Radiofrekuenca Bipolare – pajisja më e avancuar për trajtimin e venave varikoze!
[:sq]Spitali Amerikan institucioni privat shëndetësorë më i madh në Kosovë është gjithmonë në punë të vazhdueshme për të ofruar shërbim cilësor të gjithë pacientëve, duke fituar kështu edhe besimin e atyre pacientave që deri pak kohë më parë detyroheshin të udhëtnin drejt Shkupit apo Beogradit për trajtime mjekësore. Kjo falë profesionalizmit të mjekëve por edhe investimit të vazhdueshëm që Spitali Amerikan bën në fushën e teknologjisë duke i ofruar stafit mjekësor aparaturat më të fundit të trajtimit.
Së fundmi Spitali Amerikan ka siguruar për Departamentin e Kirurgjisë Vaskulare, aparaturën e Radiofrekuencës Bipolare, të parin në vend që do i shërbejë pacientëve me probleme të venave.
Kjo aparaturë bashkëkohore për trajtim të venave varikoze ofron trajtim endovaskulare të patologjive venoze. Më këtë procedurë endovaskulare me anë të Radiofrequencës Bipolare, kuptojmë trajtim të venave varikoze (operacion) pa prerje, pra me Rreze Radiofrequente. Ndërhyrja është pa dhënje të 1/2 e litrit të tretjes në këmbën e pacientit, që deri më tani ishte me teknikën e vjetër me aparaturën që posedojnë spitalet e tjera në rajon dhe Kosovë.
Me anë të Radiofrequencës Bipolare, nuk ka nevojë të injektohet tretje e tillë dhe si rezultat ndërhyrja kryhet pa dhimbje dhe pa koplikacione apo thënë më saktë komplikacionet janë minimale krahasuar me ndërhyrjet e deritashme.
Procedura me këtë aperaturë është e gjitha endovaskulare , me një shpurje të zogu i këmbës nga mbrenda dhe dhënjenë e një medikamenti pas veprimit terapeutik në venat varikoze, të venës së jashtme. Mobilizimi i pacientit është i shpejtë me vendosjen e çorapes kompresive (elastike) pas operacionit, aftësia për punë e pacientit të cilit i është realizuar ndërhyrja me këtë aparatur është pas 24 orëve.
Ajo që vlenë të cekët është se përseritja apo dalja e venave, pas kësaj ndërhyrje janë minimale apo e pa mundur si edhe më e rëndësishmja mundëson trajtim të venave në cdo stinë të vitit.
Paisja si e tillë nuk shkaton efekte anësore as për pacientin e as për përsonelin që punon me të.
Kirurgët Vaskular të Spitalit Amerikan, për aparaturën – Radiofrequence Bipolare, thonë se është aparatura më bashkëkohore dhe më e duhura për trajtimin e problemeve të venave të sëmura, këtë aparatur të vetmën në Kosovë dhe rajonë e posedon vetëm Spitali Amerikan.