+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

News

Type the custom text you wish to display in the subheader of this page/post. If you wish to use bold text then use strong element example bold text
American Hospital Pristina, Kosovo > News
Jan13
0

Ngjyrat e teatrit La Scala në Tiranë!

By sa - Të Reja

[:sq] 

Në një eveniment të madh kulturor dhe një natë të paharrueshme, Spitali Amerikan, së bashku me disa nga artistët më të njohur të skenës Kombëtare dhe atë Ndërkombëtare, organizon një koncert bamirësie nën emrin “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Ky koncert zhvillohet në prag të festimit të 10 vjetorit të krijimit të Spitalit Amerikan me një qëllim sublim, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që janë lindur me probleme në sistemin e dëgjimit. Implanti koklear është mrekullia teknologjike e fundit që mundëson sjelljen e tingullit në veshin e paaftë për të dëgjuar. Të ftuar në këtë aktivitet prestigjioz do të jenë disa nga yjet e muzikës lirike dhe asaj tradicionale shqiptare.

Pjesëmarrje e veçantë e sopranos së suksesshme botërore Maria Jose Siri. Ajo vjen të marrë pjesë në këtë koncert madhështor direkt pas rolit të saj në Madama Butterly në La Scala në datë 8 Janar 2017. Me pjesëmarrjen e tyre nderojnë dhe tenorët Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj. Soprano Sindi Mamaqi si dhe këngëtarët Rona Nishliu dhe Dren Abazi sëbashku me pianistin Ekland Hasa. Orkestra do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Italian Francesco Ledda. Koncerti do të jetë nën prezantimin e Ema Andreas. Ky koncert do të sjelli për publikun Shqiptar aromën e muzikës klasike më të zgjedhur, me një repertor brilant nga trojet Shqiptare dhe ariet më të bukura të muzikës botërore. Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datë 27 Janar në orën 20.00. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për realizimin e operacionit për vendosjen e implantit koklear tek fëmijët që kanë lindur me probleme në dëgjim. Për më shumë vëmendje dhe përkrahje ndaj kësaj teme shumë sensitive, ju ftojmë të bëheni pjesë!

Biletat shiten pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, Cel 0676078372koncerti1[:]

Dec30
0

Spitali Amerikan ju uron gëzuar Vitin e Ri 2017

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan ju uron gëzuar Vitin e Ri 2017
Shërbime shëndetësore 24 orë edhe gjatë festave të fundvitit

kartolina-spitali-amerikanDuke ditur që festat e fundvitit përveç se sjellin gjithmonë kënaqësi dhe hare në familjet tona, ato shpesh dinë të jenë edhe ditë të incidenteve të ndryshme. Jemi dëshmitar të shumë lëndimeve me armë zjarri të shumë personave, pikërisht në ditët e festave të tilla, e sidomos për festat e fundvitit ku edhe mjetet piroteknike janë shpesh shkaktari kryesor i plagosjes dhe lëndimit të shumë personave. Prandaj për t’i ardhur në ndihmë gjithnjë rasteve të tilla, rasteve urgjente, Spitali Amerikan ka menduar edhe për pacientët e tij, në këtë mënyrë duke mos pasur as edhe një minutë pushim në Repartin e Emergjencës edhe në festat e fundvitit.

Emergjenca e Spitalit Amerikan ofron shërbime mjekësore 24 orë/7 ditë në javë nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, MRI (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe laboratorë 24 orë.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Ndërsa personeli mjekësorë përbëhet nga kardiologë & kardiokirurgë, ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, anestezistë & reanimatorë, gjinekologë, pediatër & neonatologë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Spitali Amerikan uron të gjithë shqipëtarët gëzuar festat e fundvitit, shëndet, lumturi dhe dashuri në familjet tuaja.

Spitali Amerikan përqafoje jetën![:]

Dec28
0

Përzgjidhet spitali më i mirë në Kosovë nga International Healthcare Commision!

By sa - Të Reja

[:sq]International Healthcare Commission-IHC, është një komision ndërkombëtar i kujdesit shëndetësor i cili jep vlerësime spitalore, informacion për kompanitë e sigurimeve, investitorët e kujdesit shëndetësor, organizatat qeveritare dhe administratorët e palës së tretë. IHC shqyrton të dhëna nga spitalet private në të gjithë botën për të identifikuar spitalet më të mirët ndërkombëtare, ofruesit e kujdesit shëndetësor më të mirë.

Në Tetor 2016, American Hospital Kosova u shpërblye me Çmimin Spitali më i mirë Ndërkombëtar 2016 për Kosovën.

Komisioni Ndërkombëtar i Kujdesit Shëndetësor ka realizuar përformacat shqyrtuese të vlerësimit të të gjitha spitaleve private në Kosovë gjatë viti 2016. American Hospital Kosova ka shënuar pikët më të larta të përgjithshme të të gjitha spitaleve private në vend, në këtë mënyrë nga Tetori i vitit 2016 e deri në Tetorin e vitit 2017 Spitali Amerikan mbanë trofeun e Best International Hospital Award Kosovo.

Kujtojmë faktin se në Qershor të viti 2016 Spitali Amerikan në Kosovë, është përzgjedhur Spitali më i besueshëm privat në vend nga International Certification Association (ICA). International Certification Association (ICA) ka pajisur Spitalin Amerikan me certifikatën Top Quality Medal, QUDAL 2016/2017.[:]

Dec12
0

Spitali Amerikan, gjithnjë në përkrahje të sportit

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan është bërë dera e parë për të gjithë sportistët që gjatë aktiviteteve sportive pësojnë lëndime të ndryshme ortopedike.

Futbollisti Mergim Pefqeli, nga Klubi i Futbollit Fc Prishtina, ishte sportisti i radhës që mori shërbimet shëndetësore në Spitalin Amerikan. Ai gjatë njërës nga ndeshjet futbollistike kishe marrë lëndime në gjurin e djathtë, lëndime këto që ia pamundësonin zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës së tij futbollistike. Operimin e gjurit të djathtë të futbollistit Mergim Pefqelit, e realizojë me sukses Dr.Florin Ramadani së bashku me ekipin e Ortopedisë, me mbështetjen e Anesteziologëve dhe ekipit të sallës operacionit Spitalin Amerikan. Dr. Florinin tha se gjithçka rreth operimit ka shkuar me shumë sukses dhe se Mergimi do të jetë përsëri pas një kohe të shkurtër ne fushën e gjelbër.

“Mergimi erdhi në spital me një lëndim të gjurit të djathtë, atij ju bë Artroskopia e gjurit me inplante dhe riparimin e meniskusit. Operimi shkoi shumë mirë dhe pacienti tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas ushtrimeve terapeutike, Mergimi do të jetë i gatshëm t’i bashkohet ekipit të tij bardh e kaltër”, tha Dr.Florin Ramadani -Kirurg Ortoped-Traumatolog në Spitalin Amerikan.

Ndërsa edhe vetë Mergimi ndihet shumë i kënaqur me gjithë shërbimet që mori në Spitalin Amerikan, ai i falënderohet shumë spitalit dhe doktorit për ndihmën që i është ofruar atij. Kujtojmë që Spitali Amerikan, kishe ofruar shërbime shëndetësore edhe për kampionen botërore të xhudos – Majlinda Kelmendin.[:]

Dec5
1

Zhvillimi i kirurgjisë Endoskopike, ja përfitimet që i sjellë pacientit

By sa - Të Reja

[:sq]

http://ks.spitaliamerikan.com/wp-content/uploads/2016/12/video-1480948342.mp4

Spitali Amerikan si institucioni privatë shëndetësor më i madh në vend, për afro 5 vite realizon operime nga më të ndryshmet, pa prerjen klasike të hapur por me kirurgji mini invazime. Si rast i tillë është trajtimi i gurëve të tëmthit me mjete dhe procedura më bashkëkohore pa hapje të barkut i realizuar nga Doc.Dr.Sabri Tmava MD PhD-Spitali Amerikan në repartin e Shërbimit Kirurgjisë Endoskopike.

Filmimi në Spitalin Amerikan gjatë nxjerrjes së gurit me madhësi mbi 1 cm nga kanali kryesor i tëmthit. Kirurgjia Endoskopike ka shumë përparësi për pacientin, qëndrim një ditor në spital, fillimin e aktiviteteve të përditshme pas 48 orësh nga operacioni si edhe estetikishtë një prerje jo më shumë se një centimetër[:]

Nov4
1

Një lajm i mirë nga shëndetësia.Kolangiografia Perkutane Transhepatike (PTC), për herë të parë realizohet në Kosovë!

By sa - Të Reja

[:sq]


Spitali Amerikan, gjithnjë e më fuqishëm po zë vendin e merituar në nivelin e njëjtë me spitalet e avancuara botërore, si për nga infrastruktura, niveli i lartë i profesionalizmit të stafit mjekësor, aplikimit të procedurave më të reja e të cilat në Kosovë realizohen për herë të parë në Spitalin Amerikan.

Risia e radhës në institucionin më të besueshëm në vend – Spitalin Amerikan, që kësaj radhe i përket fushës së Radiologjisë Invazive dhe që është e një rëndësie tejet të veçantë, ka të bëjë me Kolangiografin Perkutane Transhepatike. Procedurë kjo e cila në Kosovë realizohet vetëm në Spitalin Amerikan.

Kolangiografia Perkutane Transhepatike me drenim të rrugëve biliare (PTC) është një teknike e Radiologjisë Invazive nëpërmjet së cilës realizohet fillimisht akcesi dhe më pas drenimi i rrugëve biliare në rastet e obstruksionit të koledokut ose rrugëve biliare qendrore.

Bllokimet e sistemit biliar mund të rezultojnë prej etiologjive beninje si për shembull gurë, struktura, procese inflamatore ose infektive, por edhe prej patologjive malinje veçanërisht karcinoma e pankreasit, kolangiokarcinoma, metastazat në mëlçi dhe karcinomat ampullare. Në rastet e bllokimit të sistemit biliar prej ndonjë prej patologjive të lartpërmendura, sekrecionet biliare e kanë të pamundur zbrazjen në duoden. Ato grumbullohen në rrugët biliare, rrisin vlerat e bilirubines dhe më pas infektohen duke e përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e pacientit.

PTC-ja si procedurë pikërisht këtë gjë synon, largimin e sekrecioneve biliare prej trupit të pacientit në rastet kur ka bllokim përgjatë rrjedhjes së tyre natyrale.

Kjo procedurë në ditët e sotme në përgjithësi rekomandohet kur ERCP ka dështuar në zhbllokimin e rrugëve biliare dhe është një alternativë shumë efektive për të realizuar drenimin e sekrecioneve.

PTC është një procedure invazive tejet e sofistikuar e cila realizohet vetëm në një numër të caktuar qendrash të specializuara. Tashmë procedura realizohet edhe në Kosovë, ekskluzivisht në Spitalin Amerikan.

Për rastet e PTC dhe për çdo procedurë tjetër të Radiologjisë Invazive, mund të caktoni termin tek Dr.Admir Sulovari, të cilin mund ta gjeni çdo ditë në Spitalin Amerikan.[:]

Nov2
1

Telefonata që shpëton jetë, shërbimi më i shpejtë dhe profesional i URGJENCËS!

By sa - Të Reja

[:sq]


Spitali Amerikan,si i vetmi spital i përgjithshëm në sistemin privat shëndetësor, tashmë njihet për besimin dhe ngritjen e nivelit shëndetësor në vend. Profesionalizmi i mjekëve, investimet e vazhdueshme në pajisje të reja mjekësore, ndërhyrje kirurgjikale të cilat janë realizuar për herë të parë në Kosovë kanë fituar besimin e pacientave ne vend dhe jo vetëm. Të shumtë janë edhe pacientët që vijnë nga vendet e huaja. Shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Gjermani, Suedi apo Belgjikë gjithmonë e më shumë po ja besojnë shëndetin e tyre por edhe të familjarëve të tyre Spitalit Amerikan

Një nga departamentet më të rëndësishëm të këtij spitali është dhe Urgjenca.

Urgjenca e Spitalit Amerikan është një shërbim i cili ka filluar në fund të vitit 2012 të ofrojë shërbimet e saj në Kosovë. Fillimisht për urgjencat minore për të arritur deri në ditët e sotme ku ky shërbim arrin të menaxhojë me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj. Në bashkëpunim me ICU (terapinë intensive), sallën e hemodinamikës, sallat e operacioneve, maternitetin, laboratorin, imazherinë e avancuar dhe invazive bashkë me përkushtimin maksimal të stafit të mjekëve dhe infermierëve e bënë Spitalin Amerikan, qendrën spitalore unike në cilësinë e ofruar dhe shpejtësinë e përgjigjes mjekësore.

Prandaj ky përkushtim dhe kjo përgjegjësi që ka stafi mjekësorë profesional i Spitalit Amerikan për të gjithë pacientët e tij, do të vazhdojë të jetë funksional 24 orë edhe për gjatë festive të fundvitit, kështu duke mos e pasur as edhe një orë të vetme pushim, por gjithnjë, Emergjenca e Spitalit Amerikan është në gatishmëri 24 orë për të gjithë ata që kanë nevojë që t’ju ofrohet një trajtim shëndetësorë cilësorë ashtu siç edhe e ofron Spitali Amerikan, edhe gjatë festave të fundvitit.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Ndërsa personeli mjekësorë përbëhet nga ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurgë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Në Spitalin Amerikan priten çdo muaj rreth 30 – 40 raste me aksidente cerebrovaskulare të cilave u jepet mundësia të trajtohen në mënyra të ndryshme kirurgjikale apo me fjalën e fundit të imazherisë invazive, atë të stentimit të arterieve cerebrale apo sklerotizimit të tyre.

Qendra kardio-vaskulare si pjesë e rëndësishme e Urgjencës, është një nga shtyllat e suksesit të Spitalit Amerikan me një numër rekord rastesh të diagnostikuar dhe trajtuar me sukses.

Urgjenca dhe stafi i saj ka një rol esencial në pritjen e triazhimin në kohë të shpejtë të këtyre rasteve.

Laboratori i hemodinamikës është shumë i lidhur me urgjencën, terapinë intensive dhe sallat e kirurgjisë kardio-vaskulare. Në këtë qendër bëhet e mundur trajtimi i aksidenteve kardiake me stentim apo kirurgji të hapur. Trajtim kirurgjikal apo me imazheri invazive i aksidenteve

vaskulare si Disekacioni i Aortës (çarja e aortës), tromboza e arterieve periferike, tromboembolia pulmonare etj.

038 221 661 ose 049 933 979 telefonata që shpëton jetë.[:]

Oct26
1

Ja kush do të përfitojë falas nga programi i Implantit Koklear.

By sa - Të Reja

[:sq]Spitali Amerikan në të dy degët, në Tiranë dhe në Prishtinë, në bashkëpunim me Fondacionin Liechtenstein-Medel në partneritet me Universitetin e Vjenës, Austri, kanë nënshkruar marrëveshjën e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me probleme dëgjimi.

Pesë pacientë nga Kosova, në kuadër të kësaj marrëveshje, do të përfitojnë falas këtë mundësi të shumëpritur për t’ju rikthyer sërish jetës normale dhe dëgjimit të plotë.

Ekipi i specializuar i mjekëve në Spitalin Amerikan, në bashkëpunim me kirurgët e shquar të Universitetit të Vjenës do të realizojnë implantet kokleare në pacientët me ulje dëgjimi të gradës së rëndë. Këto ndërhyrje do të realizohen falas nga mjekët dhe nga Spitali Amerikan, gjithashtu nga fondacioni i familjes mbretërore së Liechtenstein, i cili do të dhurojë implantet.

Sipas Dr. Muzaffer Balaban- Kirurg Otorinolaringolog në Spitalit Amerikan, pacientët kandidatë për të përfituar këtë implant koklear duhet të jenë në përputhje të plotë me kushtet e kërkuara nga protokolli ndërkombëtar i implantimit të caktuara nga mjekët specialist ORL dhe audiologë.

Implanti koklear, i cilësuar si mrekullia që sjell “tingullin” në veshin e paaftë, prej vitesh nuk është më utopi.

Spitali Amerikan, i pari në vend, që prej 6 vitesh në Shqipëri realizon implantet kokleare, të cilat kanë rezultuar të gjitha të suksesshme, në pacientë fëmijë e të rritur, ndërsa në Kosovë një gjë e tillë bëhet për herë të parë. Kjo marrëveshje, do të sjellë rilindjen edhe njëherë të shpresës për ata pacientë me probleme të dëgjimit; të diagnostikuar me ulje dëgjimi (hipoakuzi) lindur, nga shkaqe gjenetike, traumatike ose infeksione te ndryshme.

Spitali Amerikan, provon dhe dëshmon sërish që ka një ndjeshmëri të madhe për zgjidhjen e problemeve të shëndetit, gjithashtu mbetet në pararojë të zhvillimeve të reja dhe më të rëndësishme jo vetëm në historinë e mjekësisë në vend, por edhe në rajon.[:]

Oct20
1

Në Kosovë shënohet rasti rrallë i pacientes me probleme në zemër.

By sa - Të Reja

Një rast i rrallë sa i përket anomalisë në zemër është shënuar në Kosovë dhe është trajtuar me shumë kujdes në Spitali Amerikan.

Kardiokirurgjia si një nga departamentet më të suksesshme të këtij spitali, ka shënuar edhe suksesin e radhës në Kosovë.

