Spitali Amerikan thirrje drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për kujdes të shtuar në komunikacion!
Fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët në sezonin e verës vizitojnë shumë Kosovën, dita ditës po rritet. Me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje edhe komunikacioni gjithnjë e më shumë po mbingarkohet, në këtë mënyrë edhe aksidentet rrugore janë të shumta. Fatkeqësisht shumica prej tyre janë me fatalitet, dhe ky fakt është shumë shqetësues. Në 10 ditët e para të Korrikut vërrehet një numër i madh i pacientëve të cilët paraqiten në spital me trauma ortopedike dhe lëndime të ndryshme si pasojë e aksidenteve rrugore.
Duke marrë parasysh gjendjen e infrastrukturrës rrugore, numrin e madh të mërgimtarëve dhe mbingarkesën në komunikacion, stafi mjekësor i Spitalit Amerikan ju bënë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që të jenë sa më të kujdesshëm në rrugë, të kenë durim dhe t’i zbatojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që t’i shmangen sa më shumë aksidenteve rrugore.
Ditët e pushimit në Kosovë duhen mbajtur mend për gjërat e bukura dhe kohën e mirë të shpenzuar, dhe jo për fatkeqësinë që do të mund të shkaktonte një shpejtësi e madhe dhe një mosrespektim i shenjave rrugore.
Gjithashtu stafi mjekësor i Spitalit Amerikan është në gatishmëri të plotë dhe shumë i përgatitur për ofrimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe për ofrimin e ndihmës urgjente për të gjitha rastet e tilla. Mjekët janë të gatshëm që në kohën sa më të shpejtë të mbërrijnë tek pacientët në që mund të kenë nevojë.
Spitali Amerikan uron që të mos ketë raste të tilla asnjëherë, pushime sa më të mbara për të gjithë mërgimtarët që vizitojnë familjet dhe vendlindjen e tyre – Kosovën.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën !