+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Blog

American Hospital Pristina, Kosovo > Të Reja > Të Reja > Spitali Amerikan ngreh në këmbë pacienten 62 vjeçare!

Spitali Amerikan ngreh në këmbë pacienten 62 vjeçare!

By sa - In Të Reja - 01/04/2016

[:sq]Pacientja 62 vjeçare, B.I e cila vuante nga një lëndim në gjurin e majtë, tash e pesë vjet ka kërkuar shërim duke vizituar spitalet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por pa gjetur asnjëherë trajtimin e duhur, derisa ajo vëndos të shkojë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Spitali Amerikan korrigjon gabimet shëndetësore të mjekëve të spitaleve në Shkup!

Para 3 vitesh pacientja B.I është operuar në njërin nga spitalet private në Shkup ku është vendosur protezë totale e gjurit të majtë. Një vit pas intervenimit pacientja pëson frakturë periprostetike në femurin e majtë. Ajo prapë  kryhen intervenimin e dytë në të njejtin spital në Shkup ku bëhet osteosinteza e femurit distal me një pllakë kondillare.

Një vit pas intervenimit të dytë, pa ndonjë trauma, pacientës i thyhet implanti (pllaka kondillare) dhe fraktura periprostetike dislokohet si në fillim, pra kemi të bëjmë me një moskonsolidim të fraktures periprostetike. Nga ajo kohë pacientja ka qëndruar pa lëvizur, derisa familjarët e saj dëgjojnë për sukseset e shumta të Spitalit Amerikan, konkretisht stafit të ortopedisë dhe, siç thotë pacientja, vendos të vijë edhe ta provojë vetë.

B.I thotë se kishte përjetuar trauma të shumta shëndetsore dhe psiqike gjatë asaj kohë, pasi që asnjëri nga tri operacionet që i kishte realizuar në Shkup nuk kishin rezultuar të suksesshme. Madje ajo thotë se mjekët ortoped të atij spitali e kishin mashtruar për cilësin e pllakave dhe të protezës.

“Për mua dhe për familjarët e mi ka qenë shumë e vështirë ajo përiudhë kohore. Kam realizuar tri operacione në Shkup (emrin e spitalit pacientja e përmend por për rrethana korrektësije nuk duam ta publikojmë) dhe asnjëri nuk ka qenë i suksesshëm. Unë kam vëndosur që mjekët ortoped të atij spitali t’i padisë, sepse ajo që ata kanë bërë me mua është e pa tolerushme dhe e pa pranushme. Unë kam paguar për protezë dhe për pllaka gjuri të cilësisë së lartë ndërsa ata më kanë vëndosur fallso të cilat më janë thyer pas disa muajve që më janë vëndosur në gju”, tregonë ajo.

Për Spitalin Amerikan ajo kishte dëgjuar nga njerëzit e ndryshëm të cilët kishin kryer interrvenimet e tyre  dhe të cilat kishin qenë shumë të suksesshme.

“Spitalin Amerikan më kanë sugjeruar shumë njerës, familjarë të mi të largët, të cilët kishin ardhur në këtë spital dhe kishin dal të shëruar dhe pa asnjë pasojë. Gjithashtu kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë të cilët shpresën e vetme të shërimit e kishin gjetur në po këtë spital – në Spitalin Amerikan”- sqaron pacientja në fjalë.

Operacioni që i është bërë pacientës në fjalë, në Spitalin Amerikan, ka qenë heqja e endoprotezës së vendosur, reseksioni (largimi) i pjesës distale të femurit si dhe pjesërisht pjesës proksimale të tibisë, pastrimi i indeve të buta dhe vëndosja e Protezës Modulare (Tumor protezë) në gjurin e majtë si dhe përforcimi i tendonit patellar me Tëin fix anchor.

Kjo ndërhyrje është e para e këtij lloji e realizuar ndonjëherë në Kosovë.

Mjekët ortoped që realizuan këtë operacion janë: Dr. Florin Ramadani, Dr. Pleurat Sejdiu dhe Dr. Zukë Xani.

Kjo ndëryrje ortopedike  është e llojit të veçantë dhe ajo që vlenë të theksohet është se ky operacion është realizuar për herë të parë në Kosovë dhe atë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Dr. Florin Ramadani, shef i Departamentit të Ortopedisë, thotë së gjendja gjatë dhe pas intervenimit ka qenë pa komplikacione dhe gjithçka ka shkuar shumë mire.

“Pacientja tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ajo tash e tutje do të mund të vazhdojë jetën normalisht dhe do të mund të kryej të gjitha funksionet normale të gjurit të saj”, thotë Dr. Florin Ramadani – Ortoped – Traumatolog në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Ky sukses i mjekëve të Repartit të Ortopedisë, radhitet në listen e gjatë të sukseseve të një pas njëshme që Spitali Amerikan ka arritur dhe sigurisht që do të arrij dhe në vazhdimësi, pasi që misioni kryesor i këtij spitali është shërbimi korrektë dhe profesional ndaj pacientëve.

Kujtojmë për të gjithë opinionin se ekipit të Ortopedisë me Dr.Florin Ramadanin i besojë edhe kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. Pas një lëndimi të pësuar gjatë stërvitjes, Majlinda i është nënshtruar një operacioni të vështirë në Spitalin Amerikan dhe tani pas më shumë se një viti ajo vazhdon të ushtrojë sportin e vështirë të xhudos duke qëndruar në majat më të larta të klasifikimit botëror, me synim fitimin e titullit në lojrat Olimpike Rio 2016.


[:]

← Mjekësia që duam! Falë ndërhyrjes kirurgjikale jetësohet dëshira e 21 vjecares për tu bërë nënë!
Pjesëtari më i ri i familjes JASHARI ka lënë sot spitalin. →

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë