Kirurgji e Përgjithshme

Kirurgji e Përgjithshme

DEPARTAMENTI I KIRURGJISË SË PËRGJITHSHME

Të gjithë operacionet realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Të gjitha operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition), dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike , ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit. Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, merrën nga firma të njohura botërisht (Auto-suture dhe Eticon). Gjithashtu edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe miratuara botërisht për këto produkte.

Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë, përveç transplantimit, realizohën të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetët e zhvilluara dhe në qëndrat e mëdha kudo në botë.

DEPARTAMENTI I KIRURGJISË SË PËRGJITHSHME NË SPITALIN AMERIKAN PRISHTINË ËSHTË QENDRA PRIVATE MË E RËNDËSISHME NË KOSOVË PËR KIRURGJINË ONKOLOGJIKE DHE KIRURGJITË LAPARASKOPIKE TË AVANCUARA.

 

HERNIA HIATALE- SËMUNDJA E REFLUKSIT GASTROEZOFAGIAL

Kirurgjia shumë rrallë është e nëvojshme për hernine hiatale. Por për sëmundjen e refluksit gastroezofagial në disa raste kirurgjia është e nëvojshme.

Në ditët e sotme në operacionet që bëhen për sëmundjen e refluksit gastroezofagial LAPARASKOPIA ËSHTË STANDARTI I ARTË.

Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri,  kirurgjia anti-refluks është realizuar në Spitalin Amerikan.

Në spitalin tone të gjitha kirurgjitë për sëmundjen e refluksit gastroezofagial janë realizuar në mënyrë laparaskopike.

SPITALI AMERIKAN ËSHTË QENDRA UNIKE KU MUND TË KRYHET KIRURGJIA LAPARASKOPIKE ANTI-REFLUKS.

 

SËMUNDJET E LUKTHIT

KANCERI I LUKTHIT

Kirurgjia zë një vend të rëndësishem ne trajtimin e kancerit të lukthit.

Në spitalin tonë, për menaxhimin e kancerit të lukthit  zbatohen protokollet e Amerikës dhe Europës.

Për çdo pacient para operacionit bëhet staging radiologjik dhe vetëm pacientët me potencial kurimi operohën.

Për pacientët me sëmundje lokalisht të avancuar, sipas vendimit të konziliumit onkologjik, fillimisht jipet kemoterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgji.

Spitali ynë ka eksperiencë të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit.

PËR TRAJTIMIN KIRURGJIKAL TË KANCERIT TË LUKTHIT NEVOJET NJË QASJE SIPAS KIRURGJISË ONKOLOGJIKE.

TEK TË GJITHË PACIENTËT ME POTENCIAL KURIMI REALIZOHET D2 DISEKSION I NYJEVE LINFATIKE.

 

KANCERI I KOLONIT DHE REKTUMIT

Në kancerin e kolonit dhe rektumit suksesi i kirurgjisë është një ndër elementet që përcakton jetëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja.

Të gjitha rastet me kancer të rektumit diskutohen në konziliumin onkologjik dhe pacientet më kancer lokalisht të avancuar trajtohen fillimisht me kemoterapi neoadjuvante dhe me pas operohen.

Ekipi ynë ka një eksperiencë shumë të mirë në kirurgjinë e kolonit dhe rektumit.

SPITALI AMERIKAN NË KOSOVË ËSHTË E VETMJA QENDER KU KRYHET KIRURGJIA LAPARASKOPIKE E KANCERIT TË KOLONIT DHE REKTUMIT.

Të gjitha rastet e kancerit të kolonit dhe rektumit operohen sipas standarteve botërore.

SPITALI AMERIKAN NË KOSOVË ËSHTË E VETMJA QENDER SPITALORE PRIVATE KU KRYHET EKSCIZIONI MESOREKTAL TOTAL/PARCIAL PËR KANCERIN E REKTUMIT  DHE EKSCIZIONI MESOKOLIK TOTAL PËR KANCERIN E KOLONIT.

 

KIRURGJIA BARIATRIKE (KIRURGJIA E OBEZITETIT)

Në ditët e sotme në kirurgjinë bariatrike standarti i artë është kirurgjia laparaskopike.

SPITALI AMERIKAN ËSHTË E VETMJA QENDËR SPITALORE KU MUND TË BËHET KIRURGJIA BARIATRIKE LAPARASKOPIKE.

Nuk aplikohet gastric band.

 

APLIKOHET OPERACIONI SLEEVE GASTREKTOMI PËR ZVOGËLIMIN E LUKTHIT.

Suksesi ynë në kirurgjinë bariatrike laparaskopike është 100%.

 

KIRURGJIA E TIROIDES

  • Kanceri i tiroides
  • Sëmundjet benigne të tiroides që kanë nëvojë të trajtohen me kirurgji (sipas rekomandimit të endokrinologut)
  • Kirurgjia e cistës tiroglosale

Në Spitalin Amerikan Prishtinë, ashtu sikurse në të gjitha shtetet e zhvilluara, kirurgjia e tiroides dhe e sëmundjeve benigne të tiroides që kanë nëvojë për trajtim kirurgjik realizohen në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme.

Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan deri me sot ka realizuar një seri prej 2000 rastesh të tiroidektomise dhe ka një eksperiencë të rëndësishme në këtë fushë.

 

NË KLINIKËN TONË, PËRVEÇ RASTEVE SPECIFIKE (P.SH NODULAR GUATER), TEK TË GJITHË PACIENTAT REALIZOHET TIROIDEKTOMI TOTALE. NUK PREFEROHEN TIROIDEKTOMITE SUBTOTALE.

Komplikiacionet më të frikshme të tiroidektomisë janë dëmtimi i nervit (prerja e kordave vokale) dhe krijimi i vartësisë përgjatë gjithë jetës ndaj kalciumit (hipo-paratiroidizmi).

 

NË KLINIKËN TONË PËRQINDJA E KËTYRE KOMPLIKACIONEVE ËSHTË 0%.

Në operacionet e tiroidektomisë është e rëndësishme edhe ana estetike, prandaj ashtu sikur se në të gjitha qendrat e mëdha ku kryhet kirurgjia endokrinologjike.

 

NË KLINIKËN TONË OPERACIONI I TIROIDEKTOMISË REALIZOHET ME MINI-INCIZION (PRERJE E VOGËL).

 

KIRURGJIA E PARATIROIDES

  • Hiperparatiroidizmi primar (Adenoma e paratiroides)
  • Hiperparatiroidizmi

3 ½ paratiroidektomi

Paratiroidektomi totale+ auto transplantim

  • Kanceri i paratiroides

 

KLINIKA JONË ËSHTË E VETMJA QENDËR PRIVATE NË KOSOVË KU MUND TË REALIZOHET KIRURGJIA E PARATIROIDES.

 

DISEKSIONET E QAFËS

Në klinikën tonë diseksionet e qafës bëhen vetëm pr kancerin metastatik të tiroides. Në këto raste realizohet diseksioni radikal i modifikuar ose diseksioni funksional i qafës.

 

GJENDRRA MBIVESHKORE

Tumoret e gjendrrës mbiveshkore në klinikën tonë operohen sipas mendimit konziliar të departamenteve kirurgji e përgjithshme, urologji, endokrinologji dhe onkologji.

 

KLINIKA JONË ËSHTË QENDRA E VETME NË KOSOVË KU REALIZOHET KIRURGJIA LAPARASKOPIKE E GJENDRRES MBIVESHKORE.

 

KANCERI I EZOFAGUT

Sëmundjet e ezofagut (tubit të ushqimit) ndahën në dy grupe: kanceri i ezofagut dhe sëmundjet benigne të ezofagut.

 

KLINIKA JONË ËSHTË E VETMJA QENDËR PRIVATE NË KOSOVË KU REALIZOHET KIRURGJIA E KANCERIT TË EZOFAGUT.

Trajtimi kirurgjik i kancerit të ezofagut në klinikën tonë realizohet trans-hyatal (metoda Orringer) ose me torakotomi (Ivor-Leëis)

 

ACHALASIA

Achalasia është një sëmundje të cilës nuk i dihet saktësishtë shkaku. Në këtë sëmundje gjatë gelltitjës sfinkteri i poshtëm i ezofagut nuk arrin të relaksohet plotësisht. Pacientët kanë vështirësi në gëlltitje të ushqimeve dhe pijeve. Trajtimi është mjaft i suksesshëm.

Zgjedhja e parë terapeutike për achalasian është dilatimi endoskopik me ballon. Vetëm në rastet kur nuk mund të realizohet dilatimi endoskopik ose kur kjo procedure nuk ka sukses, atëherë rekomandohet kirurgji. Suksesi i trajtimit kirurgjikal është 95-100%.

 

KLINIKA JONË ËSHTË QENDRA UNIKE NË KOSOVË DHE BALLKAN KU MUND TË REALIZOHET KIRURGJIA LAPARASKOPIKE E ACHALASIAS.

 

STRIKTURA/ STENOZA BENIGNE E EZOFAGUT

Trajtimi i strikturave ezofagiale (ngushtimi i tubit të ushqimit- bllokimi i plotë) për shkak të pirjes gabimisht apo me qëllim të lengjeve korozive është mjaft i vështirë. Zakonisht këta pacientë detyrohën që gjatë gjithë jetës të ushqehen nëpermjet tubit që iu vendoset në lukth.

Ekziston një seri operacionesh të vështira që mund tiu mundësojë këtyre pacientëve të ushqehen përseri nga goja. Në këto ndërhyrje mundesohet krijimi i një tubi të ri të ushqimit nëpermjet zorrës së pacientit dhe kështu mundësohet ushqyerja e tij normale nëpermjet gojës.

 

SPITALI YNË ËSHTË QENDRA UNIKE NË BALLKAN KU MUND TË REALIZOHET KY OPERACION.

 

 

SISTEMI BILIAR

Në spitalin tonë të gjitha kolecistektomite bëhen në mënyrë laparaskopike.

 

SPITALI YNË ËSHTË QENDRA E VETME NË KOSOVË KU MUND TË BEHET REZEKSIONI I MELÇISË DHE ËHIPPLE PROCEDURE.

 

SPITALI YNË ËSHTË E VETMJA QENDER PRIVATE KU PERFORMOHET ERCP.

More Doctors From : Kirurgji e Përgjithshme