devijim i septit te hundës
  • Mishi hundës

Operacionet endosopike të hundës

  • Sinuset kronike
  • Polipet e hundës
  • Septoplastika endoskopike
  • Konkaplastia endoskopike
  • Operacionet endoskopike të qeses së lotit
  • Operacioni i bajames dhe bajames së tretë
  • Kirurgjia endoskopike e veshit
  • Vendosja e tubit në vesh

Mikrokirurgjia e veshit:

  • Operacioni i riparimit të timpanit të veshit
  • Operacioni i infeksionit kronik të veshit
  • Otoskleroza
  • Operacioni i gjëndrës pështymore
  • Operacioni i tumorit të lëkurës në fytyrë dhe qafë
  • Operacioni i cistës në qafë
  • Operacioni i gjëndrës lenfatike në kokë dhe qafë
  • Kirurgjia e apnes së gjumit
  • Operacionet e tumorit të buzës dhe gjuhës
  • Kirurgjia e telit të zërit

Problemet më të shpeshta që paraqitën tek fëmijët janë infeksioni i bajameve, gërhitja dhe apnet e gjumit, infeksionet e veshit kurse tek të rriturit është mbyllja hundës, infeksionet e hundës dhe dhimbjet e kokës në bazë të tyre.

“Në Spitalin Amerikan tek fëmijët më së shpeshti kryhen këto operacione: Heqja e bajameve dhe bajames së tretë dhe vendosja e tubit në vesh kurse tek të rriturit: Devijimi i septit të hundës, polipet dhe sinuset” , thotë në fund Dr.Muzaffer Balaban.

Spitali Amerikan është lider i shëndetësisë në vend dhe më gjerë.[:]

Page 3 of 10‹12345›»

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë