Pse nuk humbni peshë edhe pse ushqeheni shëndetshëm?

Po ushqehem shëndetshëm, por nuk po humbi peshë!” – kjo është një nga ankesat më të shpeshta që dëgjojmë nga pacientët që dëshirojnë të humbin peshë.
E vërteta është se humbja e peshës nuk varet vetëm nga dieta. Trupi ynë ndikohet nga shumë faktorë që mund ta ngadalësojnë ose pengojnë këtë proces.
– Hormonet – Hipotiroidizmi (prodhimi i zvogëluar i hormoneve të gjenres tiroide), rezistenca ndaj insulinës, Sindrorma Cushing (pordhimi i tepërt i kortizolit), PMOS (sindromi i vezorës policistike), etj., mund ta bëjnë shumë më të vështirë humbjen e peshës.
– Kaloritë “e fshehura” – Edhe ushqimet e shëndetshme, si arrat, avokado apo vaji i ullirit, nëse konsumohen në sasi të mëdha, mund të sjellin më shumë kalori sesa mendoni.
– Stresi dhe mungesa e gjumit – Rritin nivelin e kortizolit, shtojnë oreksin dhe favorizojnë grumbullimin e yndyrës, veçanërisht në zonën e barkut.
– Masa muskulore – Vetëm dieta nuk mjafton. Aktiviteti fizik, sidomos ushtrimet e forcës, ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe përshpejton metabolizmin.
– Medikamentet – Disa barna, si kortikosteroidet, insulina apo disa antidepresivë, mund të ndikojnë në shtimin e peshës.
Nëse po ushqeheni shëndetshëm, jeni fizikisht aktiv dhe ende nuk arrini të humbni peshë, mos e fajësoni veten. Mund të ekzistojë një shkak mjekësor që kërkon vlerësim.
Një konsultë me Endokrinologun mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve hormonale ose metabolike dhe në hartimin e një plani të personalizuar për humbje të sigurt dhe të qëndrueshme të peshës.
Mos u fokusoni vetëm te pesha në peshore. Qëllimi është përmirësimi i shëndetit, jo vetëm ulja e kilogramëve.
Dr. Genc G. Shala
Internist – ENDOKRINOLOG
Spitali Amerikan Kosove