+383 (0) 49 513 513    +383 (0) 38 400 661    [email protected]    [email protected]                        

American Hospital Pristina, Kosovo
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Burimet Njerëzore
  • Degët
  • Rreth Nesh

Blog

American Hospital Pristina, Kosovo > Të Reja > Të Reja > RISI PËR PACIENTË DIABETIKË

RISI PËR PACIENTË DIABETIKË

By sa - In Të Reja - 08/07/2016

[:sq]Monitorimi i vazhdueshëm i glukozës për pacientët diabetik-CGM Profesional

Spitali Amerikan edhe njëherë tregon se është një hap para kundrejt institucioneve të tjera shëndetësore jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë. Stafi mjekësor dhe manaxherial i këtij spitali është në punë të vazhdueshme për të ofruar tek pacientët shërbimin më profesional mjekësor mbështetur fort nga teknologjia më e avancuar.

Në Spitalin Amerikan në Prishtinë, për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri ka filluar aplikimi i iPro2 Professional CGM ose monitorimi profesional i vazhdueshëm i glikemisë.

Kjo paisje mjekësore është e dizajnuar në atë mënyrë që pacientët diabetik të sigurojnë informacione të vazhdueshme për nivelin e glikemisë gjatë 24 orëve për një periudhe 6-7 ditore me një saktësi 98.9%.

Pas marrjes së informacioneve nga kjo paisje mjekja Endokrinologe-Diabetologe në Spitalin Ameirkan Ass.Dr.Sci. Merita Emini Sadiku, jep rekomandime të sakta të ndryshimit të terapisë qoftë tabletare ose me insulinë, dietës dhe aktivitetit fizik në mënyrë adekuate duke ndikuar kështu në përmirësimin e kontrollit më të mirë të glikemisë dhe parandalimit të komplikimeve.

iPro2 Professional CGM punon në këtë mënyrë:

* Pajisja pas vendosjes tek pacienti mund të qëndroj për 6-7 ditë duke bërë matje çdo 5 minuta të glikemisë nëpërmjet sensorit.

* Pas heqjes së aparatit, me një sistem transmetimi të dhënat barten në kompjuter duke treguar profilin e glikemisë në formë analitike në raport me ushqimin, aktivitetin fizik dhe mjekimin.

Cilët pacientë mund të përfitojnë nga CGM Profesional?

Kandidatë për këtë paisje janë pacientët me Diabet tip 1 ose tip 2 ( të moshave të ndryshme) të cilët:

* Nuk mund të arrijnë targetin e HbA1c <6.5

* Kanë hipoglikemi

* Besojnë që po i përjetojnë efektet e hipoglikemisë të cilën nuk mund ta evidentojnë

* Kanë ndërruar terrapinë diabetike

* Kanë ndryshuar dietën dhe aktivitetin fizik

Gjithashtu kjo paisje është mjaft e rëndësishme edhe për:

* Gratë shtatzëna me diabet tip 1, shtatzënat me diabet tip 2 si dhe ato të cilat janë me diabet gestacional dhe kanë nevojë të trajtohen me insulin.

Pacientët duhet të udhëzohet si të mbajnë shënime për marrjen e ushqimeve kryesore, mes-ushqimeve, aktivitetin fizik dhe kohën e marrjes së terapisë qoftë me tableta ose me insulinë.[:]

← Përzgjidhet spitali më i besueshëm në Kosovë
Pse duhet t’i zgjidhni mjekët kardiologë dhe kardiokirurgë të Spitalit Amerikan? →

Search

Recent Posts

  • 1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience
    1st International Conference Mini-Invasive Treatment In Neuroscience

    15/03/2023 – Dita e parë 08:30...

  • Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.
    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë për shumë çifte, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

    Infertiliteti është një sfidë e vërtetë...

  • Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.
    Të gjitha vizitat dhe konsultat mjekësore do të jenë -25% zbritje.

    Spitali Amerikan 2 në Kosovë me rastin e...

  • Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë
    Departamenti i Gjinekologji – Obstetrikë i Spitalit Amerikan 2 në Kosovë

    Departamenti i Gjinekologji – Obst...

  • Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.
    Me datë 1 Nëntor 2023, hapëm dyert e Spitalit Amerikan 2 ne Kosovë.

    Spitali Amerikan 2 është një investim st...

Archives

  • February 2024
  • November 2023
  • July 2022
  • December 2019
  • June 2019
  • November 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015
  • September 2015
  • July 2015
  • May 2015
  • April 2015
  • December 2014
  • November 2014
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Politika e Privatësisë