Dr. med. univ. Arsim Thaqi është specialist i Otorinolaringologjisë/ Subspecialist i mjekësisë së gjumit (Somnolog).Dr. med. univ. Arsim Thaqi filloi Fakultetin e Mjekësisë në “Karl Franzens Universität” në Graz, Austri (1997) dhe përfundoi në “Medizinische Universität” në Graz, Austri (Maj,2005).Gjatë viteve (2006-2011) ishte specializant në Otorinolaringologji pranë Prof. Dr. Werner Heppt në Städtisches Klinikum Karlsruhe, Gjermani.Në vitin 2011 mori titullin “Specialist i Otorinolaringologjisë” në Freiburg-Gjermani, ndërsa në vitin 2013 Dr. med. univ. Arsim Thaqi mori titullin tjetër “Subspecialist i mjekësisë së gjumit” (Somnolog) në Reutlingen, Gjermani. Nga viti 2014 Dr. med. univ. Arsim Thaqi zhvilloi eksperiencën e tij profesionale.Ai punoi si kryemjek dhe zëvendësdrejtor në “Schwarzwald-Baar Klinikum, Villingen-Schwenningen”, Gjermani (2014-2017). Më pas, vazhdoi punën në Kosovë si udhëheqës i Departamentit të Otorinolaringologjisë në Spitale të ndyshme në Prishtinë. Nga viti 2020, Dr. med. univ. Arsim Thaqi është tutor dhe konsulent në kompaninë “Karl Storz” dhe “Sinus Academy” me seli në Berlin dhe Tübingen në Gjermani. Me edukim 11 vjeçar në klinika të ndryshme në Gjermani, Dr. med. univ. Arsim Thaqi u trajnua si ekspert në fusha të caktuara si:• Kirurgjinë endonazale endoskopike të sinuseve FESS dhe bazës së kafkës.• Asistent përafërsisht në 3000 operacione nën mbikëqyrjen e Prof. Dr. Rainer Weber nga viti 2006 deri 2013 në “Städtisches Klinikum Karlsruhe”, Gjermani.• Asistent në 80 operacione pranë Prof. Dr. Heinz Stammberger në Graz, Austri (pionier i kirurgjisë endonazale endoskopike botërore).• Trajtimi kirurgjik i gërhitjes dhe apneas së gjumit nën drejtimin e Dr. Matthias Berger nga viti 2011 deri 2013 në “Städtisches Klinikum Karlsruhe”, Gjermani.• Edukim dhe trajnim i vazhdueshëm pranë “Sinus Academy” në Tübingen dhe Berlin, i ftuar si folës dhe kirurg trajnues nga kompania Karl Storz (dy herë në vit).• Numri aktual i operacioneve personale me teknikën FESS = 2900.• International Scholar Program May 16th-27th, 2022 (at The Ohio State Wexner Medical Center, James Cancer Hospital and Solove Research Institute, in the Department of Otolaryngology- Head and Neck Surgery)- Prof. Dr. Ricardo Carrau.