+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Blog

American Hospital Pristina, Kosovo > Të Reja > Të Reja > Spitali Amerikan, lider i shëndetësisë në Kosovë!

Spitali Amerikan, lider i shëndetësisë në Kosovë!

By sa - In Të Reja - 09/12/2015

[:sq]Pacienti F.M 29 vjeçar nga Peja, i shpëton vdekjës së sigurtë falë një terapie shumë specifike e rekomanduar dhe aplikuar nga mjekët e Spitalit Amerikan në Prishtinë. Pacienti në fjalë ishte diagnostikuar me sëmundjen Tromboemboli Pulmonare, mbyllja e arterieve pulmonale (mushkërive).

Kirurgu vaskular Dr.Valbon Gashi, për gjendjen në të cilën ishte pranuar pacienti thotë se ka qënë tejet e vështirë dhe pothuajse e pamundur që t’i shpëtojë vdekjës.

Familjarët e pacientit e kishin kuptuar seriozitetin e gjendjës tepër të rëndë dhe ranë dakort që të bëhet gjithçka që është e mundur në mënyrë që të shpëtohet jeta e pacientit.

Pas konsultave në mënyrë konziliare me stafin mjekësor, Dr. Valboni vendosi që të aplikojë një terapi Plazminogen Aktivator për zbërthimin e trombeve të cilat ja kishin kapluar mushkëritë. Por, ajo terapi, po ashtu është e rrezikshme për shkak të provokimit të gjakëderdhjes.

Kjo terapi është përdorur për herë të parë në rajon në Spitalin Amerikan Prishtinë me sukses të plotë. Pacienti tashmë është në gjendje të përgjithshme shëndetësore shumë të mirë, ai ka lënë spitalin pas shtatë ditë qëndrimi dhe vazhdon të jetojë një jetë normale.

Por çfarë është Embolia Pulmonare ?

Embolia pulmonare është mbyllje e menjëhershme, e plotë apo e pjesëshme e arterieve pulmonale (mushkërive) e shkaktuar më së shpeshti nga koagulumi (mpiksja) e gjakut. Ka raste kur mbylljen e artierieve e bëjnë edhe ajri, yndyrnat e liruara nga kockat mbas lëndimeve si dhe trombet e infektuara.

Në raste të shpeshta nëse koagulumi është i madh, ai e ndërpret rrjedhën e gjakut në mushkëri dhe mund të jetë fatal,vdekjeprurës dhe trajtmi i menjëhershëm i tij është shpëtimtarë për pacientin. Në gati 80% të rasteve, koagulimet janë të vogla dhe mbyllja e arterieve dhe degëve të saj është më e vogël,mirëpo nëse nuk trajtohet në kohën e duhur atëherë koagulumet do të rriten dhe përfundimi është fatal.

Rreth 70% e rasteve të embolive pulmonare prejardhjen e kanë prej trombozave të venave të thella të ekstremiteteve të poshtme.

Nëse shërimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për shkaqe të ndryshme atëherë gjasat e rikthimit të embolisë në vitin e parë janë11%, mbas vitit të tretë 20%,mbas pesë viteve 29% dhe 40% mbas dhjetë viteve. Për këtë arsye trajtimi i menjëhershëm dhe adekuat është shumë i rëndësishem për të ardhmën e pacientit.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Faktorët e rrezikut janë të lidhur me faktorët që shkaktojnë trombozat e venave të thella si:

  • Historia familjare positive, që do të thotë se në familje dikush ka pasur probleme me mpiksjen apo koagulimin e gjakut.
  • Inaktiviteti i gjatë mbas kirurgjive të ndryshme, pra mos lëvizja nga shtrati ose ndonjë sëmundje e rëndë që je i lidhur për shtrati.
  • Udhëtimet ajrore dhe udhetimet e tjera me orë të zgjatura.
  • Disa sëmundje siç janë: kanceri, pamjaftushmëria e zemrës, insulti cerebrovascular(pika në tru) si dhe infeksionet e rënda.
  • Venat Varikoze të ekstremiteteve të poshtme
  • Shtatëzania dhe lindjet, veçanërisht prerjet Cezariane
  • Kontraceptivët oral
  • Gjendja postmenopauzale, terapia zëvendësuese hormonale
  • Obeziteti,sindroma metabolike
  • Duhani

Simptomat:

  • Bllokim frymëmarje, dhimbje e fortë therrëse në kraharor e papritur e përkeqësuar mbas frymëmarjes së thellë apo kollitjes
  • Djerësitja dhe frika
  • Kollitje me gjak
  • Të rrahurat e shpeshta të zemrës
  • Shoku

Vlenë të theksohet se shumica e simptomave nuk lajmërohen dhe për këtë arsye është shumë vështirë të diagnostifikohet (zbulohet) me kohë.

Nuk duhet nënçmuar sëmundja, pasi që është më e shpeshtë se që përmendet ne literaturë. Përvoja dhe diagnostika e mirëfilltë moderne mund ta zbulojë shumë herët këtë sëmundje tinzare.

Trajtimi:

Trajtimi i embolisë pulmonare fillohet me terapi antikoagulante dhe përqëndrohet në ndërprerjen e formimit të koagulimeve (trombeve) të mëdha dhe izolimin e trombeve që janë formuar më herët.

Trajtimi po ashtu varet edhe nga simptomatika e sëmundjes. Nëse ajo është me simptome të rënda atëhere trajtimi është më agresive, me substancat trombolitike(fibrinolitike) të cilat e zbërthejnë trombin në njerën anë por në anën tjetër janë të rrezikshëm dhe mund të shkaktojnë gjakëderdhje.

Po ashtu mund të intervenohet në mënyrë kirurgjike në formë të embolektomis respektivisht heqja e trombit në arteriet pulmonale.

Ka edhe disa raste kur pacienti ka ndjeshmëri apo alergji ndaj terapisë antikoagulante dhe trombolitikëve. Kjo ndodh nëse trombi (koagulumi) e ka prejardhjen nga venat e thella të ekstremiteteve të poshtme(këmbëve), atëherë vendoset KAVA filteri i cili i ndalë trombet të cilat shkëputën dhe rrjedhin nga zemra dhe mushkritë. Kohëve të fundit, në botën perendimore përdoren aparatura speciale të cilat e kanë aftësinë ta zbërthejnë trombin dhe ta tërheqin në formë të thithëse.


[:]

← Në një ceremoni festive shënohet inagurimi i Spitalit Amerikan në Prishtinë
Spitali Amerikan shpërndan dhurata për fëmijët e shtrirë në Repartin e Pediatrisë në QKUK →

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë