Mjekësia që duam! Falë ndërhyrjes kirurgjikale jetësohet dëshira e 21 vjecares për tu bërë nënë!
[:sq]
Spitali Amerikan, lideri i shëndetësisë në vend, realizon për here të parë korigjimin e anomalisë së mitrës me laparoskop!
Risit në Spitalin Amerikan në Prishtinë nuk kanë të ndalur, këtë rradhë në fushën e Obstetrikë-Gjinkologjisë. Ekipi shumë profesional mbështetur nga teknologjia më e avancuar që Spitali Amerikan posedon, kanë realizuar korigjimin i anomalisë së mitrës me Laparoskop, intervenim ky i realizuar për herë të parë në Kosovë nga ekipi i mjekëve Obstetër – Gjinekolog Dr.Goksu Goc dhe Dr.Alida Hasbajrami.
Pacientja 21 vjeçare, me dy aborte dhe një lindje premature (24 javë) u diagnostifikua me anomali të mitrës – Uterus Didelfis.
Me Laparoskopi është bërë Strassman’s metroplastika për uterus didelfis. Ajo kishte dy mitra të vogla(dy gjysëm mitra – arsyeja e mosmbajtjes së shtatzanisëv më shumë se 20javë), dy cervikse dhe dy kanale vaginale. Me anë të laparaskopit janë prerë këto dy mitra në mes dhe janë bashkuar duke formuar kështu një mitër të vetme.
Operacioni i cili ka zgjatur 4 orë është kryer me sukses dhe ditën e tretë pas operacionit pacientia ka dalë nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Anomalitë e mitrës janë probleme anatomike gjatë formimit të saj në periudhën embrionale. Në këtë periudhë cerviksi dhe mitra formohen nga bashkimi i kanalit mullerian të majtë dhe të djathtë. Pasi bëhet bashkimi i dy kanaleve mulleriane muri në mes eliminohet duke formuar kështu një mitër dhe një cerviks” sqaron më tej për problemin e pacientës Op. Dr. Goksu Goc.
Sipas Dr. Goc, Anomalit Mulleriane janë probleme anatomike të lindura që shkaktohen nga mosbashkimi i dy kanaleve mulleriane në periudhën embrionike. Zakonisht në këtë lloj anomalie shihen dy cervikse dy mitra dhe dy vagina. Në raste të rralla shihet dhe agenezi vaginale (mosformim i vaginës). Dhe në raste kur këto dy kanale bashkohen por nuk eliminohet muri, në mes shkaktohet septum uterin (perde e mitrës).
“Këto anomali diagnostifikohen me HSG(Histerosalpingografi – grafi me kontrast e qafës së mitrës, mitrës dhe tubave të Fallopit)” thotë Op.Dr. Goksu Goc.
“Metroplastika ( operacioni i bashkimit të dy mitrave) në mënyrë laparatomike ( të hapur) kryhet me një insizion ( prerje) në pjesën e poshtme të abdomenit, e njejtë me prerjen cezariane. Për këtë arsye pas operacionit ndodhin dhimbje të barkut dhe adhezione ( ngjitje ) në bark. Avantazhi i metroplastikës në menyre laparaskopike, operacion i cili është aplikuar për sherimin e pacientës, është që operacioni kryhet me anë të tre vrimave gati 1 cm pa prerje të abdomenit dhe kjo ndihmon që pacientja të ndjejë shumë më pak dhimbje, ka me pak ngjitje në abdomen(adhesione) dhe koha e qëndrimit në spital është më e shkurtër. Pacientja është në gjendje që në një kohë shumë të shkurtër – brenda disa ditëve të vazhdojë jetën e saj aktive normale” thotë në fund Op.Dr. Goksu Goc.
Problemet që mund të shkaktojnë anomalitë e lindura të mitrës janë:
1. Inferilitet ( pengesë për shtatzani)
2. Abort spontan ose aborte të përsëritura
3. Lindje të hershme
4. Plasje e hershme e cipës amniotike (EMR)
5. Probleme të prezantimit fetal në uterus ( prezantime pelvike ose transversale fetale). Anomalitë e prezantimit fetal rrisin mundësinë për lindje me prerje cezeriane.
Në shumicën e rasteve, anomalitë e mitrës janë të lehta dhe mund të mos shkaktojnë probleme fare.Në raste të rralla kur anomalitë janë të rënda mund të jenë dhe pengesë për shtatzaninë. Zakonisht problemet e shkaktuara nga këto anomali janë aborte të përsëritura dhe lindje të hershme.[:]