Pacientja 28 vjeçare Ardita Aliaj nga Suhareka kishte një patologji të lindur nga ato më uniket, ajo kishte Atrium unik (të vetëm) të zemrës, ku si pasojë e kësaj zemra e saj kishte tri dhoma dhe jo katër sa është normalja, dy Ventrikuj dhe një Atrium.

Pacientja ka lindur me një anomali të tillë, duke pasur vështirësi të shumta në mënyrën e të jetuarit.

Ky operacion për nga natyra është shumë i veçantë dhe nëse shikohet edhe në aspektin botërorë, përqindja e pacientëve me një anomali të tillë është shumë e ulët, fakt ky që e bënë edhe më specifik procedurën e operimit.

Mjeku tha se pacientes në fjalë i është bërë ndarja e Atriumit në dy dhoma me një Patsch.

“Procedura e operacionit ka shkuar shumë mirë, tashmë pacientja është shumë mirë dhe gjendja e saj ka qenë shumë stabile, ajo tashmë ka katër dhoma të zemrës, dy Ventrikuj dhe dy Atriume”, thotë mjeku.

Mjeku tregon se pacientët të cilët mund të kenë një anomali të tillë ndihen të lodhur dhe të pa fuqishëm për të kryer punë fizike, mirëpo sipas tij personat e tillë janë shumë të rrallë.

“Një rast i tillë është shumë i rrallë, mirëpo ne jemi shumë të lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se pacientja tashmë mund të vazhdojë jetën normalisht si të gjithë njerëzit e tjerë. Rastet e tilla në botë pothuajse janë në një përqindje shumë të ulët, afërsisht 0.002%.”, thotë mjeku.

Kurse pacientja Ardita Aliaj, ndihet shumë e kënaqur me gjithçka që kanë bërë mjekët e Spitalit Amerikan për të. Ajo tregon se para operimit ndihej shumë e lodhur dhe e pa fuqishme për punë fizike.

“Para se të operohesha ndihesha shumë e lodhur, gjymtyrët e poshtme më rrinin gjithmonë të ftohta, edhe gjatë verës, gishtërinjtë me mpiheshin. Ndërsa tani katër ditë pas operimit po e ndjejë menjëherë ndryshimin në gjithë trupin tim për të mirë”, thotë 28 vjeçarja, Ardita Aliaj.

Ardita shumë shpejtë pritet që t’i bashkohet familjes dhe për të vazhduar jetën normalisht si gjithë të tjerët.[:]

Sep14
0

Spitali Amerikan organizon sërish Kongresin Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor -(IMCA), të dytin me radhë

By sa - Të Reja

[:sq]Ditën e nesërme, me datë 15 Shtator fillon Kongresi International Medical Congress in Albania II 2016 ( IMCA ) që është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare.

Pas suksesit të Kongresit të parë, organizuar nga Spitali Amerikan, vjen në një format shumë cilësor Kongresi i dytë Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, i cili do sjellë në Tiranë lektorë të njohur në fushën e mjekësisë bashkëkohore nga bota dhe vendi, arritjet më të mira në mjekësi, sfidat që na presin, shkëmbime eksperiencash e bashkëpunime të frytshme në një proces që nuk ndalet. Prej muajsh tashmë Spitali Amerikan ka finalizuar hapat e rëndësishëm për mbajtjen dhe realizimin e këtij kongresi.

Kongresi IMCA II 2016 është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare me temën: “Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan, në datën 15, 16 dhe 17 Shtator 2016. Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.

Ky event, për të dytin vit radhazi është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore. Janë mbi 100 lektorë të huaj dhe shqiptarë, që nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve përmendim:Prof. Dr. Philip Caushaj (USA), Prof. Dr. Hakan Satiroglu (TURKEY); Prof. Dr. Josef Besik (CZECH REPUBLIC); Prof. Dr. Narimantas Evaldas Samalavicius (LITHUANIA); Evis Sala, M.D.,; Ph.D., F.R.C.R (USA); Prof. Dr. Lutfi Alia (ITALY); Prof. Dr. Florin Ramadani (KOSOVO); Ozlem ER, M.D. (TURKEY); Prof. Dr. Ralf Sodian (GERMANY); Ass. Prof. Aleksandra Barac (SERBIA); Prof. Dr. Sadik Ersoz (TURKEY); Prof. Dr. Ugo de Santis (ITALY) e shumë të tjerë.

Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndërruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptar.

Portali i Kongresit IMCA: http://imca.al[:]

Page 4 of 10«‹23456›»

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë