LUPUS, NJË SËMUNDJE QË SULMON TRUPIN NGA BRENDA

Lupusi Eritematoz Sistemik (LES)
Sinonim për LES është një sëmundje kronike inflamatore e indit lidhor, multisistemike, shpesh febrile, e cila shfaqet me dëmtime të lëkurës, nyjeve, veshkave, zemrës, mushkërive dhe cipave seroze.
Kemi lupusin eritematoz sistemik (LES) dhe lupusin eritematoz diskoid (LED), i cili prek vetëm lëkurën dhe paraqet një formë më të lehtë.
Lupusi prek femrat rreth 10 herë më shumë se meshkujt, sidomos personat me ngjyrë të zezë.
Etiopatogjeneza është mjaft komplekse dhe shkaktohet nga autoantitrupat, komplekset imune dhe limfocitet.
Ka disa manifestime në trup, si dëmtimet e lëkurës: skuqja malare, skuqja diskoide, fenomeni Raynaud, eritema periunguale dhe skuqja makulopapulare.
Dëmtimet kardiopulmonare: preket aparati valvular i zemrës, preket endokardi i zemrës, po ashtu mund të shkaktojë pleurit dhe insuficiencë të mushkërive.
Dëmtimet hematologjike: shkaktojnë anemi autoimune hemolitike.
Po ashtu, mund të shfaqen edhe dëmtime neurologjike, ku shpesh paraqitet neuro-lupusi.
Mjekimi është mjaft kompleks. Përdoren kortikosteroidet, ndërsa në fazat agresive të sëmundjes përdoret edhe ciklofosfamidi dhe terapia imunosupresive.
Dr. Nazmije Martinaj,
Interniste – Reumatologe