SPIRALJA HORMONALE – ÇFARË DUHET TË DINI?

Çka është spiralja hormonale?
Spiralja hormonale, si Mirena, është një pajisje e vogël që vendoset brenda mitrës dhe çliron në mënyrë të vazhdueshme një dozë të vogël të hormonit levonorgestrel. Ofron mbrojtje afatgjatë nga shtatzenia dhe vepron kryesisht lokalisht në mitër.
Jane edhe disa gjendje tjera shendetesore qe kane nevoje per vendosjen e spirales hormonale.
Për çka përdoret?
• Mbrojtje afatgjatë nga shtatzenia dhe shumë efektiv
• Te menstruacionet e bollshme – ule ndjeshëm gjakderdhjen
• Te dhimbjet menstruale
• Ofron mbrojtjen e endometrit gjatë përdorimit të estrogjenit në menopauzë
• Te rastet me endometriozë/adenomiozë – mund të ndihmojë në kontrollin e dhimbjeve dhe gjakderdhjes te disa paciente
• Te migrena menstruale – në disa raste, kontrolli i progesteronit balancon hormoni estradiol
Pikat e forta të spirales hormonale jane :
✔️ Eshte shume efektive
✔️ Veprimi afatgjatë
✔️ Nuk kërkon marrje ditore të kontraceptivit
✔️ Shpesh i bën menstruacionet më të pakta dhe më pak të dhimbshme
✔️ Efekti kryesisht lokal → ekspozim sistemik më i ulët hormonal se shumë metoda orale
✔️ Fertiliteti zakonisht rikthehet shpejt pas heqjes
Një metodë kontraceptive që mund të ofrojë edhe përfitime terapeutike për shumë gra.
Zgjedhja e metodës duhet të bëhet individualisht pas konsultës me gjinekologun.
Dr. Bleta Smajli Vitia
Obstetër Gjinekologe