+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Blog

American Hospital Pristina, Kosovo > Të Reja > Të Reja > Spitali Amerikan, këshilla në verë për gratë shtatzëna

Spitali Amerikan, këshilla në verë për gratë shtatzëna

By sa - In Të Reja - 27/07/2015

[:sq]Prof. Dr. Hakan Satiroglu, Shef i Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Amerikan jep më shumë këshilla se si të përballoni me lehtësi këto ditë të nxehta vere. Ushqime të zgjedhura me kujdes, konsumim i sa më shumë lëngjeve, plazh në orët më pak të nxehta të ditës, si dhe evitim i daljeve në orare të caktuara.

Gratë shtatzëna janë të parat që preken nga temperaturat e larta të këtyre ditëve e për këtë arsye duhet të kenë një kujdes të veçantë.
Shefi i Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Amerikan, Prof. Dr. Hakan Satiroglu apelon për kujdes në ditët e nxehta të verës.
“Gratë shtatzëna duhet të tregojnë një kujdes të madh, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të nxehta, sidomos me daljet në orët e mesditës. Këshilla ime është që të mos qëndrojnë jashtë nga ora 11:00 e paradites deri në orën 18:00 të pasdites”; rekomandon ai.

Sipas Prof. Dr. Satiroglu, rekomandohet kujdes i veçantë me ushqimin.

“Kujdes me ushqimin që konsumoni. Çdo grua shtatzënë duhet të konsumojë nga 3.5 deri në 4.5 litra ujë në ditë, për të shmangur dehidratimin. I duhet kushtuar vëmendje e veçantë ushqimit, pasi rekomandohet të konsumohet shumë fruta, perime dhe bulmete, ku duhet të tregoni kujdes vetëm me evitimin e yndyrnave”.

Shtatzënia nuk përbën asnjë problem për të frekuentuar plazhet. Fakti që jeni shtatzëna nuk ju pengon të shkoni në plazhe. Bëni kujdes që të përdorni vetëm rrobabanjo të ndara dhe jo trupore; pasi dielli duhet t’ju prekë sa më shumë pjesët e trupit. Gjithashtu shmangni mbajtjen e rrobabanjove të lagura në trup, sepse krijon myk dhe infeksione. Përsa i përket mbrojtjes nga dielli. Mos përdorni kremëra me elementë me shumë se 4 faktorë.

Prof. Dr. Satiroglu këshillon kujdes më të madh në tremujorin e parë të shtatzënisë, pasi kjo ka ndikim të drejpërdrejtë tek nëna dhe sidomos tek fëmija.

Pushimi dhe gjumi janë faktorë shumë të rëndësishëm për nënat. Gjumi ndihmon për të eliminuar stresin. Të nxehtit e verës mund t’ju bëjë më të lodhur dhe më të stresuar. Merrni kohë për veten tuaj. Relaksohuni me mënyra të ndryshme që janë të pëlqyeshme për ju.

Kujdesuni për lëkurën gjatë verës, shtatzënia mund ta bëjë lëkurën shumë të ndjeshme. Qëndrimi në diell pa mbrojtje favorizon krijimin apo theksimin e njollave (të ashtuquajturat njollat e shtatzënisë) në lëkurë kryesisht fytyrë-mollëza, hundë, mbi buzën e sipërme dhe qafë. Sigurohuni që qëndrimi në diell të jetë i kufizuar. Sa herë dilni aplikoni krem mbrojtës për tu mbrojtur nga dielli. Mos harroni të vini syze dielli. Një kapele me strehë të gjerë apo shall mund të përdoret gjithashtu për t’u ruajtur nga rrezet e diellit.


[:]

← Spitali Amerikan, risi për Qendrën e Gjinekologjisë
(English) The American Hospital realizes the rare intervention to the aorta →

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë