Realizohet për herë të parë në Kosovë, operacioni në zemër me metodën Off Pump në Spitalin Amerikan
Spitali Amerikan vazhdonë të sigurojë suksesin në të gjithë specialitetet mjekësore që ofron për pacientët në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi të lumtur të ndajmë me të gjithë ju, pacientë dhe miq të spitalit jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, suksesin e rradhës të arritur nga ekipi profesionist i mjekëve kardiokirurgë, realizimin për herë të parë në Kosovë të operacionit në zemër me metodën Off Pump.
Metoda Off Pump, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale, është një metodë e cila realizohet për herë të parë në Kosovë në fushën e kirurgjisë Kardio-Torakale, pas sukseseve të njëpasnjëshme të arritura në Spitalin Amerikan në Shqipëri.
Pacienti Agim Siqeca, me profesion mjek ortoped, pas koronarografisë së kryer është diagnostikuar me angina pectoris, një sëmundje e arterieve koronare dy vazale dhe nën kujdesin intensiv dhe të vazhdueshëm nga ekipi i kardiokirurgëve në Spitalin Amerikan, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale prej 3 Bypass-esh në arterie, nëpërmjet metodës Off Pump.
A.S tregon edhe për faktin se si ka vendosur që të operohet këtu e të mos dalë jashtë shtetit:
“Prej momentit që ndodhi një incident që e pata në Durrës, prej humbjes së vetëdijes, përfundimisht u konstatua se kam nevojë për një intervenim të tillë “bypass” të trefishtë.
I mahnitur me suksesin që pati dhe profesionalizmin e treguar nga stafi mjekësor në këtë spital, Siqeca u rekomandon të gjithëve që për këto llojë shërbimesh dhe shërbimeve të tjera që kryhen në këtë spital, t’i drejtohen pikërishtë Spitalit Amerikan.
“Sa për Kosovë mendoj që kushtet të cilat i ofron Spitali Amerikan dhe ekipi që janë këtu për të kryer intervenime, janë të nivelit aq të lartë sa që më shumë përzemërsi ua rekomandoj të gjithë
atyre që kanë nevojë për këso lloj intervenimesh që të kontaktojnë ekipin i cila punon në Spitalin Amerikan”, tha Siqeca.
Të motivuar në punën që bëjmë, të palodhur drejt misionit që i gjithë stafi ka për ta çuar shëndetësinë e Kosovës në majat më të larta në mënyrë që të gjithë të kemi një jetë më të mirë, të sigurt dhe që Spitali Amerikan në Prishtinë, shumë shpejt të kthehet në një qendër referente për të gjithë rajonin.
Spitali Amerikan është në gatishmëri të ofrimit të kujdesit shëndetësor për pacientët kosovarë shtatë 7 në javë dhe 24 orë në ditë, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore në 20 departamente, kryesisht në fushat e Kardiologjisë Invazive, Kirurgjisë Kardio-Torakale, Kirurgjisë së Përgjithshme, Ortopedisë, Obstetrikë – Gjinekologjisë, Pediatrisë me Neonatologji, Urologjisë, ORL, Kirurgjisë Plastike, Mjekësi interne, Neurologjisë, Neurokirurgjisë, Gastroenterologji,Reumatologjisë, Nefrologjisë, Onkologjisë dhe Urgjencë 24h.
Spitali Amerikan, bashkë përqafojmë jetën!