Të gjithë ndihemi krenarë me të “artën” Majlindë
[:sq]Majlinda Kelmendi është dukshëm sportistja më e mirë në vend dhe xhudistia më e mirë në botë. 24-vjeçarja nga Peja është kampione e dyfishtë e botës dhe kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë.
Kampione e botës doli në vitet 2013 e 2014, ndërsa kampione e Evropës në vitin 2014. Ajo nuk mundi të mbrojë titullin e Evropës në vitin e kaluar, pasi evropiani mbahej në pranverë dhe e “Arta” Majlindë në fillim të vitit 2015-të kishte pësuar lëndim të gjurit.
Xhudistia pejane në atë kohë ju nënshtrua operimit në ligamentet e gjurit pas problemeve që kishte pas lëndimit në stërvitjeve. Kelmendi ishte lënduar në fillim të vitit në një kamp përgatitor që u mbajt në Austri. Aktualisht është xhudistia më e mirë në botë. Lëndimi ndodhi në momentin kur ishte në seri impresive prej 35 fitoresh rresht në gara të nivelit të lartë dhe kur nuk dinte për humbje për gati dy vjet.
Xhudistes së artë të botës, Majlinda Kelmendit, në ndihmë i kishte ardhur Spitali Amerikan,në momentin kur ajo kishte pasur më së shumti nevojë, asaj i ishte realizuar me shumë sukses dhe në një kohë shumë të shpejtë operimi në gjurin e maj.
Ndërhyrjen në gjurin e të “artës” Majlindë e kishte realizuar Dr. Florin Ramadani – Ortoped në Spitalin Amerikan. Ai i kishte premtuar Majlindës se pas tre muajve ajo do të mund të fillonte stërvitjet dhe në një kohë rekorde, pas gjashtë muajsh Majlinda do të ishte në gjendje të dal në sheshin e dyluftimit.
Majlinda Kelmendi, tash, pas një viti, bën krenar gjithë popullin shqiptar, duke e ngritur lartë moralin dhe krenarin e shqiptarëve. Spitali Amerikan, ashtu si çdo shqiptar ndihet krenarë për Majlindën, krenarë për Dr. Florin Ramadanin, krenarë për gjithë stafin e mrekullueshëm të Spitalit Amerikan. Japonezja tentojë disa herë ta mposhtë Majlindën duke e goditur tek gjuri i operuar por nuk ja doli ta hedh në tapet kampionen e Shqiptarisë.
Spitali Amerikan është sponsor zyrtar i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe për këtë fakt ndihet krenarë për punën dhe përkushtimin pa rezervë që ka dhënë stafi i këtij spitali për Federatën e Xhudos duke kontribuar edhe në titullin që tash mban mbi vete Majlinda Kelmendi dhe Kosova.