Gjithçka që duhet të dini për gastroskopinë

Gastroskopia është një procedurë mjekësore jetësore që përdoret për të ekzaminuar traktin e sipërm tretës (kapërcallin, lukthin dhe një pjesë të zorrës dymbëdhjetëgishtore).
Procedura zgjatë zakonisht 10-15 minuta, ndërsa mund të realizohet me anestezion lokal apo sedacion intravenoz.
Vlerësimet mjekësore nxjerrin në pah saktësinë e lartë diagnostikuese dhe zbulimi e hershëm të sëmundjeve që shpëtojnë jetë.
Rëndësia e gastroskopisë qëndron si vijon:
A. Ka vlerë diagnostike pasi identifikon :
-ndryshimet mukozale (pazmatimin, erozionet, ulqerat, polipet, kancerin)
-ndryshimet në lumen: divertikulumet, stenozat, etj
-përmbajtjen: mukusin, qelbin, thartirën, vnerin, gjakun, etj
– marrja e biopsive që u lejon mjekëve të mbledhin mostra të vogla indesh për të testuar për infeksione si Helicobacter pylori, sëmundje beninje apo kancer.
B. Ka vlerë terapeutike pasi mundëson:
-identifikimin e vendit ku ka gjakderdhje dhe ndaljen e saj
.apikimin e dilatatorëve nëse ka stenoza
-heqjen e polipeve,
-vendosjen e stenteve, etj
Gastroskopia mund të jetë edhe parandaluese pasi zbulimi i hërshëm i kancerit mundëson mjekimin pa dhënë ende metastaza, gjë qe e bën metodë vitale.
Pra gastroskopia është metodë me rëndësi diagnostike, terapeutike, parandaluese me minimum efekte anësore, që është mjaft me rëndësi për pacientët.
Dr. Sci.,Mr.sci, Fadil Sherifi,
Specialist Internist – Gastroenterolog
Spitali Amerikan Kosove