Spitali Amerikan shpërndan dhurata për fëmijët e shtrirë në Repartin e Pediatrisë në QKUK
[:sq]
Spitali Amerikan në Prishtinë, si qendra më e madhe shëndetësore në vend, me rastin e festës së vitit të ri, ka uruar fëmijët e shtrirë në Repartin e Pediatrisë së QKUK-së, me shumë dhurata të shpërnadra për ta.
Fëmijët së bashku me prindërit të cilët ishin në këtë repart, Spitali Amerikan ua ka gëzuar zemrat e tyre me dhuratat të cilat në mënyrë simbolike përfaqësonin dashurinë dhe përkujdesin që ka Spitali Amerikan ndaj sëcilit pacient, e në veçanti, ndaj pacientëve fëmijë.
Spitali Amerikan, si çdo vit me radhë edhe kësaj herë ka ndar urimet dhe përgëzimet për një vit të ri sa më të mbarë e mbi të gjitha, sa më të shëndetshëm për të gjithë.
Me këtë rast, Drejtori ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Novrus Caushaj tha se tashmë është bërë traditë që Spitali Amerikan në çdo fundvit të gjendet pranë njerëzve në nevojë:
-“Këtë radhë zgjodhëm QKUK-në, pra klinikën e Pediatrisë për të qenë pranë fëmijëve të sëmurë në këtë fundit, me disa dhurata simbolike. Qëllimi është që edhe ne të shprehim solidaritetin tonë me sëmundjen e atyre”, tha Caushaj
Ai shprehu dëshirën dhe impenjimin e tyre që këta fëmijë të shërohen sa më shpejtë sepse ata, sipas tij, janë fidanishtja e Kosovës dhe janë e ardhmja e një kombi siç është kombi shqiptar.
“Prandaj urojë edhe njëherë, gëzuar vitin e ri , të shkuara gjithë fëmijëve jo vetëm të Kosovës por gjithë Shqipërisë “, përfundoi Caushaj
Spitali Amerikan në Prishtinë i uron të gjithëve Vitin e Ri 2016, me shpresën që viti që vjen të sjellë sa më shumë lumturi dhe shëndet për gjithë shqipëtarët!